Analiza Postuar më 2 Qershor 2025, 13:27

Shqipëria kyreson në rajon dhe Europë/ Netë qëndrimet, 36.2% më shumë gjatë muajit Mars

Nga Eldiona Serani

Shqipëria kyreson në rajon dhe Europë/ Netë qëndrimet,

Eurostat ka publikuar të dhënat në lidhje me netë qëndrimet të turizmit për tremujorin e parë të vitit 2025. Sipas këtyre statistikave, në total pati 452.4 milionë netë qëndrimi në akomodime turistike në të gjithë Bashkimin Europian.

Sipas të dhënave për Shqipërinë, rezulton se në muajin mars janë regjistruar 192,431 netë qëndrimi nga të huajt, nga gjithsej 234,082 netë qëndrimi në total. Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, Shqipëria ka shënuar një rritje domethënëse prej rreth 32.6%.

Ndërkohë, situata në rajon paraqitet e ndryshme. “Scan Intel” ka analizuar të dhënat, ku rezulton se Shqipëria renditet e para krahasuar me vendet e tjera. Maqedonia e Veriut ka shënuar një rritje në total prej 29.38% nga një vit më parë, ndërsa Kosova ka përjetuar një rritje më të moderuar me 17.29%. Megjithatë, ky rezultat nuk është aq pozitiv për dy vendet e tjera të rajonit, Malin e Zi dhe Serbinë, të cilat kanë shënuar një ulje përkatësisht prej 8.3% dhe 5.4%.

Shqipëria gjatë muajit Mars ka kryesuar edhe Europën, jo vetëm rajonin.

Ndërsa në Europë, vizitorët e huaj përbënin afërsisht 45.6% të të gjitha qëndrimeve me netë në tre muajt e parë të vitit 2025, me ndryshime të mëdha midis vendeve të BE-së.

Janari regjistroi 139.0 milionë netë (+3.5% krahasuar me janarin 2024), shkurti 147.7 milionë (-0.8%) dhe marsi 167.7 milionë (-2.7%).

Mendimi juaj

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat