Analiza Postuar më 29 Dhjetor 2025, 15:30

Shqipëria financoi kërkimin shkencor me 0.3% të PBB-së/ Universitetet përfituan mbi gjysmën e fondeve, sektori privat morri vetëm 1.5% të financimit

Nga Eldiona Serani

Shqipëria financoi kërkimin shkencor me 0.3% të PBB-së/

Instituti i Statistikave (INSTAT) ka publikuar për herë të parë statistikat zyrtare mbi fondet e alokuara nga buxheti i shtetit për aktivitetin e Kërkimit Shkencor dhe Zhvillimit (GBARD) për vitin 2024.

Sipas të dhënave, në vitin 2024 fondet e dedikuara për kërkimin shkencor dhe zhvillimin në Shqipëri përbënin 0.3 % të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB). Këto fonde janë shpërndarë kryesisht në sektorin e arsimit të lartë, i cili ka përfituar 54.7 % të totalit të fondeve të alokuara. Ndërkohë, sektori qeveritar ka marrë 43.8%  të financimit, ndërsa sektori privat jofitimprurës ka përfituar vetëm 1.5%.

Sipas klasifikimit të objektivave socio-ekonomike (NABS), pjesa më e madhe e fondeve është orientuar drejt objektivit “Përmirësimi i përgjithshëm i njohurive: Kërkim dhe zhvillim i financuar nga fondet e përgjithshme universitare”, i cili zë 52.6 %të fondeve gjithsej. Kjo tregon rolin kryesor që universitetet dhe institucionet akademike luajnë në zhvillimin e kërkimit shkencor në vend.

INSTAT thekson se statistikat janë përpunuar në përputhje me udhëzimet e Manualit Frascati 2015 të OECD-së, standardi ndërkombëtar për mbledhjen dhe raportimin e të dhënave mbi kërkimin dhe zhvillimin. Të dhënat janë mbledhur në baza vjetore nga institucionet shtetërore dhe institucionet e arsimit të lartë dhe publikohen në formë të agreguar, duke respektuar konfidencialitetin e plotë.

Publikimi i këtyre statistikave synon të rrisë transparencën mbi financimin publik të kërkimit shkencor dhe të shërbejë si bazë për hartimin e politikave zhvillimore në fushën e shkencës, inovacionit dhe arsimit të lartë.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat