Analiza Postuar më 17 Prill 2025, 14:04

Shqipëria, në “lartësi” të reja/ Eurostat na rendit sërish të parët në Europë për fluturimet komerciale

Nga Eldiona Serani

Shqipëria, në “lartësi” të reja/ Eurostat na

Shqipëria ka shënuar një rritje të ndjeshme në transportin ajror, me një rritje prej 11.2% të fluturimeve vetëm gjatë muajit mars 2025, sipas Eurostat. Krahasuar me vitin 2019, vendi ka regjistruar rritjen më të madhe në Europë me 157.3%, duke u pozicionuar si lider rajonal. Edhe pse vende si Bosnje-Hercegovina dhe Serbia kanë ndjekur një trend pozitiv, Shqipëria mbetet kampione në qiellin ballkanik.

Edhe krahasuar me nje vit më parë vendi ynë është përmirësuar ndjeshëm. Nga këto statistika rezulton se, krahasuar me marsin e vitit 2024, Shqipëria ka regjistruar një rritje prej 11,2% të numrit të fluturimeve.

“Scan Intel” ka analizuar raportin vjetor të publikuar nga Eurostat për të evidentuar se cili vend ka shënuar rritjen më të madhe të fluturimeve në mars të këtij viti, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Bosnje-Hercegovina rezulton të ketë pasur një rritje të konsiderueshme, me 41.7% më shumë fluturime. Nga ana tjetër, në Malin e Zi është shënuar një rënie prej 1.4% të numrit të fluturimeve. Rritje pozitive janë shënuar edhe në Maqedoninë e Veriut dhe në Serbi, përkatësisht me 9.4% dhe 13.4%.

Megjithatë, Shqipëria vijon të kryesojë ndjeshëm rritjen, sidomos në krahasim me periudhën para pandemisë.

Edhe vendet e tjera të rajonit kanë ndjekur një trend pozitiv. Serbia renditet në vendin e tretë me një rritje prej 44.2%, ndërsa Bosnje-Hercegovina mban vendin e katërt me një rritje prej 43.4%. Maqedonia e Veriut ka shënuar një rritje më të moderuar prej 29.8%, duke u renditur në vendin e gjashtë në Europë. Ndërkohë, Mali i Zi shënon një bilanc negativ, me një rënie prej 0,4% të numrit të fluturimeve për të njëjtën periudhë.

Në rang kontinenti, vendi që ka regjistruar rënien më të madhe të fluturimeve është Sllovenia, me një ulje prej 40.7%.

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat