Shqipëria ka popullsinë më të re se BE/ Turqia, me moshën mesatare më të ulët në Evropë. Italia renditet në fund

Sipas të dhënave të fundit të Eurostat, Shqipëria ka një moshë mesatare prej 44.3 vjeç, duke e vendosur vendin pak nën mesataren e Bashkimit Europian, që në fillim të vitit 2025 arriti në 44.9 vjeç. Kjo tregon se gjysma e popullsisë së BE-së është më e vjetër se 44.9 vjeç, ndërsa gjysma tjetër më e re.
Në rajon, Mali i Zi ka popullsinë më të re, ndërsa Maqedonia e Veriut shënon një moshë mesatare rreth 42 vjeç. Ndërkohë moshën më të lartë e shfaq Serbia me 45.4 vjeç, duke qënë kështu shteti më I vjetër në rajon.Megjithatë, ndryshimet mes vendeve të Ballkanit nuk janë të mëdha, duke treguar një stabilitet relativ në strukturën demografike.
Në nivel e BE, mosha mesatare ka shënuar një rritje prej 2.1 vitesh që nga viti 2015, kur mesatarja ishte 42.8 vite. Kjo rritje u regjistrua në të gjitha vendet e BE-së, përveç Gjermanisë dhe Maltës. Plakja më e theksuar e popullsisë u vërejt në Sllovaki dhe Qipro, ku mesatarja u rrit me 4 vite, ndërsa Italia, Greqia dhe Polonia regjistruan një rritje prej 3.8 vjetësh secila. Portugalia gjithashtu shënoi një trend të ngjashëm.
Ndër vendet më të reja në Evropë veçohen Turqia, me një moshë mesatare 34.4 vjeç, dhe Azerbajxhani, me 35.1 vjeç. Popullsi të reja shihen edhe në Islandë dhe Gjeorgji, duke krijuar kontrast të qartë me vendet e plakura të Europës perëndimore. Nga ana tjetër, Italia mbetet shteti me popullsi më të vjetër në kontinent, me një moshë mesatare 49.1 vjeç, dhe trendi negativ është i dukshëm gjithashtu në Portugali, Bullgari dhe Turqi.
Kjo plakje e popullsisë ka pasoja të rëndësishme për tregun e punës, sistemet shëndetësore dhe pension, duke nënvizuar nevojën për politika që stimulojnë lindshmërinë dhe integrimin e të rinjve në ekonomi.
ALPEX, 3 vjet nga nisja e operimit - Tregu energjetik Shqipëri-Kosovë, më shumë volume e kompani të listuara
Gati 3 vite nga vënia në operim, Bursa Shqiptare e Energjisë Elektrike, ALPEX, po shfaq shenja konsolidimi dhe rritjeje të aktivitetit tregtar. Të dhënat për......
Rriten me 5.28% regjistrimet e bizneseve të reja në janar - Tregtia me shumicë dhe pakicë “thithi” më shumë sipërmarrje
Gjatë muajit Janar 2026 në Qendrën Kombëtare të Biznesit (QKB) janë regjistruar 2,152 biznese të reja, duke shënuar një rritje prej 5.28% krahasuar me......
Kush duhet ta plotësojë DIVA-n? - Verifikoni detyrimin në “Tax Test”. Afati deri më 31 Mars 2026
Të gjithë tatimpaguesit në vend mund të zbulojnë në një mënyrë më të thjeshtë nëse kanë apo jo detyrim të plotësojnë Deklaratën Individuale të të Ardhurave ,......
AKU bllokon mbi 2.4 tonë produkte mishi dhe fruta të thata
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit njofton se ka kryer kontrolle në tregun Agroushqimor në Tiranë, në subjekte të cilat tregtonin produkte me origjinë shtazore,......
Prodhimi, përjashtim nga akciza e gazit - Propozimi/ Kosto e lartë për kompanitë. Cënohet konkurrueshmëria e produkteve shqiptare
Gazi i lëngshëm që përdoret në industrinë e prodhimit duhet të përjashtohet nga akciza. Ky është propozimi i depozituar për diskutim në komisionet kuvendore......
Shqipëria ratifikon vendimin e CEFTA për shërbimet turistike - Më pak barriera, më shumë konkurrencë në tregun rajonal të turizmit
Shqipëria ka ratifikuar vendimin për Komitetin e Përbashkët të Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë të Evropës Qendrore, i njohur si CEFTA, që synon lehtësimin e......
“Inspektorët, jo gjahtarë të biznesit!” - Kryeministri Rama: Inspektimet duhet të kryhen mbi bazën e riskut
Kryeministri Edi Rama dhe Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, zhvilluan një takim me Kryeinspektorin e Përgjithshëm dhe drejtuesit e......
Cili vend na i shet frutat më shtrenjtë? Nga Belgjika, me çmim rekord. Por tregun e mbajnë Greqia dhe Ekuadori
Importet e frutave për vitin 2025 tregojnë një kontrast të fortë mes çmimit ekstrem për kilogram dhe realitetit të tregut masiv. Sipas të dhënave të tregtisë......


