Shqipëria kryeson Europën për rritjen e netëqëndrimeve turistike/ U regjistruan mbi 3 milionë vetëm në gjashtëmujorin e parë

Agjencia e Statistikave Europiane ka publikuar së fundmi të dhënat lidhur me netëqëndrimet turistike për tremujorin e dytë të vitit. Sipas statistikave, gjatë kësaj periudhe në kontinent janë realizuar 826.1 milionë netëqëndrime në akomodimet turistike të BE-së. Kjo përbën një rritje prej 40.2 milionë netësh (+5.1%) krahasuar me tremujorin e dytë të vitit 2024. Rritja është vërejtur në nivel të BE-së dhe në të gjitha shtetet për të cilat kishte të dhëna të disponueshme.
Po si paraqitet situata në Shqipëri?
Sipas të dhënave, gjatë këtyre tre muajve në vend janë regjistruar rreth 2.3 milionë netëqëndrime, me një rritje prej 32.5% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Nga kjo shifër, rreth 1.7 milionë netëqëndrime janë realizuar nga turistët e huaj dhe 569 mijë nga turistët vendas. Shqipëria rezulton të jetë shteti me rritjen më të madhe në Europë dhe rajon për këtë tremujor, në krahasim me vitin e kaluar.
Në rajon, Kosova dhe Maqedonia e Veriut kanë regjistruar rritje prej përkatësisht 7.2% dhe 20%, ndërsa Mali i Zi dhe Serbia kanë shënuar ulje prej 0.4% dhe 6.1%.
Në periudhën 6-mujore, Shqipëria ka regjistruar mbi 3 milionë netëqëndrime në total, prej të cilave rreth 840 mijë nga vizitorët rezidentë dhe 2.2 milionë nga vizitorët jo-rezidentë. Edhe për këtë periudhë, vendi ynë renditet i pari në Europë.
Sa i përket akomodimeve të preferuara në tremujorin e dytë, hotelet mbeten zgjedhja kryesore e turistëve. Megjithatë, rritje të ndjeshme kanë shënuar edhe akomodimet për qëndrime afatshkurtra (+43.3%), si dhe kampingjet (+47.6%). Përveç Shqipërisë, rritje kanë shënuar edhe shtete si Malta, Polonia dhe Sllovakia.
Live TV
Dervishi: Informacioni, themel i lirisë - Komisioneri shqiptar drejtoi konferencën ndërkombëtare për transparencën në Sierra Leone
Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, Besnik Dervishi, drejtoi në Freetown të Sierra Leones sesionet publike të......
A mjafton vetëm transparenca? - Spaho: “Pasqyra e Çmimeve” të shoqërohet me masa për rritjen e konkurrencës
Sa mund të ndikojë “Pasqyra e Çmimeve” në faturën që qytetarët paguajnë në supermarket? Eksperti I ekonomisë, Mateo Spaho shprehet se kjo nismë është......
Forcojmë peshën në tregti/ Për çdo 100 lekë mallra importi, sigurojmë rreth 40.5 lekë përmes eksporteve
Eksportet shqiptare po tregojnë një përmirësim gjatë vitit 2026, duke u rritur më shpejt se importet dhe duke forcuar lehtë raportin mes mallrave që vendi......
BE “hap portat”? - Tregu europian afrohet për kandidatët, por përfitimet lidhen me reformat
Bashkimi Europian po shqyrton një mënyrë të re për t’iu afruar vendeve kandidate: në vend që përfitimet më të mëdha ekonomike të vijnë vetëm pas anëtarësimit,......

