Shqipëria, me 434 mjete për 1,000 banorë/ Numri total u rrit me 9.2% në tremujorin e tretë

Historiku i statistikave të mjeteve rrugore reflekton një rritje të numrit të automjeteve në vendin tonë nga viti në vit, duke na lënë të kuptojmë se Shqipëria po motorizohet me ritme të shpejta. Sipas të dhënave për tremujorin e tretë të vitit nga Instituti i Statistikave rezulton se në territorin e Shqipërisë ka rreth 1 milion e 25 mijë mjete rrugore në qarkullim. Nëse e krahasojmë me të njëjtën periudhë të vitit 2024 rezulton se numri total i mjeteve ka pësuar një rritje me 9.2% ndërkohë që regjistrimet e reja kanë shënuar gjithashtu rritje edhe pse më e moderuar me 1.6%.
Nëse flasim për numrin e mjeteve për banorë rezulton se në vend ky raport është rreth 434 mjete për 1000 banorë, duke pësuar një rritje të konsiderueshme nga vitet e kaluara. Ndër mjetet që qarkullojnë në vend rezulton se autoveturat përbëjnë 80.8% të mjeteve gjithsej, të ndjekura nga motorët me 6% dhe automjetet për transport të përzier me 5.9%.
Tirana zë peshën më të madhe me 34.7% të mjeteve gjithsej, ndjekur nga Durrësi me 13.6%. Ndërkohë, Gjirokastra dhe Kukësi paraqiten si qarqet që kanë numrin më të ulët të mjeteve, përkatësisht me 2.2% dhe 2.4%. Gjatë këtij tremujori janë regjistruar për herë të parë rreth 26 mijë mjete, nga të cilat 82.3% ishin autovetura. Sërish, qarku i Tiranës udhëheq me 39.5% të regjistrimeve të reja.
Sa i përket markave më të përhapura tek mjetet e regjistruara rishtazi, Volkswagen ruan pozicionin e parë me 19.8%, i ndjekur nga Mercedes-Benz me 17%. Dominimi i këtyre markave lidhet me çmimet konkurruese të modeleve të përdorura, pjesët e këmbimit më të aksesueshme dhe traditën e gjatë të preferencave të konsumatorëve shqiptarë, duke bërë kështu që kjo markë të jetë më e preferuara për këtë tremujor.
Rrugët kryesore në Shëngjin, drejt rikonstruksionit - Bashkia Lezhë hap garën për studim-projektimin
Bashkia Lezhë ka shpallur hapjen e garës për studim-projektim për rikualifikimin e rrjetit të ujërave të bardha dhe të shiut, si dhe trotuareve në Shëngjin.......
Sa të familjarizuar janë shqiptarët me bankingun në shtëpi? - BSH: Numri i transaksioneve bankare nga telefoni, gati 22% më shumë se në 2024
Shqiptarët po përqafojnë gjithnjë e më tepër mënyrat digjitale të marrjes së shërbimeve bankare. Kjo rritje është padyshim një tregues i rëndësishëm drejt......
Shqipëria kremton 113-vjetorin e pavarësisë - Zhvillohet në Vlorë ceremonia e ngritjes së flamurit
Shqipëria kremton sot 113 vjetorin e pavarësisë dhe nderon Ditën e Flamurit Kombëtar, simbol i rrugëtimit tonë historik, i sfidave të përballuara dhe i......
Puna nga shtëpia nxit punësimin - Studimi: Fleksibiliteti balancon jetën familjare dhe profesionale
Ndërsa ekspertët vazhdojnë të debatojnë për përfitimet dhe mangësitë e punës nga shtëpia, një raport i fundit i parlamentit britanik sugjeron se ky opsion......
Gjermania, kontribuuesi kryesor i BE - Regjistron pagesa neto 13 miliardë euro, pavarësisht krizës ekonomike
Gjermania mbeti kontribuuesja më e madhe neto e Bashkimit Evropian në 2024, pavarësisht krizës ekonomike në vend. Megjithatë, pagesat kanë rënë ndjeshëm......
Pro, apo kundër taksës mbi pasurinë? - Zviceranët votojnë të dielën në referendum. Propozimi pritet të dështojë
Zvicra do të votojë të dielën për vendosjen e një takse mbi pasurinë. Propozimi nga krahu rinor i Social Demokratëve të majtë, ose JUSO, është që një taksë......
Evropa është sërish nën armë - Nga Franca, në Danimarkë, rikthehet rekrutimi ushtarak
Rekrutimi ushtarak, në të gjitha format e tij është rikthyer në qendër të debatit evropian. Kontinenti i vjetër aktualisht shfaq një mozaik të larmishëm:......
“220 milionë përdorues me pagesë” - OpenAI synon të shumëfishojë abonentët e ChatGPT deri në vitin 2030
Kompania e inteligjencës artificiale OpenAI ka parashikuar se të paktën 220 milionë përdorues javorë të ChatGPT do të paguajnë për një abonim deri në vitin......


