Analiza Postuar më 23 Shtator 2025, 11:18

Shqipëria, me rritje të lehtë të bizneseve të reja-Tremujori i dytë/ Regjistrimet u zgjeruan me 1.4%

Nga Eldiona Serani

Shqipëria, me rritje të lehtë të bizneseve të

Eurostat ka publikuar disa të dhëna në lidhje me situatën e përgjithshme të regjistrimeve të bizneseve të reja, për tremujorin e dytë të vitit 2025. Sipas këtyre statistikave, rezulton se për këtë periudhë në BE ka pasur një rritje domethënëse duke arritur në 4.6%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Gjithashtu, rritja është e dukshme edhe nëse e krahasojmë me tremujorin e parë të vitit, ku ishte shënuar një ulje e ndjeshme e regjistrimeve të bizneseve të reja me 5.5%.

Mirëpo, si paraqitet vendi ynë në këtë aspekt? Sipas analizës së “Scan Intel”, përgjatë tremujorit të dytë të vitit 2025 rezulton të ketë 1.4% më shumë regjistrime biznesesh krahasuar me vitin e shkuar, por duke e krahasuar me tremujorin e parë të vitit mund të themi se rritja është zbutur.

Por si paraqiten vendet e rajonit? Sipas statistikave, rezulton se Mali i Zi është ai që paraqet uljen më të madhe, duke pasur 9.4% më pak regjistrime biznesesh për sa i përket tremujorit të dytë të vitit. Nga ana tjetër, Maqedonia e Veriut është shteti që ka pësuar rritjen më të madhe në rajon, me 22.2% regjistrime të reja.

Në nivel kontinental, vendi që rezulton të ketë uljen më të madhe është Danimarka, me 18.2% më pak biznese të regjistruara. Gjithashtu, edhe shtete të tjera si Norvegjia dhe Qipro paraqesin një rënie domethënëse.
Ndërsa për sa i përket vendeve që kanë pësuar rritjen më të madhe të regjistrimeve të reja janë: Holanda, Rumania dhe Spanja.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat