Analiza Postuar më 13 Janar 2026, 10:46

Shqipëria, mes destinacioneve kryesore turistike/ Parashikimi i Oxford Economics: Vendi ynë, me më të “mëdhenjtë” e kontinentit

Nga Eldiona Serani

Shqipëria, mes destinacioneve kryesore turistike/ Parashikimi i Oxford

Oxford Economics parashikon një rritje të ndjeshme të turizmit global për vitin 2026, me SHBA-në, Spanjën, Italinë, Turqinë, Greqinë, Francën, Kinën, Shqipërinë dhe Gjermaninë që pritet të kryesojnë listën e destinacioneve më të vizituara. Kjo rritje e fortë nxitet nga një kombinim faktorësh, përfshirë rimëkëmbjen pas pandemisë, rritjen e të ardhurave të disponueshme dhe kërkesën në rritje për përvoja të larmishme udhëtimi. Viti 2026 pritet të shënojë një numër rekord vizitorësh ndërkombëtarë, duke u kthyer në një vit vendimtar për industrinë globale të udhëtimit.

Në këtë rritje, Shqipëria, Malta dhe Mali i Zi renditen ndër vendet që po bëjnë hapa të rëndësishëm përpara. Shqipëria ka shënuar një përmirësim të dukshëm, duke u ngjitur nga vendi i 67-të në vitin 2010 në vendin e 36-të në vitin 2026. Çmimet e përballueshme, përmirësimi i lidhjeve ajrore dhe politikat e favorshme të hyrjes kanë kontribuar ndjeshëm në këtë trajektore pozitive.

Vetëm gjatë 11 muajve të parë të vitit, në Shqipëri kanë hyrë rreth 11.7 milionë shtetas të huaj. Kjo shifër tregon një intensitet të lartë të lëvizjeve dhe një kërkesë të qëndrueshme për destinacionin Shqipëri, me një rritje prej 6.6% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024. Po ashtu, edhe netëqëndrimet në vend, veçanërisht gjatë tremujorit të dytë të vitit, kanë shënuar rritje të lartë krahasuar me shumë vende të tjera.

Sipas raportit të fundit të Oxford Economics dhe Global Key Themes 2026, mbërritjet ndërkombëtare në nivel global pritet të rriten me 8% në vitin 2026, krahasuar me 5% në vitin 2025. Europa pritet të regjistrojë një normë rritjeje prej 6%, nga 5% një vit më parë, edhe pse rritja globale e PBB-së parashikohet të ngadalësohet në 2.7%, nga 2.9%. Pavarësisht këtyre sfidave ekonomike, kërkesa për udhëtime pritet të mbetet e fortë. Faktorët kryesorë përfshijnë përmirësimin e besimit të udhëtarëve, ringjalljen e udhëtimeve dalëse nga Kina dhe rimëkëmbjen e vazhdueshme të Lindjes së Mesme. Europa Jugore, veçanërisht rajoni i Mesdheut, po konsolidon pozicionin e saj si një nga qendrat dominuese globale të turizmit.

Gjithashtu roli i inteligjencës artificiale (IA) në formësimin e së ardhmes së turizmit po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm. IA është tashmë një mjet kyç për kërkimin e ofertave dhe personalizimin e përvojave të udhëtimit, veçanërisht për brezat e rinj. Gjenerata Z dhe Millennials po i përdorin mjetet e IA-së për planifikimin e udhëtimeve me një ritëm mbi tre herë më të lartë krahasuar me brezat më të vjetër.

Shqipëria 13 Janar Edel Strazimiri

Sa këmbehen sot valutat kryesore?

Dollari amerikan e ka nisur këtë të martë në rritje duke fituar pikë nga një ditë më parë teksa është blerë këtë mëngjes me 82.3 lekë dhe është shitur me......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat