Shqipëria ndalon importin e mishit nga Brazili/ Çfarë peshe ka në treg dhe sa të ekspozuar jemi ndaj këtij kufizimi?

Ditën e sotme kanë hyrë në fuqi kufizimet e reja për importin e mishit nga Brazili, pas ndryshimeve të miratuara nga Bashkimi Europian dhe të reflektuara edhe nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në Shqipëri.
Brazili u hoq nga lista e vendeve të autorizuara për disa kategori produktesh me origjinë shtazore, pasi Komisioni Europian deklaroi se nuk kishte marrë garancitë e nevojshme për zbatimin e kërkesave që lidhen me përdorimin e disa produkteve medicinale antimikrobike.
Por sa e ekspozuar është Shqipëria ndaj këtij kufizimi?
Të dhënat e INSTAT tregojnë se gjatë periudhës Janar-Korrik 2026 Shqipëria importoi gjithsej rreth 28.1 mijë tonë mish dhe të brendshme të ngrënshme, ndërsa 9.2 mijë tonë erdhën nga Brazili.
Kjo do të thotë se Brazili zinte 32.8% të sasisë totale të importuar, ose afërsisht një në çdo tre kilogramë.
Pesha e Brazilit në importet shqiptare është rritur ndjeshëm gjatë viteve të fundit. Në vitin 2021 ai siguronte 16.2% të importeve, në 2022 pesha u rrit në 20.8%, në 2023 në 26.6%, ndërsa në 2025 arriti në 28.8%. Vitin e kaluar Shqipëria importoi rreth 13.2 mijë tonë mish dhe të brendshme nga Brazili, nga 45.7 mijë tonë importe gjithsej.
Pra, kufizimi hyn në fuqi në një moment kur varësia e importeve shqiptare nga Brazili është rritur dhe gjatë këtij viti ka arritur në afërsisht një të tretën e totalit.
Kjo mund t'i detyrojë importuesit të orientohen drejt tregjeve të tjera. Nëse furnizimet alternative do të kenë kosto më të larta, mund të krijohet presion mbi çmimet, por në këtë fazë është ende herët për të thënë nëse masa do të përkthehet drejtpërdrejt në shtrenjtim për konsumatorët.
Duhet theksuar se të dhënat e INSTAT përfshijnë të gjithë kategorinë “mish dhe të brendshme të ngrënshme”, ndërsa kufizimet e reja prekin konkretisht mishin e gjedhit dhe të shpendëve.
Investim 3.8 mln euro për eficiencën energjetike - Kosova synon uljen e konsumit, përmirësimin e kushteve në institucione
Qeveria e Kosovës po investon 3.8 milionë euro për rinovimin energjetik të 13 ndërtesave publike në katër komuna të vendit. Lajmi u bë i ditur nga......
Kina thirrje Francës të ndalë ligjin kundër Shein e Temu - Pekini e quan diskriminues ligjin dhe paralajmëron masa
Kina i ka kërkuar Francës të ndalë zbatimin e ligjit të ri që synon industrinë e modës ultra të shpejtë, duke e cilësuar atë si një masë diskriminuese ndaj......
Bashkitë mbledhin dyfishin e taksave nga qytetarët - 430 milionë euro në 7 muaj, më shumë para’ edhe nga pronat
Afrimi i zgjedhjeve lokale por edhe hartimi i një reformë të re administrativo-territoriale duket se i ka vënë në lëvizje bashkitë për të rritur perfomancën......
Analizë/ Pse BE-ja mbetet shumë tërheqëse për vendet më të varfra, por jo për demokracitë e pasura si Islanda, Norvegjia dhe Zvicra?!
Nëntë vende kandidate po avancojnë në rrugën drejt Bashkimit Europian, ndërsa disa prej tyre po përshpejtojnë reformat për të arritur objektivat e......
Pagesat me kartë, rregulla të reja për tarifat e këmbimit - Klienti duhet të informohet paraprakisht mbi kursin dhe koston e transaksionit
Banka e Shqipërisë po vendos rregulla më të qarta për mënyrën se si qytetarët informohen për kostot e këmbimit valutor gjatë pagesave me kartë apo......
“Pasqyra Albania”/ Rama: Qytetarët do marrin njoftime në kohë reale - Platforma e re do të informojë për ligjet, vendimet, shërbimet dhe emergjencat
Kryeministri Edi Rama prezantoi sot para grupit parlamentar dhe kabinetit qeveritar platformën e re digjitale “Pasqyra Albania”, e cila synon të krijojë një......
Linjë energjetike Shqipëri-Kosovë e HEC Moglica 1.6 GW - Tre projekte synojnë statusin e veçantë, në garë për prioritet dhe financim nga BE
Teksa qeveria miratoi rregullat e reja për zhvillimin e projekteve me interes për Komunitetin e Energjisë, tre projekte që përfshijnë drejtpërdrejt......
Zjarret nuk ndalen, 3 vatra aktive në vend - Situatë problematike në Dajt dhe në disa zona të Dibrës
Ministria e Mbrojtjes njoftoi se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 27 vatra zjarri, nga të cilat 3 vijojnë të jenë aktive, ndërsa 4 të tjera janë nën......

