Shqipëria më e lirë se Europa, por çmimet vijojnë rritjen/ Inflacioni arrin 2.8% në Prill, tensionet globale shtojnë presionin

Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit, që mat inflacionin sipas metodologjisë së Eurostat, regjistroi në muajin Prill 2026 një normë prej 2.8% në Shqipëri. Edhe inflacioni sipas INSTAT për të njëjtën periudhë fiksohet në të njëjtin nivel.
Të dhënat zyrtare tregojnë se inflacioni mesatar në Bashkimin Europian u fiksua në 3.2%, ndërsa Shqipëria pozicionohet nën këtë mesatare gjatë muajit të katërt të vitit. Kjo do të thotë se ritmi i rritjes së çmimeve në vend mbetet më i ulët se mesatarja europiane.
Sipas tabelës së publikuar nga Eurostat, normat më të larta të inflacionit në Europë gjatë Prillit u regjistruan në Rumani me 9.5%, Kosovë me 7.5%, Gjeorgji me 5.9% dhe Maqedoni e Veriut me 5.7%. Nga ana tjetër, normat më të ulëta u shënuan në Suedi dhe Zvicër me nga 0.5%, ndërsa Danimarka rezulton me 1.2%.
Në rajon, Shqipëria paraqitet më mirë krahasuar me disa vende fqinje si Mali i Zi me 3.6%, Serbia me 3.6% dhe Maqedonia e Veriut me 5.7%. Megjithatw, vendi ynë vijon të ketë inflacion më të lartë se Franca me 2.5%, Holanda me 2.5% dhe në të njëjtin nivel me Italinë me 2.8%.
Në krahasim me muajin Mars, inflacioni në Shqipëri rezulton më i lartë, duke kaluar nga 2.6% në 2.8% në Prill. Kjo tregon se presionet mbi çmimet janë në rritje, pas luhatjeve të muajve të parë të vitit. Edhe në nivel europian, disa vende kanë regjistruar norma më të larta inflacioni krahasuar me një muaj më parë, të ndikuara edhe nga pasiguritë në tregjet ndërkombëtare, përfshirë tensionet dhe luftën në Lindjen e Mesme, që kanë reflektuar presion mbi kostot e transportit dhe energjisë.
Sipas INSTAT, rritja më e madhe vjetore e çmimeve në Shqipëri u regjistrua në grupin “Argëtim, sport dhe kulturë” me 6.6%, pasuar nga “Transporti” me 4.1%, “Pije alkolike dhe duhan” me 4%, si dhe “Kujdesi personal, mbrojtja sociale dhe mallra e shërbime të ndryshme” me 3.6%.
Ndërkohë, çmimet e konsumit në muajin Prill u rritën me 0.3% krahasuar me Marsin. Rritja mujore u ndikua kryesisht nga shtrenjtimi i grupit “Pije alkolike dhe duhan” me 1.4%, pasuar nga “Kujdesi personal, mbrojtja sociale dhe mallra e shërbime të ndryshme” me 0.7% dhe “Restorante dhe shërbime akomodimi” me 0.6%. Nga ana tjetër, grupi “Transporti” shënoi ulje me 0.4% gjatë muajit.
Rama në Seul: Ishim Koreja e Veriut e Evropës - Sot vendi po ecën në rrugën drejt Bashkimit Evropian
Shqipëria ishte Koreja e Veriut e Evropës, ndërsa tani po ecën drejt rrugës së Bashkimit Evropian”, sipas kryeministrit Edi Rama i cili mori pjesë në......
Inspektoriati i Punës, kontrolle në kantieret e strukturave turistike - Muçaj: Përvec ndërtimit, sektori i turizmit do të ketë mbi 2000 inspektime
Siguria në punë po kthehet në një nga prioritetet kryesore të Inspektoriatit Shtetëror të Punës, veçanërisht në prag të sezonit turistik, kur intensiteti i......
Plani i Rritjes për vendet e Ballkanit perëndimor/ BE miraton 49 milionë euro fonde për Shqipërinë!
Komisioni Evropian (KE) ua ka ndarë në total 158.9 milionë euro nga ndihma financiare e Planit të Rritjes Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi të......
“Smart City” në shkolla/ Lamallari: Projekti pritet të nisë brenda vitit të ri arsimor
Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, deklaroi sot se siguria në shkolla mbetet prioritet absolut i qeverisë shqiptare dhe një detyrë personale për të dhe......
Zgjerohen kompetencat e Avokaturës së Shtetit - Drafti/ Do të përfaqësojë edhe interesat pasurore të bashkive. Shtohen ndihmësit
Një projektligj për Avokaturën e Shtetit, parashikon zgjerim të kompetencave të institucionit, krijimin e një funksioni të ri për ndihmësit ligjorë dhe......
“Të dyfishohen pagat e mësuesve” - Sindikatat europiane të arsimit, tryezë diskutimi në Tiranë
Licencimi i mësuesve është detyrim ligjor dhe të gjithë ata mësues të diplomuar pas vititn 2012, që nuk kanë dhënë provimin e licensës duhet ta bëjnë. Kështu......
Afatet për përfitimin nga falja dhe paqja fiskale - Administrata tatimore publikon datat për çdo procedurë
Administrata tatimore ka përcaktuar afatet për subjektet që janë përfituese nga ligji i faljes dhe shuarjes së detyrimeve tatimore dhe doganore si dhe nga......
“Masa të shtuara për sezonin turistik” - Lamallari: Garantojmë sigurinë dhe parandalojmë aksidentet
Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, prezantoi masat e ndërmarra nga Policia e Shtetit dhe strukturat përgjegjëse për mbarëvajtjen e sezonit......


