Shqipëria, ndër liderët për gratë në qeveri/ 54% e posteve qeveritare mbahen nga gra, shumë mbi mesataren e BE-së

Eurostat ka publikuar disa të dhëna mbi përfaqësimin gjinor në politikë. Ajo që bie në sy është se pothuajse të gjitha shtetet kanë shënuar një rritje të dukshme të përfshirjes së grave në politikë gjatë viteve të fundit.
Në Shqipëri, gjithashtu është vënë re një rritje e qartë e përfaqësimit të grave. Nga 7.1% në vitin 2005, ky tregues u rrit në 22.9% në vitin 2015 dhe arriti në 34.3% në vitin 2025, duke shënuar kështu nivelin më të lartë të regjistruar deri më tani.
Po ashtu, në vitin 2025 u vu re një rritje e pjesëmarrjes së grave në qeveritë kombëtare. Gratë mbanin 31.9% të vendeve në qeveritë e shteteve të Bashkimit Evropian, një rritje prej 4.2 pikë përqindjeje krahasuar me vitin 2015.
Ajo që bie veçanërisht në sy është se Shqipëria renditet shumë lart për sa i përket grave që mbajnë poste qeveritare. Shqipëria mban vendin e tretë me 54%, duke treguar një prani të konsiderueshme të grave në strukturat qeverisëse. Nga ana tjetër, vendin e parë e mban Finlanda me 60%, ndërsa Islanda renditet pas saj me rreth 54%.
Nëse fokusohemi te rajoni, Serbia renditet pas Shqipërisë për përfaqësimin e grave në qeveri me 32.3%. Pas saj vijnë Bosnje &Hercegovina si dhe Mali i Zi, ndërsa Kosova dhe Maqedonia e Veriut kanë përfaqësimin më të ulët, me përkatësisht 15.3% dhe 13.2%.
Barazia u arrit në Suedi (50.0%), ndërsa në Francë pothuajse gjysma e anëtarëve të qeverisë ishin gra (48.6%).Në të kundërt, Hungaria nuk kishte asnjë grua në qeverinë e saj kombëtare, ndërsa Rumania kishte vetëm 10.5% dhe Çekia 11.8%.
Në shumicën e vendeve të BE-së, pjesa e grave në qeveritë kombëtare është rritur që nga viti 2015. Finlanda regjistroi rritjen më të madhe me +26.7 pikë përqindjeje, e ndjekur nga Lituania (+20.4 pikë përqindjeje) dhe Estonia (+17.5 pikë përqindjeje). Nga ana tjetër, rënie u regjistruan në gjashtë vende të BE-së: Rumani (-24.5 pikë përqindjeje), Slloveni (-7.7), Çeki (-5.8), Holandë (-4.2), Belgjikë (-1.1) dhe Poloni (-0.8).
Në përgjithësi, të dhënat tregojnë një prirje pozitive drejt rritjes së përfaqësimit të grave në politikë, megjithëse dallimet mes vendeve mbeten ende të dukshme.
Live TV
Lufta kushton 38 miliardë - SHBA përballet me 3 miliardë dollarë kosto shtesë çdo muaj
Lufta gjashtëmujore e Shteteve të Bashkuara me Iranin i ka kushtuar deri tani rreth 38 miliardë dollarë, sipas Zyrës së Buxhetit të Kongresit amerikan. CBO......
Mbi 10 mld USD investime - Strategic Group marrëveshje me Princin Naif Al Saud për projekte në Shqipëri dhe Kosovë
Një platformë e re investimesh që synon të mobilizojë mbi 10 miliardë dollarë kapital të huaj në Shqipëri dhe Kosovë është njoftuar nga Strategic......
Obligacionet kryesojnë ankandet - Titujt qeveritarë afatgjatë tërheqin më shumë kërkesë nga investitorët
Rreth 27.5 miliardë lekë është shuma e ofruar nga Ministria e Financave në ankandet e titujve qeveritarë gjatë muajit gusht. Bëhet fjalë për shtatë ankande,......
Zbardhen vendimet e qeverisë, nga energjia diellore dhe pronat tek bashkëpunimi me Izraelin
Agjencia për Media dhe Informim ka publikuar vendimet dhe projektligjet e miratua në mbledhjen e sotme të qeverisë datë 16.09.2026. Këshilli i Ministrave ka......

