Shqipëria humbet terren në tregun e kriptovalutave/ Raporti i Chainalysis 2025: Renditemi në vend të 111-të, nga 151 shtete në total
Raporti i Chainalysis mbi gjeografinë e kriptovalutave 2025, përmban një indeks, që mat adoptimin e kriptovalutave në 151 shtete të botës. Por, ku renditet Shqipëria? Në vendin e 111-të në botë, sipas raportit të vitit 2025, nga vendi i 109-të që ishtë një vit më parë. Krahasuar me rajonin ndërkohë, Shqipëria është e fundit në renditje, pas Serbisë, që mban vendin e 67-të, Bosnje Hercegovinës që mban vendin e 97 dhe Malit të Zi, i cili renditet në vend të 104-t.
Ky indeks bazohet mbi 4 shtylla kryesore dhe disa indikatorë të ndryshëm, si dhe peshohet mbi ekonominë e vendit. Pra, aktiviteti i kriptovalutave në secilin prej 151 shteteve të marra në analizë peshohet mbi paritetin e fuqisë blerëse për frymë të atij shteti, duke i dhënë kështu përparësi vendeve me zhvillim ekonomik më të ulët. Kjo do të thotë se, në rast se dy shtete kanë një aktivitet të barabartë të kripotvalutave, përparësi në renditje, duke e pozicionuar më lart i jepet atij shteti që ka një ekonomi më të dobët.
Vendet renditen duke pare sa shumë përdorin shërbime kripto, sa vlerë parash dërgojnë/marrin, dhe sa i rëndësishëm është ky aktivitet në raport me të ardhurat mesatare të popullsisë së tyre (GDP për frymë).
Në nivel global, në vend të parë renditet India ndjekur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Pakistani, Vietnami dhe Brazili.
Në Shqipëri, adoptimi i kriptomonedhave ka qenë në rritje, veçanërisht mes të rinjve dhe bizneseve që kërkojnë alternativa më të shpejta dhe më fleksibël për pagesa apo investime. Megjithatë, mungesa e rregullimit ligjor dhe kontrollit institucional e ka bërë këtë hapësirë të ndjeshme ndaj aktiviteteve të paligjshme.
Prokuroria e Posaçme ka sekuestruar 11 milionë euro kriptomonedha gjatë vitit 2024. Shifra u përmend nga kreu i SPAK Altin Dumani gjatë raportimit në komisionin parlamentar të ligjeve. Dumani kërkoi të merren nisma ligjore për të mundësuar një portofol dixhital për mbajtjen e kriptomonedhave të sekuestruara. Shqipëria nuk e ka aktualisht një portofol digjital.

Çelen mbi 4700 biznese të reja në 3 muaj - 11,461 aplikime online në QKB vetëm në Shtator
1483 biznese të reja janë hapur vetëm gjatë muajit Shtator në të gjithë vendin, duke ndjekur trendin e dy muajve të kulmit të sezonit turistik. Të dhënat......

Rikonstruksion rrjetit elektrik në Tiranë - OSSH hap tenderin 198.9 mln lekë për përmirësimin e cilësisë së energjisë
Drejtoria Rajonale e OSSH Tiranë ka shpallur hapjen e tenderit për rikonstruksionin e kabinave 20 kv të n/stacioneve Kashar, Qendër, Selitë, Farkë. E ndërsa......

Von der Leyen: Mbi 100 mln euro investime në Serbi - Presidenti Vuçiç i kërkon BE-së përjashtim nga tarifat e çelikut
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, deklaroi se anëtarësimi në Bashkimin Evropian mbetet një angazhim strategjik dhe prioritet i politikës së jashtme të......

“Ulje e tarifave të thirrjeve celulare dhe investim në 5G” - Kostot e terminimit, sipas metodologjisë së BE. Kuvendi, 11 rekomandime për AKEP
Ulje e tarifave të terminimit të thirrjeve dhe më shumë investime në rrjetin 5G. Kuvendi i Shqipërisë i ka rekomanduar Autoritetit të Komunikimeve......

Regjistër digjital për bagëtitë në Shqipëri - Urdhri/ Rregulla të reja për regjistrimin dhe gjurmueshmërinë
Shqipëria do të ketë një regjistër digjital për kafshët që mbarështohen në territorin e vendit. Urdhri i Ministrisë së Bujqësisë i botuar në Fletoren......

Përfundon rrjeti i ri 20 kV në Velipojë - Balluku: Garanton furnizim cilësor me energji elektrike
Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku bëri të ditur se tashmë investimi për ndërtimin e rrjetit 20 kV në......

Franca pezullon reformën e pensioneve - Kryeministri Lecornu shtyn ligjin për të siguruar “mbijetesën” e qeverisë
Kryeministri i Francës, Sébastien Lecornu, ka propozuar pezullimin e planit të kontestuar për rritjen e moshës së daljes në pension nga 62 në 64 vjeç, në një......

Shqiptarët po blejnë më shumë makina të reja - Në 9 muaj janë regjistruar mbi 74 mijë mjete
Automotorizimi në Shqipëri vijon të rritet me ritme të larta. Të dhënat më të fundit nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor tregojnë......