Shqipëria, “atdheu” i dytë i italianëve? Në 4 muajt e parë të vitit hynë rreth 301 mijë shtetas

Sipas të dhënave më të fundit nga INSTAT, pas shqiptarëve të Kosovës që tradicionalisht kryesojnë në numrin e hyrjeve në Shqipëri, italianët janë të dytët për nga numri i vizitave në vend. Gjatë katër muajve të parë të vitit 2025, kanë hyrë në territorin shqiptar plot 301,457 shtetas italianë, duke shënuar një rritje prej 7.1% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, kur u regjistruan rreth 281 mijë hyrje. Theksojmë se në vitin 2023 dhe 2024 pati respektivisht rreth 950 mijë dhe 1.2 milionë shtetas italianë.
Muaji më i ngarkuar ka qenë Prilli, me afro 96 mijë vizitorë italianë, i ndjekur nga marsi me rreth 78 mijë hyrje. Në krahasim, janari dhe shkurti patën shifra më të ulëta, me shkurtin si muaji me më pak vizitorë nga Italia.
Ky fluks në rritje nuk lidhet vetëm me turizmin sezonal. Gjithnjë e më shumë italianë po vijnë në Shqipëri edhe për arsye ekonomike, pune apo investimesh, pasi në vend ka një numër të konsiderueshëm biznesesh italiane. Përveç kësaj, çmimet më të ulëta në shërbime, veçanërisht në disa fusha shëndetësore, po e bëjnë Shqipërinë gjithnjë e më tërheqëse për qytetarët italianë, sidomos për ata në moshë të tretë, që po e shohin vendin tonë si një alternativë të leverdishme për të jetuar.
Të dhënat tregojnë një ndërlidhje gjithnjë e më të fortë mes Shqipërisë dhe Italisë, jo vetëm përmes turizmit, por edhe përmes lidhjeve sociale, ekonomike dhe kulturore. Kjo prirje pritet të vijojë në rritje, sidomos gjatë muajve të verës, duke pasur një ndikim të rëndësishëm në sektorë si turizmi, tregu i pasurive të paluajtshme dhe shërbimet private në vend.
Live TV
Projektligj për ndryshimin e Kodit Doganor, unifikohen procedurat me doganat e BE, lehtësohet tregtia
Shqipëria do të përfarojë plotësisht Kodin Doganor Shqiptar me Kodin Doganor të BE-së duke përmirësuar dhe qartësuar zbatimin e procedurave të parashikuara në......
Regjistrim fillestar i pronave në 15 bashki, shpallet tenderi me 5 lote, përcaktohen njësitë e përfshira
Së shpejti pritet të nisë regjistrimi fillestar i zonave kadastrale në 15 bashki të Shqipërisë. Agjencia e Prokurimit Publik ka shpallur tenderin me fond......
Ujësjellës i ri në Mamurras - Karakaçi: Së shpejti nis investimi edhe për zonat rurale
Në Mamurras ka përfunduar faza e parë e investimit për ndërtimin e ujësjellësit të ri. Ky investim ka mundësuar furnizim të pandërprerë me ujë të pijshëm për......
Buxheti rrit të ardhurat - Arkëtimet kalojnë planin, mblidhen 557.6 mld lekë në 8 muaj
Të ardhurat e buxhetit kanë vijuar rritjen gjatë 8-mujorit të vitit 2026, duke kaluar lehtë objektivin e planifikuar për periudhën. Sipas të dhënave paraprake......

