Shqipëria, kampione e Europës për familjet me fëmijë/ Më shumë se 6 në 10 familje ndajnë tryezën me gjeneratën e ardhshme
Shqipëria mban rekordin në Europë për përqindjen më të lartë të familjeve me fëmijë. Sipas të dhënave më të fundit krahasuese nga INSTAT dhe EUROSTAT të analizuara nga “Scan Intel”, rreth 62.5% e familjeve shqiptare kanë të paktën një fëmijë, ndërsa mesatarja e Bashkimit Europian është vetëm 23.6%. Diferenca është e thellë dhe e vazhdueshme në të gjitha nënkategoritë ku në Shqipëri, 28.4% e familjeve kanë një fëmijë, 24.6% kanë dy, dhe 9.4% kanë tre ose më shumë. Në BE, këto përqindje janë përkatësisht 11.7%, 8.9% dhe vetëm 3%.
Vendet e mëdha si Gjermania dhe Italia kanë një peshë shumë më të ulët të familjeve me fëmijë, përkatësisht 20% dhe 22.2%. Edhe vendet që tradicionalisht kanë pasur norma më të larta lindshmërie, si Franca me 26.6% apo Suedia me 25.2%, mbeten dukshëm pas Shqipërisë.
Pas Shqipërisë, përqindjet më të larta të familjeve me fëmijë ishin në Sllovaki me 35.6%, Irlandë me 31.0% dhe Qipro me 28.6%. Në të kundërt, përqindjet më të ulëta u regjistruan në Finlandë me 18.0%, Lituani me 19.6% dhe Gjermani me 20.1%.
Ndërkohë, vendet e rajonit si Serbia me 26% dhe Rumania me 27.5% reflektojnë një tranzicion më të shpejtë drejt strukturave familjare më të vogla.
Këto të dhëna konfirmojnë një tipar të fortë të shoqërisë shqiptare, familja me fëmijë vijon të mbetet formati dominues, në një kohë kur pjesa më e madhe e vendeve të zhvilluara po përballen me rritjen e numrit të familjeve pa fëmijë dhe plakjen e popullsisë.
Por përqindja e lartë e familjeve me fëmijë nuk përkthehet automatikisht në rritje të qëndrueshme demografike. Shqipëria, ndonëse ka strukturën më të re familjare në kontinent, përballet me emigracion masiv, rënie të lindshmërisë dhe vështirësi ekonomike.

Shqiptarët më jetëgjatët në Ballkan/ Jetojmë mesatarisht 79 vite, femrat kryesojnë edhe me më shumë
Një raport i fundit i publikuar nga Worldometer hedh dritë mbi jetëgjatësinë mesatare të njerëzve në vende të ndryshme të botës, duke përfshirë të dhëna......

Sejko apel Bankave Tregtare: Garancia Sovrane dhe Programi për SME-të, shtysë për kreditimin në bujqësi!
Nevoja për rritjen e kreditimit të sektorit bujqësor, me fokus investimet që rrisin produktivitetin dhe kapacitetin këtij sektori, përmes instrumenteve......

Rritet me 20% kërkesa për energji elektrike - Balluku: Shifrat për javën e parë të korrikut, OSHEE garanton furnizim të qëndrueshëm
Kërkesa për energji elektrike në javën e parë të korrikut ka shënuar një rritje të ndjeshme, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë”. Të dhënat......

Ish-Ministri rus i Transportit gjendet i vdekur - Mediat ruse: Roman Starovoit ka kryer vetëvrasje pas shkarkimit nga detyra
Roman Starovoit, ish-Ministri i Transportit në Rusi, u gjend i vdekur disa orë pas shkarkimit nga detyra. Sipas mediave ruse, dyshohet se ish-zyrtari ka......

Garancia Sovrane për bujqësinë/ Malaj: Bashkëpunimi me sektorin bankar, i rëndësishëm për zbatimin e suksesshëm!
Ministri i Financave, Petrit Malaj, mori pjesë sot në tryezën e diskutimit me përfaqësues të sektorit bankar lidhur me garancinë sovrane për bujqësinë,......

Publikohet kalendari për aplikimin dhe regjistrimin në Universitete!
Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, përmes rrjeteve sociale publikoi sot kalendarin e procedurave për aplikimin në universitete për vitin......

Rriten investimet dhe besimi në arenën ndërkombëtare - Raporti i ALTAX: Shqipëria në trajektore pozitive, por ka edhe sfida
Shqipëria ka kaluar një nga periudhat më të qëndrueshme politike të dekadës së fundit, me përfaqësim të lartë diplomatik, vlerësime pozitive nga agjencitë......

SHBA “ndëshkon” 14 shtete me tarifa - Në listë përfshihen vendet aleate si Japonia dhe Koreja e Jugut
Presidenti amerikan Donald Trump njoftoi vendosjen e tarifave të reja deri në 40% për importet nga 14 shtete. Ai paralajmëroi se çdo masë hakmarrëse nga këto......