Shqipëri vs Kosovë, sa të varur jemi nga remitancat? Visual Capitalist: Renditemi në vend të 36 dhe 16 nga 194 ekonomi në total

Remitancat vazhdojnë të jenë një nga burimet më të qëndrueshme të të ardhurave për shumë ekonomi në botë, sidomos për vendet me emigracion të lartë. Në disa raste, paratë që dërgohen nga emigrantët përbëjnë një pjesë aq të madhe të ekonomisë, sa ndikojnë drejtpërdrejt në stabilitetin financiar të familjeve dhe në funksionimin e ekonomisë kombëtare.
Një analizë e publikuar nga Visual Capitalist, bazuar në të dhënat e Bankës Botërore, Shqipëria dhe Kosova vijojnë të mbështeten ndjeshëm tek paratë që emigrantët dërgojnë nga jashtë. Sipas shifrave remitancat në Shqipëri përbëjnë rreth 8.4% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, ndërsa në Kosovë kjo peshë është edhe më e lartë, në 17.3%.
Krahasimi global tregon se, megjithëse Shqipëria dhe Kosova nuk janë ndër vendet më ekstreme, niveli i tyre mbetet dukshëm mbi mesataren botërore, e cila është vetëm rreth 0.82% e PBB-së.
Në nivel global, vendet më të varura nga remitancat dominohen nga ekonomi të vogla ose me mundësi të kufizuara punësimi. Taxhikistani kryeson listën, ku remitancat arrijnë pothuajse në gjysmën e ekonomisë kombëtare, me rreth 47.9% të PBB-së. Pas tij renditen Libani dhe Nikaragua, ndërsa vende si Nepali, Hondurasi dhe Samoa mbështeten në remitanca për rreth një të katërtën e prodhimit të tyre ekonomik. Në këto ekonomi, emigracioni është shpesh alternativa kryesore për sigurimin e të ardhurave, ndërsa paratë e dërguara nga jashtë mbajnë në lëvizje konsumin dhe aktivitetin ekonomik.
Për Shqipërinë dhe Kosovën, remitancat mbeten një element stabilizues, sidomos në periudha pasigurie ekonomike. Ato përdoren kryesisht për shpenzime bazë familjare, duke ndikuar drejtpërdrejt në nivelin e konsumit të brendshëm. Megjithatë, varësia e vazhdueshme nga këto të ardhura mbart edhe rreziqe, pasi ekonomitë bëhen më të ndjeshme ndaj zhvillimeve në vendet ku jetojnë emigrantët, si ndryshimet në tregjet e punës apo politikat e emigracionit.
Ndryshe nga vendet e vogla, ekonomitë e mëdha marrin shuma shumë të mëdha remitancash në vlerë absolute, por varen më pak prej tyre kur maten si përqindje e ekonomisë.



Çfarë ka ndodhur sot në tregun valutor?
Dollari amerikan pas rënies së ndjeshme që pësoi ditën e djeshme duket se ka rikuperuar disi në raport me monedhën vendase teksa është blerë sot me 80.7 lekë......
Francezi fiton pikturën e pikasos 1 mln euro - Lotaria e zhvilluar në Paris. Të ardhurat për kërkimin e sëmundjes së Alzheimer
Një francez fitoi një pikturë të Pikasos me vlerë 1 milion euro në një lotari jofitimprurëse. Fituesi, Ari Hodara, një inxhinier softuerësh 59-vjeçar nga......
Në cilin vend u rritën më shumë qiratë? - Kroacia dhe Greqia kryesojnë në BE
Me çmimet e qirave që vazhdojnë të rriten, duke thithur një pjesë gjithnjë e në rritje të të ardhurave mujore të familjeve, të dhënat tregojnë se në vitin......
Bessent nënvlerëson parashikimet e FMN dhe BB - Sipas tij, vlerësimet janë të tepruara. SHBA do të përballojnë çmimet e larta
Sekretari i Thesarit i SHBA-së, Scott Bessent, shprehu shqetësimin për parashikimin në rënie të ekonomisë globale dhe rritje të inflacionit të njoftuara nga......
Fluturimet verore të Evropës, në rrezik - Kontinenti është shumë i varur nga importet e karburantit për avionë
Pushuesit evropianë mund të duhet të ripërcaktojnë planet e tyre të udhëtimit veror, ndërsa linjat ajrore përgatiten për pezullime të fluturimeve për shkak të......
“Rënie e furnizimit dhe tkurrje e kërkesës” - Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë, parashikime të zymta për naftën
Furnizimi botëror me naftë do të tkurret këtë vit, ndërsa lufta në Lindjen e Mesme ka prishur zinxhirët e furnizimit dhe kërkesa do të tkurret, tha Agjencia......
Lufta ngadalëson ekonominë botërore - FMN parashikon një rritje 3,1% në 2026, kundrejt 3,4% më parë
Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) ka ulur parashikimet e rritjes ekonomike globale për vitin 2026 në 3.1 përqind në raportin e Perspektivës Ekonomike......
Samiti, Dhoma e Biznesit të Diasporës bën bashkë investitorët shqiptarë nga e gjithë bota
Dhoma e Biznesit të Diasporës, në bashkëpunim me Ministrinë e Ekonomisë dhe Inovacionit, Ministrinë e Evropës dhe Punëve të Jashtme dhe Rrjetin Global të......


