Analiza Postuar më 19 Dhjetor 2024, 12:08

Shqipëria, destinacioni i preferuar i 2.9 milionë turistëve/ Në 10 muaj, mirëpritëm 38% më shumë se një vit më parë

Nga Armela Duka

Shqipëria, destinacioni i preferuar i 2.9 milionë turistëve/

Sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT, gjatë periudhës Janar-Tetor 2024, Shqipëria ka mirëpritur afro 2.9 milionë vizitorë, nga të cilët 2.01 milionë ishin turistë të huaj, ndërsa pjesa tjetër ishin vendas. Këto shifra theksojnë rritjen e vazhdueshme të interesit për Shqipërinë si një destinacion turistik.

Një tjetër tregues i rëndësishëm i performancës së turizmit është edhe numri i netë qëndrimeve, i cili për këtë periudhë arriti në 6.8 milionë. Shifrat tregojnë se turistët e huaj kanë realizuar gati dyfish më shumë netë qëndrime, krahasuar me turistët vendas. Ndërkohë, norma mesatare e shfrytëzimit të shtretërve për këtë periudhë ishte 33.1%, ndërsa norma mesatare e shfrytëzimit të dhomave arriti në 30.8%.

Krahas analizës së turistëve që vizituan shqipërinë gjatë periudhës Janar-Tetor 2024, “Scan Intel” ka analizuar edhe shifrat më të fundit të publikuara nga INSTAT që i referohen muajit tetor të vitit aktual. Në muajin e 10-të të këtij viti numri i vizitorëve gjithsej u rrit me 43% krahasuar me tetorin e vitit të kaluar. Numri i vizitorëve vendas u rrit me 0.7%, ndërsa numri i vizitorëve të huaj shënoi një rritje të konsiderueshme prej 79.9%.

Rajoni Qendër vazhdon të jetë destinacioni më i preferuar, duke përfaqësuar 45.2% të totalit të vizitorëve. Sa i përket preferencave për zona, 54% e vizitorëve kanë zgjedhur zonat jo-bregdetare, duke reflektuar një prirje në rritje drejt turizmit kulturor, historik dhe natyror.

Në aspektin e strukturave akomoduese, 93.8% e vizitorëve preferuan hotelet dhe strukturat e ngjashme, duke treguar qartësisht preferencën për komoditetin dhe shërbimet që ofrojnë këto akomodime.

Nëse analizojmë shpërndarjen e vizitorëve të huaj sipas shteteve, rezulton se ata përfaqësojnë 67.2% të vizitorëve, ndërsa vendasitpërbëjnë 32.8%. Ndër turistët e huaj, vendin e parë e zënë ata nga Kosova (9.5%), të ndjekur nga Italia (8.1%) dhe Gjermania (7.9%). Vizitorët nga Franca përbënin 4.2% të totalit, ndërsa ata nga Mbretëria e Bashkuar 3.6%.

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat