Shqipëria, më turistike edhe në dimër/ Rritje me gati 30% e vizitorëve dhe e netëve të qëndrimit në Shkurt
Turizmi në Shqipëri duket se po shënon bilance gjithnjë e më pozitive, duke tërhequr një numër të madh vizitorësh nga vendet e rajonit, Europa dhe më gjerë. Sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT në muajin shkurt 2025, strukturat akomoduese shënuan një rritje të ndjeshme të vizitorëve dhe netëve të qëndrimit, krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar.
Numri total i vizitorëve në Shqipëri u rrit me 29.9%, duke e çuar në 118,487 numrin e vizitorëve, si rezidentë, ashtu edhe jo-rezidentë. Vizitorët rezidentë u rritën me 32.2%, ndërsa ata jo-rezidentë me 26.4%. Sa i përket netëve të qëndrimit, të dhënat tregojnë një rritje totale prej 34.2%.
Për këtë sezon, të dhënat tregojnë se turistët kanë preferuar zonat jo-bregdetare dhe hotelet në afërsi të tyre, të cilat kanë shënuar një rritje prej 29%. Statistikat tregojnë se rajoni qendror ka pritur numrin më të madh të turistëve, me 73,634 vizitorë gjatë muajit shkurt. Pas tij renditet rajoni jugor me 23,755 vizitorë, ndërsa rajoni verior ka arritur në 21,098 vizitorë gjatë këtij muaji.
Ndër turistët jo-rezidentë që zgjodhën Shqipërinë si destinacion, Italia zuri vendin e parë me 22% të vizitorëve, duke shënuar një rritje edhe krahasuar me muajin e kaluar. Pas Italisë, renditen Kosova me 16%, Gjermania me 7%, si dhe Franca dhe Mbretëria e Bashkuar, që kontribuan respektivisht me 4% dhe 6% të turistëve në këtë periudhë.
Një tjetër trend i rëndësishëm është rritja e vizitorëve nga vende të tjera europiane, të cilët përbënin 45% të totalit të turistëve të huaj. INSTAT njofton gjithashtu se norma e shfrytëzimit të dhomave në hotele arriti në 16.5%, duke shënuar një rënie të lehtë nga 16.7% në shkurt 2024. Gjithashtu shihet se akomodimet e tjera për pushime afatshkurtra kanë shënuar një rritje të ndjeshme sidomos nga vizitorët jo-rezidentë. Këto shifra tregojnë se Shqipëria po tërheq gjithnjë e më shumë turistë nga tregje të ndryshme.
Sondazh

Sa goditje përjetoi kursi i këmbimit në 2024? - FMN: Madhësia e ndërhyrjeve në tregun valutor, sa 2.6% e PBB
Fondi Monetar Ndërkombëtar i sugjeron Shqipërisë që për të stabilizuar kursin e këmbimit dhe mbajtjen nën kontroll të inflacionit përmes këtij të fundit,......

“Stablecoins, më të rrezikshme se tarifat” - Ministri italian thekson nevojën për krijimin e euros digjitale
Politika e Shteteve të Bashkuara mbi monedhat e qëndrueshme apo “stablecoins” u ofron qytetarëve evropianë një metodë tërheqëse pagese për transaksionet......

Deklarimi i pasurisë, mbi 2200 gjoba për zyrtarë të lartë - Në 10 vjet, 594 subjekte deklaruese përfundojnë në Prokurori
Funksionarët e lartë publikë vijojnë të kenë problematika dhe pasaktësi në deklarimin e pasurive të tyre. Në përmbushje të objektivave të veprimtarisë së......

Shtrenjtohet energjia në Kosovë - Zyra e Rregullatorit miraton rritjen mesatare prej 16.1%
Zyra e Rregullatorit për Energjinë në Kosovë ka miratuar tarifat e reja të ndryshueshme, që janë mesatarisht 16.1 për qind më të larta se ato aktuale. Me 5......

Lehtësohen hyrje-daljet në pikat kufitare - Ndryshon Kodi Doganor, procedura më të thjeshta për bizneset
Qeveria ka iniciuar ndryshime ligjore në Kodin Doganor shqiptar, të cilat synojnë qartësimin, plotësimin, saktësimin dhe harmonizimin e disa dispozitave, me......

“Të përjashtohen vendet e varfra nga tarifat reciproke” - OKB: Masat do të shkaktonin demë të mëdha në ekonomitë e tyre
Agjencia e Tregtisë dhe Zhvillimit e OKB-së i ka kërkuar SHBA-së të përjashtojë vendet më të varfra dhe më të vogla të botës nga tarifat reciproke. Agjencia......

Kursi i këmbimit/ Rënie e ndjeshme për valutat kryesore!
Dollari amerikan ka pësuar sërish rënie këtë mëngjes pas rikuperimit të djeshëm duke u blerë me 87 lekë dhe duke u shitur me 88.5 lekë sipas kursit të......

Vota e emigrantëve/ KQZ: Mbi 87 mijë zarfe të dërguara në gjashtë shtete deri më tani!
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur shpërndarjen e fletëve të votimit për shqiptarët që jetojnë jashtë vendit, të cilët janë regjistruar për të marrë......