Shqipëria, gjithnjë e më tërheqëse për europianët dhe aziatikët/ Nga Ballkani drejt Europës, si po ndryshon harta e hyrjeve në vend

Hyrjet e shtetasve të huaj në Shqipëri kanë shënuar rritje të fortë dhe të vazhdueshme gjatë dekadës së fundit. Nga 4.1 milionë hyrje në vitin 2015, numri u rrit në gati 12.5 milionë në vitin 2025, një rritje totale prej mbi 200%. Vetëm në vitin 2025, krahasuar me 2024, hyrjet u shtuan me 6.6%, duke konfirmuar vijimësinë e trendit rritës edhe pas bumit turistik të viteve të fundit.
Pesha kryesore e hyrjeve vazhdon të mbetet rajonale. Kosova kryeson bindshëm me mbi 4.6 milionë hyrje në vitin 2025, e ndjekur nga Italia me 1.29 milionë dhe Greqia me rreth 804 mijë hyrje. Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi mbeten gjithashtu burime të rëndësishme, me flukse të larta dhe relativisht të qëndrueshme ndër vite, çka tregon se lëvizja ndërkufitare në Ballkan përbën ende boshtin kryesor të hyrjeve në vend.
Ndërkohë, rritjen më të fortë afatgjatë e kanë shënuar disa shtete të Europës Perëndimore dhe Qendrore. Franca, Gjermania, Çekia, Polonia, Holanda dhe Mbretëria e Bashkuar kanë shumëfishuar hyrjet që nga viti 2015, me rritje që variojnë nga rreth 300 deri në mbi 600%. Gjermania veçohet edhe për rritjen vjetore të vitit 2025, me mbi 20% më shumë hyrje krahasuar me 2024.
Rritje të ndjeshme shfaqin edhe disa tregje më të largëta. Shtetet e Bashkuara arritën mbi 241 mijë hyrje në vitin 2025, ndërsa India, Izraeli dhe Ukraina regjistruan rritje shumë të larta si në terma vjetorë, ashtu edhe në krahasim me vitin 2015. Këto zhvillime tregojnë zgjerimin gradual të hartës së origjinës së vizitorëve, përtej rajonit tradicional.
Nga ana tjetër, disa shtete shënuan rënie në vitin 2025, përfshirë Rusinë, Turqinë, Poloninë dhe Rumaninë, si dhe kategorinë “Vende të tjera të Botës”, e cila vijon të tkurret ndjeshëm krahasuar me vitin 2015. Këto luhatje lidhen kryesisht me faktorë gjeopolitikë, ndryshime tregjesh dhe përqendrim më të madh te tregjet europiane.
Rimbursimi i TVSH-së, proces efektiv, por besim i kufizuar/ Anketa KI: 9 nga 10 kompani, e marrin përfitimin
Rimbursimi i TVSH-së vijon të mbetet process, ku bizneset tregojnë një nivel të moderuar besimi. Sipas të dhënave të anketës së Këshillit të Investimeve,......
Zonat e mbrojtura, destinacion për turizëm e aventurë/ 5.9 milionë vizitorë në 2025, rritje me 6%
Shqipëria po tërheq gjithnjë e më shumë dashamirës të natyrës dhe aventurës, duke u shndërruar në një destinacion turistik me potencial të jashtëzakonshëm.......
Makinat elektrike ndryshojnë zgjedhjet e shqiptarëve/ Rreth 6,187 automjete “green” ndryshojnë rrugët e vendit
Flota e mjeteve elektrike në Shqipëri shënoi rritje rekord me 6,187 regjistrime “All-Electric”, pothuajse dyfish më shumë se 2024. Ky trend tregon një......
Konkurrenca dhe transparenca në tenderë/ APP, institucioneve: Jo kritere të panevojshme dhe shkurtim të pajustifikuar të afateve
Institucionet publike duhet të tregojnë kujdes të shtuar në përgatitjen e dokumenteve të tenderit, duke argumentuar qartë çdo kriter të kërkuar dhe duke e......
Epoka e telefonisë fikse po mbyllet/ AKEP: Interneti kthehet në shërbimin kryesor të komunikimit në vend
Interneti po konsolidohet gjithnjë e më shumë si mjeti kryesor i komunikimit në Shqipëri, ndërsa shërbimet tradicionale po humbasin gradualisht përdorues.......
Ngrihet Agjencia Kombëtare e Ekonomisë së Mbetjeve/ Shoqëri aksionare me kapital 100 % shtetëror, shërbim kundrejt pagesës
Shqipëria do të ketë një Agjenci të posaçme për menaxhimin e mbetjeve, me qëllim krijimin e të ardhurave prej tyre. Vendimi i publikuar në Fletoren Zyrtare......
Wizz Air “pushton” qiellin shqiptar/ Kryeson si linja më e përdorur, Rayan Air mban vendin e dytë
Tregu i transportit ajror në Shqipëri gjatë vitit 2025 është karakterizuar nga një dominim i qartë i linjave ajrore me kosto të ulët, ku Wizz Air dhe Ryanair......
Ministri Salla në Shkodër dhe Malësi të Madhe: Dëgjesa me fermerët për hartimin e Skemës Kombëtare 2026
Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, në vijim të turit të dëgjesave me fermerët për hartimin e Skemës Kombëtare 2026, zhvilloi sot takime......


