Shqipëria mbi mesataren e BE-së, inflacioni arrin 3.2%/ Argëtimi shtrenjtohet me mbi 10%, ushqimet japin goditjen kryesore

Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit, i cili mundëson matjen e inflacionit sipas metodës europiane, u regjistrua në 3.2% në Shqipëri gjatë muajit qershor. Në të njëjtin nivel u fiksua edhe inflacioni i matur nga INSTAT, duke treguar se rritja vjetore e çmimeve mbetet mbi objektivin prej 3% të Bankës së Shqipërisë.
Të dhënat tregojnë se Shqipëria vijon të ketë një normë inflacioni më të lartë se mesatarja e Bashkimit Europian, e cila në qershor ishte 2.9%. Vendi ynë renditet në të njëjtin nivel me Austrinë, Islandën dhe Qipron, ndërsa rritja më e fortë e çmimeve u regjistrua në Rumani me 9.2%, e ndjekur nga Kosova me 6% dhe Gjeorgjia me 5.6%.
Në krahasim me vendet e rajonit, Shqipëria pozicionohet më mirë se Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Sllovenia dhe Kroacia, ku inflacioni luhatet nga 3.5% në 4.2%. Megjithatë, rritja e çmimeve në vendin tonë mbetet më e lartë se në Serbi, ku norma ishte 3%, si edhe se në disa prej ekonomive kryesore europiane, përfshirë Italinë, Gjermaninë dhe Francën.
Presionin kryesor mbi inflacionin e dhanë sërish ushqimet dhe pijet joalkoolike, të cilat kontribuuan me 1.02 pikë përqindje në rritjen totale të çmimeve. Megjithatë, shtrenjtimin më të madh vjetor e regjistroi grupi “Argëtim, sport dhe kulturë”, me 10.2%, i ndjekur nga pijet alkoolike dhe duhani me 4.9%, si edhe restorantet dhe shërbimet e akomodimit me 3.9%.
Në raport me muajin maj, çmimet e konsumit u ulën me 0.1%. Rwnia mujore u ndikua kryesisht nga transporti, ku çmimet ranë me 2.1%.
Shqipëria priti 12.4% më shumë vizitorë në maj/ Rajoni jugor shënoi rritje të lartë të numrit të turistëve. Kryesojnë italianët
Sektori i turizmit në Shqipëri vijoi të shënojë rezultate pozitive edhe gjatë muajit maj 2026. Sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT, numri i vizitorëve......
Si arriti Shqipëria të mbyllte negociatat për 3 kapituj me BE? - Kërkohet që vendi të rrisë shpenzimet publike për arsimin, kërkimin dhe shkencën
Para pak ditësh, Shqipëria do të shënonte mbylljen e negociatave për 3 kapituj të trupës së legjislacionit evropian, kërkimin dhe shkencën, arsimin dhe......
Rriten eksportet, por tekstilet mbeten pika e dobët/ Karburantet “i japin frymë” tregtisë së jashtme. Deficiti zgjerohet më tej në qershor
Eksportet shqiptare shënuan një përshpejtim më të fortë në muajin qershor, të mbështetura kryesisht nga karburantet, metalet dhe makineritë. Megjithatë, edhe......
Si do administrohen pasuritë e sekuestruara? - Nga ndërtimet pa leje, tek kriptomonedhat. Agjencia administruese do të kryejë edhe shitjen
Qeveria do të ndryshojë rregullat për pasuritë e sekuestruara apo të konfiskuara, duke synuar administrimin më të mirë të tyre, përmes një institucioni të......
Finalja e Kupës së Botës në tym? - Situata e pazakontë në Nju Jork. Shiu në fundjavë do të pastrojë ajrin
Një shtresë e dendur tymi nga zjarret në Kanada ka përkeqësuar cilësinë e ajrit në Nju Jork dhe Nju Xhersi, ku Spanja dhe Argjentina do të takohen në finalen......
Si është mbyllur kjo javë për valutat kryesore?
Dollari amerikan pasi kaloi një javë relativisht pozitive pësoi zbritje ditën e djeshme duke e mbyllur këtë javë negativisht edhe pse pa luhatje të ndjeshme......
OSSH, investim mbi 144 mln lekë në Elbasan - Shpallen dy procedura prokurimi për përmirësimin e rrjetit elektrik
Drejtoria Rajonale e OSSH Elbasan ka shpallur dy procedura prokurimi, të cilat synojnë përmirësimin e rrjetit elektrik në qytetin e Elbasanit dhe në zonën e......
Bluza e Pelé shitet për 4.9 milionë dollarë - Vendin e parë e mban “Dora e Zotit” e Maradonës, me 9.3 milionë dollarë
Një bluzë e veshur nga Pelé gjatë performancës së tij të shkëlqyer në finalen e Kupës së Botës FIFA 1958 është shitur në shtëpinë e ankandeve, Sotheby's për......

