Shqipëria bëhet më pak paqësore/ Indeksi: Përkeqësohemi në pikëzim dhe në renditje për vitin 2025
“Indeksi Global i Paqes” për vitin 2025 tregon se Shqipëria është bërë më pak paqësore, krahasuar me edicionin e vitit të kaluar dhe po ashtu është ka rënë edhe në pikëzim. Ky indeks e pozicionon Shqipërinë për këtë vit në vend të 52-të mes 163 vendeve të marra në total. Në hartën globale vendi ynë përcaktohet me ngjyrë të kaltër të lehtë çka do të thotë se është e vendosur krah shteteve të cilat kanë punuar me paqen dhe kanë nivel të lartë të saj. Shqipëria ka grumbulluar gjithsej 1.812 pikë nga 1.809 pikë që kishte gjatë edicionit të kaluar. Sipas raportit sa më afër numrit 1 të jetë vlerësimi në pikë aq më paqësor është vendi.
Krahasuar me vendet e rajonit, Shqipëria renditet e treta duke lënë pas Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut. Mali i Zi pozicionohet i pari në rajon duke u pozicionuar në vend të 34-t. Pas tij renditet Maqedonia e Veriut në vend të 51. Bosnje Hercegovina, Kosova dhe Serbia renditen të fundit në rajon, perkatësisht në vend të 59-të, 63-të dhe 64-t. Referuar të dhënave të raportit Kosova ka treguar një përkeqësim me tre pozicione.
Në raport me vendet e Europës, Shqipëria renditet në vend të 28-të nga 36 vende gjithsej. Nga vendet e Europës, përveç vendeve të rajonit, Shqipëria ka lënë pas shtete si Qipro dhe Franca. Në vend të parë në Europë renditet Isanda me 1.095 pikë. Islanda në këtë indeks nuk kryeson vetëm Europën, por edhe botën.
Ky publikim është edicioni i 19-të i “Indeksit Global të Paqes” (GPI), dhe është realizuar nga Instituti për Ekonominë dhe Paqen (IEP). Ky indeks e mat nivelin e paqes në këto vende sipas tre shtyllave kryesore të cilat janë: niveli i sigurisë shoqërore, shtrirja e konflikteve të vazhdueshme të brendshme dhe ndërkombëtare dhe shkalla e militarizimit. Këto shtylla ndahen sipas 23 treguesve të cilët kanë të bëjnë me shkallën e vrasjeve, me ndikimin e terrorizmit, shkallja e burgosjes, krimet, perceptimet e kriminalitetit, importet dhe eksportet e armëve, shpenzimet ushtarake, paqëndrueshmëria politike, vdekjet nga konfliktet e brendshme dhe të jashtme, demonstratat e dhunshme, marrëdhënia me shtetet fqinje dhe të tjera.
Sa i përket shtyllës së parë, pra shtrirjes së konflikteve të vazhdueshme të brendshme dhe ndërkombëtare, Shqipëria vlersohet me 1.403 pikë. Për nivelin e sigurisë shoqërore vlerësohemi më keq me 2.038 pikë, ndërsa për shkallën e militarizimit vlerësohemi me 2.021 pikë, ku kemi edhe përkëqesimin më të madh.

Gjermanët në Kosovë, italianët në Shqipëri/ Gjeografia e vizitorëve mes dy vende paraqet diferenca
Turizmi është kthyer në një nga sektorët më dinamikë dhe me rritjen më të shpejtë në rajon, sidomos gjatë viteve të fundit pas përfundimit të pandemisë.......

Valët e nxehtësisë përfshijnë Evropën Jugore - Temperaturat mbi 40°C shtojnë rrezikun e zjarreve
Valët e të nxehtit në Evropën Jugore kanë sjellë temperatura ekstreme në Evropën Jugore. Ekspertët paralajmërojnë se këto ngjarje po bëhen gjithnjë e më të......

Tarifat e Trump “trondisin” industrinë britanike - Prodhimi i makinave arrin nivelin më të ulët në 76 vjet
Prodhimi i makinave në Mbretërinë e Bashkuar ra në nivelin më të ulët që nga viti 1949, kryesisht për shkak të tarifave amerikane. Marrëveshja e re me......

Zjarret shkaktuan 16.75 mln euro dëme në pyje - Deri më tani flakët kanë shkumbuar gati 2800 hektarë
Temperaturat po rriten, dhe së bashku me to, po rritet edhe dëmi nga zjarret që po përfshijnë mijëra hektarë pyje në Shqipëri. Sipas të dhënave të European......

Kanadaja anulon taksën digjitale për SHBA-në - Synon të çojë përpara bisedimet tregtare me Uashingtonin
Kanadaja anuloi taksën digjitale 3% ndaj kompanive të teknologjisë amerikane, për të shmangur përplasjen tregtare me Shtetet e Bashkuara. Ky vendim erdhi......

A krijon realisht vende pune turizmi për të rinjtë? Po! Punësimi rritet ndjeshëm në muajt e verës dhe bie sapo mbaron sezoni
Çdo verë, bregdeti shqiptar po gjallërohet gjithmonë e më shumë. Rrugët mbushen, restorantet punojnë pa pushim, dhe dhomat e hoteleve prenotohen javë......

Takim BE-Ballkan Perëndimor në Shkup - Fokusi kryesor i diskutimeve do të jetë Plani i Rritjes Ekonomike
Ditën e sotme po zhvillohet një takim në Shkup midis 6 liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe atyre të Bashkimit Evropian. Fokusi i këtij takimi do të jetë......

Si është mbyllur ky muaj për valutat e huaja?
Dollari amerikan e ka mbyllur këtë muaj negativisht pasi ka vijuar rënien e tij edhe këtë fillim jave duke u blerë këtë mëngjes me 83 lekë dhe duke u shitur......