Shqipëria del nga “minusi” demografik/ Por, lindjet ranë sërish. Bilanci i 6-mujorit të parë të vitit 2026 mbetet ende negativ

Pas një fillimviti me më shumë vdekje se lindje, Shqipëria ka rikthyer në territor pozitiv shtesën natyrore të popullsisë në tremujorin e dytë të vitit. Megjithatë, bilanci i të gjithë gjashtëmujorit të parë të 2026-s mbetet ende negativ.
Sipas të dhënave të fundit të INSTAT, gjatë muajve Prill-Qershor u regjistruan 5,083 lindje dhe 4,865 vdekje, duke prodhuar një shtesë natyrore pozitive prej 218 personash. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, lindjet ranë me 3%, ndërsa vdekjet u reduktuan me 3.7%.
Të dhënat tregojnë kështu një përmbysje të situatës së regjistruar në tre muajt e parë të vitit, kur vdekjet kishin tejkaluar lindjet me 368 persona. Por rikuperimi i tremujorit të dytë nuk ka qenë i mjaftueshëm për ta kthyer në pozitiv të gjithë gjashtëmujorin.
Në periudhën Janar-Qershor 2026, sipas të dhënave paraprake, duke bashkuar të dhënat e dy tremujorëve, në vend rezultojnë 10,229 lindje dhe 10,379 vdekje. Kjo do të thotë se, vetëm nga raporti mes lindjeve dhe vdekjeve, Shqipëria e mbylli gjysmën e parë të vitit me një shtesë natyrore negative prej 150 personash.
Harta demografike e vendit vijon ndërkohë të jetë e ndarë. Në tremujorin e dytë vetëm pesë nga 12 qarqet regjistruan shtesë natyrore pozitive, ndërsa në shtatë të tjera numri i vdekjeve ishte më i lartë se ai i lindjeve. Tirana kishte bilancin më të favorshëm, me 1,033 lindje më shumë se vdekje, ndërsa Korça regjistroi rezultatin më negativ, me 265 vdekje më shumë se lindje.
Tirana vazhdon të mbajë edhe peshën më të madhe të lindjeve në vend. Në tremujorin e dytë në kryeqytet u regjistruan 2,310 lindje, ose rreth 45% e të gjitha lindjeve në Shqipëri. Në skajin tjetër qëndron Gjirokastra, me vetëm 66 lindje në tre muaj.
Megjithatë, krahasimi me një vit më parë sjell një tablo të pazakontë. Në nëntë qarqe lindjet u rritën, ndërsa vetëm në tre prej tyre ranë. Rritjen më të fortë e shënoi Dibra, me 14.6%, ndërsa rënien më të madhe e regjistroi pikërisht Tirana, me 12% më pak lindje se në tremujorin e dytë të vitit 2025.
Edhe numri i vdekjeve ra në pjesën më të madhe të vendit. Nëntë qarqe regjistruan më pak vdekje se një vit më parë dhe vetëm tre shënuan rritje. Tirana kishte numrin më të lartë, me 1,277 vdekje, ndërsa Kukësi më të ulëtin, me 97. Durrësi regjistroi rritjen më të fortë, me 10.4%, ndërsa Kukësi rënien më të madhe, me 22.4%.
Ritestimi për patentën, “filtrohen” drejtuesit - Leja e drejtimit, jo të gjithë e rifitojnë! Vetëm 13.8% e kandidatëve kalojnë
Jo të gjithë ata që humbin lejen e drejtimit arrijnë ta rifitojnë atë lehtësisht. Vetëm 6 kandidatë kanë kaluar me sukses testimin e fundit ritestues, nga 36......
Tatimet e doganat mbledhin 672 mln euro në Korrik - Rriten të ardhurat. Ndikim, zgjerimi i konsumit dhe antiinformaliteti
Muaji Korrik ka rritur ndjeshëm të ardhurat tatimore dhe doganore në vend. Referuar të dhënave paraprake të ardhurat e mbledhura gjatë muajit korrik nga të......
Sa këmbehen sot valutat kryesore?
Dollari amerikan është blerë mëngjesin e sotëm me 80 lekë dhe është shitur me 81.1 lekë në raport me një ditë më parë duke mos pasur luhatje të......
Linjat urbane, detyrim për pajisje me GPS - Rregulla të reja për transportin qytetës dhe rrethqytetës. Afati brenda 30 Shtatorit
Qeveria ka përcaktuar kritere dhe rregulla të reja për lëshimin e licencave dhe certifikatave për ushtrimin e veprimtarisë në transportin rrugor të......
Rezerva strategjike e naftës, nën 300 mln fuçi - SHBA regjistron nivelin më të ulët që nga viti 1983
Rezerva Strategjike e Naftës e SHBA-së ra në 298.7 milionë fuçi javën e kaluar, duke kaluar nën shifrën e 300 milionë fuçive për herë të parë në më shumë se......
Rritet numri i viktimave nga tërmeti në Kolumbi - Të paktën 164 persona. Vijojnë përpjekjet e shpëtimit
Përpjekjet e shpëtimit në të gjithë Kolumbinë perëndimore vazhduan në ditën e dytë të martën, ndërsa punonjësit e emergjencës gërmuan nëpër ndërtesa të......
“Tejkaloni ngërçin politik” - Biznesi, apel klasës politike: Kosovës i duhen institucione funksionale
Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë (DHTIK) ka shprehur shqetësim për vonesat në konstituimin e institucioneve të vendit, duke kërkuar nga partitë......
Kufizim të furnizimit me ujë të pijshëm - Në rreth 70% të Francës për shkak të thatësirës
Qeveria franceze tha se gati 70% e vendit po përballet me kufizime në përdorimin e ujit të pijshëm, ndërsa kushtet e thatësirës përkeqësohen për shkak të......

