Analiza Postuar më 19 Qershor 2026, 13:25

“Shqipëria, më ekonomike për investime”/ Indeksi i Eurostat tregon diferenca të mëdha mes ekonomive europiane

Nga Scan TV

“Shqipëria, më ekonomike për investime”/ Indeksi i

Të investosh në Europë nuk ka të njëjtin kosto në çdo vend. Të dhënat e Eurostat për vitin 2025 tregojnë diferenca të ndjeshme në nivelet e çmimeve për investime, ku disa ekonomi europiane rezultojnë mbi mesataren e Bashkimit Europian, ndërsa të tjera ofrojnë nivele dukshëm më të ulëta për ndërtim, pajisje dhe produkte të tjera të lidhura me investimet totale.

Shqipëria renditet ndër vendet europiane ku niveli i çmimeve për investime është më i ulët krahasuar me mesataren e Bashkimit Europian. Sipas të dhënave të Eurostat për vitin 2025, indeksi i çmimeve për investime në vendin tonë rezulton në 72 pikë, ndërsa mesatarja e Bashkimit Europian është 100 pikë.

Me këtë nivel, Shqipëria pozicionohet ndër ekonomitë me kostot më të favorshme për investime në rajon dhe Europë.

Grafiku i Eurostat tregon se diferencat mes vendeve janë të mëdha. Në krye të listës për nivele më të larta çmimesh qëndron Gjermania me 121 pikë, e ndjekur nga Luksemburgu me 118 pikë, Suedia me 115 pikë dhe Holanda me 114 pikë. Këto vende kanë nivele çmimesh mbi mesataren e Bashkimit Europian.

Ndërkohë, Shqipëria renditet pranë vendeve me kostot më të ulëta të investimeve, së bashku me Bosnjën dhe Hercegovinën dhe Malin e Zi, të cilat gjithashtu shënojnë rreth 68 pikë. Edhe disa vende të Bashkimit Europian si Kroacia me 73 pikë, Rumania me 76 pikë dhe Hungaria me 78 pikë kanë nivele nën mesataren europiane.

Të dhënat tregojnë se Shqipëria vijon të ketë një avantazh sa i përket nivelit relativisht më të ulët të çmimeve për investime, një faktor që mund të ndikojë në konkurrueshmërinë e saj për tërheqjen e kapitalit dhe zhvillimin e projekteve të reja ekonomike.

Këto janë përfundimet kryesore të nxjerra nga rezultatet e 2 mbledhjeve të të dhënave të çmimeve të kryera në vitin 2025 në kuadër të Programit të Pariteteve të Fuqisë Blerëse (PFB) të Eurostat-OECD. 2 anketat mbulojnë ndërtimin (ndërtesa banimi, ndërtesa jo-banesore dhe punime inxhinierike civile). Rezultatet e anketës shprehen në indekse të nivelit të çmimeve, të cilat ofrojnë një krahasim të niveleve të çmimeve të vendeve në lidhje me mesataren e BE-së.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat