Shqipëria, e dyta në Europë për çmimet e lira/ Kostoja e hoteleve dhe restoranteve 50% më e ulët se mesatarja europiane
Sipas të dhënave të fundit të publikuara nga Eurostat referuar indeksit të të çmimeve sipas fuqisë blerëse për hotele dhe restorante Shqipëria pozicionohet ndër vendet më të lira në Europë për shpenzimet në hotele dhe restorante. Këto shpenzime përbëjnë rreth 49.7% të mesatares europiane, duke u pozicionuar e dyta pas Maqedonisë së Veriut, që kryeson me çmimet më të ulëta. Nëse në shumicën e vendeve të Europës duhen mesatarisht 100 euro për tu akomoduar një natë në hotel si dhe për të darkuar apo drekuar në restorant, në Shqipëri i njëjti shërbim kushton afërsisht sa gjysma e kësaj vlere. Pavarësisht një rritjeje të moderuar krahasuar me katër vite më parë, kur shpenzimet ishin vetëm 45.6% të mesatares europiane, Shqipëria vijon të mbetet një magnet për turistët dhe këtë e konfirmojnë edhe shifrat zyrtare të INSTAT lidhur me hyrjet dhe daljet e të huajve në territorin e Republikës së Shqipërisë.
Por cilat janë vendet që ofrojnë më lirë dhe më të shtrenjtë shërbimin e akomodimit dhe ushqimit? Në renditjen e destinacioneve me çmimet më të lira për akomodimin dhe ushqimin, pas Shqipërisë renditen shtetet si Kosova ku shpenzimet për hotele dhe restorante janë sa 51.1% e mesatares europiane, Bullgaria (51.8%) dhe Turqia (57.6%), të cilat gjithashtu ofrojnë shërbime me çmime relativisht të ulëta.
Nga ana tjetër, destinacionet më të shtrenjta janë Zvicra (172.2 %e mesatares europiane), Islanda (166.8%) dhe Danimarka (151.8%), të cilat tejkalojnë ndjeshëm mesataren europiane. Në nivel rajonal, Mali i Zi dhe Serbia kanë kosto më të larta, me përkatësisht 63% dhe 64.4% të mesatares europiane, duke bërë që Shqipëria të jetë një alternativë më ekonomike për turistët.
Në përfundim shifrat tregojnë se Shqipëria ruan pozita konkurruese në nivel rajonal dhe global përsa i përket çmimeve të akomodimit dhe ushqimit. Ky faktor e bën atë një destinacion tërheqës për ata që kërkojnë një eksperiencë cilësore, por me një kosto të arsyeshme.
Sondazh

Bota nën “hijen” e Trump -Roli i SHBA-së në ekonominë globale të 2025
Fitorja e Donald Trump në zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara është një moment vendimtar për ekonominë globale dhe peizazhin gjeopolitik.......

Rusia kërkon ndihmën e Kinës në IA - Putin bën thirrje për më shumë bashkëpunim në sektorin e teknologjisë
Rusia ka bërë thirrje për të shtuar bashkëpunimin me Kinën në fushën e inteligjencës artificiale për të konkurruar me Shtetet e Bashkuara. Të dyja vendet po......

Hungaria humb fondet e BE-së/1 miliard euro janë bllokuar për shkelje të rregullave të bllokut
Hungaria ka humbur zyrtarisht fondet e Bashkimit Evropian me vlerë 1 miliard euro, për shkak të dyshimeve për korrupsion. Ky vendim, që është konfirmuar......

2600 biznese, në treg të lirë energjie-Apeli i Entit Rregullator: Gjeni dhe kontraktoni furnizuesin tuaj
Enti Rregullator i Energjisë ka apeluar bizneset që kanë plotësuar kriteret për të dalë në tregun e liberalizuar të energjisë, të gjejnë dhe kontraktojnë......

Ndërpriten eksportet e gazit rus në Evropë - Ukraina ndal tranzitin, pritet rritje cmimi per konsumatoret
Me hyrjen e vitit të ri, eksportet e gazit rus përmes Ukrainës u ndalën, duke shënuar fundin e dekadave të dominimit të Moskës në tregjet energjetike të......

Mbi 742 mijë depozitime në ATM për 9-mujorin/ Turizmi ndikoi rritjen e numrit dhe vlerës së transaksioneve
Në dy vitet e fundit, pagesat dhe depozitimet përmes ATM-ve kanë përjetuar një rritje të ndjeshme, e nxitur kryesisht nga performanca e pozitive e turizmit,......

Ekonomia 2025, pritshmëritë e rritjes në një vit zgjedhor - Nëndeklarimi i pagave dhe informaliteti, sfidat që duhen përballuar
Bilanci i zhvillimit të ekonomisë së Shqipërisë për vitin 2024, pas arritjeve dhe rezultateve të pamohueshme zbulon edhe shumë problemeatika strukturore dhe......

Bizneset po “distancohen” nga kreditimi? 70 % e kredisë së re u shpërnda për Tregtinë, Ndërtimin dhe Industrinë
Në muajin nëntor të këtij viti huatë e reja të dhëna për bizneset dhe korporatat jofinanciare private të cilësuara sipas aktivitetit të tyre ekonomik......