Shqipëria kryeson sërish Europën/ Rreth 166% më shumë fluturime komerciale në qershor sesa para pandemisë
Shqipëria po tërheq gjithnjë e më shumë vëmendjen e pushuesve të huaj, veçanërisht pas periudhës së pandemisë. Turizmi duket se është një ndër sektorët me rritjen më të shpejtë në vend. Një ndër faktorët kryesorë që ka ndikuar në këtë zhvillim është vendosja e linjave ajrore “low-cost”, ashtu si në shumë vende të tjera të Europës, çka ka sjellë një rritje të ndjeshme të numrit të fluturimeve komerciale.
Sipas të dhënave të Agjencisë Evropiane të Statistikave, për muajin qershor të vitit 2025 Shqipëria ka arritur një rezultat shumë pozitiv. Krahasuar me të njëjtin muaj para fillimit të pandemisë, numri i fluturimeve është rritur me plot 166.4% duke kryesuar Europën dhe rajonin. Kjo rritje e ndjeshme e trafikut ajror tregon jo vetëm rritjen e interesit për Shqipërinë si destinacion turistik, por edhe përmirësimin e infrastrukturës dhe ofertës turistike të vendit. Vetëm gjatë muajit qershor, Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës ka mirëpritur rreth 1.15 milionë pasagjerë. Gjatë këtij muaji janë kryer 6,830 fluturime, që kanë lidhur Tiranën me 103 destinacione në 31 shtete, përmes 27 linjave ajrore që operojnë në këtë aeroport.
Po si paraqitet situata në rajon? Pas Shqipërisë, vendi me rritjen më të lartë të fluturimeve komerciale është Bosnje Hercegovina, me një rritje prej 64.7%. Edhe Serbia ka shënuar një trend pozitiv, me një rritje prej 41.4%. Maqedonia e Veriut ka shënuar një rritje më të moderuar prej 21.8%, ndërsa Mali i Zi është i vetmi vend i rajonit që ka regjistruar një rënie në këtë drejtim, me -3.3%.
Çfarë ndodh në pjesën tjetër të Europës? Në rang europian, Shqipëria është vendi me rritjen më të madhe të numrit të fluturimeve, e ndjekur nga Islanda, me një rritje prej 106.9%. Më pas renditen Bosnje Hercegovina, Serbia dhe Polonia.
Megjithatë, jo të gjitha shtetet kanë ruajtur një bilanc pozitiv. Sipas të dhënave, Letonia ka shënuar rënien më të madhe të fluturimeve komerciale, me -30.7%. Situata paraqitet gjithashtu negative për Suedinë (-23.6%), Finlandën (-22.3%) dhe Slloveninë (-21.7%).

Tarifë 250 USD për vizë jo-imigruese në SHBA! Sipas aktit “One Big Beautiful Bill” miratuar së fundmi nga administrata Trump
Vizitorët që hyjnë në Shtetet e Bashkuara do të duhet të paguajnë një "tarifë integriteti vize", sipas një dispozite të Aktit One Big Beautiful Bill të......

Dogana “dëgjon” biznesin/ Ftohet të vlerësojë shërbimet për t’i përmirësuar ato
Drejtoria e Përgjithshme e Doganave fton biznesin të kontribuojë në përmirësimin e shërbimeve doganore përmes një pyetësori të ri Drejtoria e Përgjithshme e......

“Monitorim me dron për hapësirat publike” Rama: Ballafaqimet do të bëhen përmes teknologjisë
Aksionit të lirimit të hapësirave publike, kryeministri Edi Rama e mori si nismë gjatë takimeve me qytetarët gjatë kohës së fushatës elektorale. Sipas......

Sa kushton strehimi për grekët? Pothuajse gjysma e rrogës për të jetuar në një shtëpi
Strehimi u bë më pak i përballueshëm për grekët midis viteve 2018-2021, pasi pothuajse 1/3 e familjeve shpenzuan më shumë se 40% të të ardhurave të tyre për......

Kartëmonedhat euro, me “fytyrë” të re/ BQE do t’i hedhë në treg nga viti i ardhshëm
Banka Qendrore Evropiane (BQE) ka nisur zyrtarisht procesin e ripërtëritjes së estetikës së kartëmonedhave euro. Nga 15 korriku deri më 18 gusht 2025, BQE-ja......

Metalet e rrallë, Kina furnizon SHBA/ Eksportet e firmave amerikane u rritën 660% në qershor
Eksportet kineze të metaleve të rrallë të tokës në Shtetet e Bashkuara në qershor u rritën më shumë se shtatë herë nga muaji i kaluar, ndërsa firmat......

3-fishim tarifës së hyrjes në BE? Propozimi i Komisionit: Nga 7 në 20 euro për qëndrime afatshkurtra
Komisioni Evropian ka propozuar rritjen e tarifës për udhëtarët e përjashtuar nga viza që mbërrijnë në bllok për qëndrime afatshkurtra nga 7 euro në 20 euro,......

Lirimi i hapësirave/ “Pse tani e jo më parë?”- Kryeministri Rama nesër drejtpërdrejt në “Sy m’sy”
Kryeministri Edi Rama njoftoi se do të zhvillojë një komunikim të drejtpërdrejtë, në orën 8:30 të mëngjesit të së hënës, për t’u dhënë përgjigje të gjitha......