Shqipëri vs Kosovë, sa ishin investimet dypalëshe? Në gjysmën e parë të vitit, dy vendet investuan rreth 102 mln euro në tregjet e njëra-tjetrës
Tregtia dhe raportet ekonomike mes Shqipërisë dhe Kosovës janë zhvilluar ndjeshëm vitet e fundit. Kërkesat e dyanshme për investime kanë bërë që mes dy shteteve të ketë një interes të shtuar, i cili reflektohet tek shifrat e investimeve por edhe tregtisë së jashtme vit pas viti.
Nëse në vitin 2019 investimet e Shqipërisë në Kosovë regjistroheshin vetëm 12 milionë euro, në vitin 2020 ato u trefishuan, duke arritur në 32.2 milionë euro. Pas një rënieje të lehtë në vitin 2021, trendi mori sërish hov në vitet pasuese. Në vitin 2022 investimet shqiptare në Kosovë u ngjitën në 38.4 milionë euro, ndërsa në 2023 arritën në 32.9 milionë. Rekordi u vendos në vitin 2024, kur vlera e investimeve u rrit në 56.1 milionë euro, ndërsa për gjashtëmujorin e parë të këtij viti shifra qëndron në 39.2 milionë euro, duke treguar një nivel të konsiderueshëm që e mban Kosovën në fokus të kapitalit shqiptar.
Nga ana tjetër, dinamika e investimeve të Kosovës në Shqipëri ka qenë edhe më e fortë. Në vitin 2019 shifra ishte simbolike, vetëm 2.9 milionë euro, ndërsa një vit më pas u ngjit në 4.67 milionë. Rritja reale nisi në vitin 2021, kur investimet e Kosovës në Shqipëri arritën 20.25 milionë euro, për t’u rritur më tej në 29.01 milionë në 2022. Viti 2023 solli një stabilizim në nivelin 28.09 milionë euro, ndërkohë që në 2024 trendi mori hov të ri me 41.69 milionë. Kulmi u shënua në gjysmën e parë të vitit 2025, kur investimet e Kosovës në Shqipëri u rritën ndjeshëm në 62.74 milionë euro, duke shënuar kështu nivelin më të lartë historik të dekadës.
Të dhënat tregojnë gjithashtu se fushat ku përqendrohet pjesa më e madhe e kapitalit janë pasuritë e paluajtshme, ndërtimi dhe prodhimi, të cilat mbeten sektorët më të preferuar si nga investitorët shqiptarë në Kosovë.

Mundësi të reja për bizneset e vogla - Infrastrukturë moderne për tregtarët e Vlorës
Bashkia Vlorë ka shpallur hapjen e tenderit për rivitalizimin e tregjeve tradicionale dhe agroushqimore. Projekti synon rivitalizimin e një hapësire të......

Ekonomia amerikane shënon rritje të ndjeshme - PBB-ja u zgjerua me 3.8% në tremujorin e dytë të vitit 2025
Ekonomia e Shteteve të Bashkuara u rrit me 3.8% nga prilli deri në qershor, sipas një raporti të qeverisë që përfaqëson një përmirësim të ndjeshëm të......

BQK forcon kornizën rregullatore - Për Menaxhimin e Rreziqeve Kibernetike të institucioneve financiare
Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK) ka miratuar Rregulloren për Sistemet e Informacionit dhe Menaxhimin e Rrezikut Kibernetik, e cila vendos një......

Si është mbyllur kjo javë për valutat e huaja?
Dollari amerikan e ka mbyllur javën pozitivisht duke regjistruar rritje nga dita e djeshme teksa është blerë këtë të premte me 82.4 lekë dhe është shitur me......

Apple kërcënon BE me tërheqje të produkteve - Për shkak të legjislacionit të ri. “Brukseli po krijon konkurrencë të padrejtë”
Apple i ka bërë thirrje Komisionit Evropian që të shfuqizojë një sërë rregulloresh teknologjike, duke paralajmëruar se nëse nuk bëhen ndryshime, mund të......

SHBA, tarifa për barnat dhe kamionët - Masat synojnë të mbrojnë prodhuesit vendas nga importet masive
Presidenti Donald Trump ka shpallur një raund të ri tarifash ndëshkuese mbi një gamë të gjerë mallrash të importuara, duke thënë se SHBA do të vendosë tarifa......

Sakhalin-3 do të fillojë operacionet në vitin 2028 - Projekti i ri i gazit të Rusisë që do të furnizojë kryesisht Kinën
Rusia pritet të fillojë prodhimin e gazit natyror në projektin e ri Sakhalin-3 në Oqeanin Paqësor në vitin 2028 për të furnizuar me gaz Kinën dhe për nevojat......

Qeveria emëron 3 zëvendësministre të reja për energjinë, shëndetësinë dhe punët e brendshme
Në mbledhjen e kësaj së enjteje, qeveria ka bërë disa emërime të reja në postet e zëvendësministrave. Ish deputetja e Shkodrës dhe ish ministrja e......