Shqipëri-Kosovë, kush shet më shumë? Nga karburantet, te perimet. Tregtia në gjysmën e parë të vitit

Shkëmbimet tregtare mes Shqipërisë dhe Kosovës u zgjeruan ndjeshëm gjatë gjysmës së parë të vitit 2026, me rritje si të eksporteve, ashtu edhe të importeve. Megjithatë, bilanci vijon të mbetet dukshëm në favor të Shqipërisë, ndërsa lëndët djegëse zënë pjesën më të madhe të mallrave të shitura në tregun fqinj.
Sipas të dhënave të INSTAT-it, gjatë periudhës Janar-Qershor 2026 eksportet shqiptare drejt Kosovës arritën në rreth 20.6 miliardë lekë, duke u rritur me 17.7% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Në të njëjtën kohë, importet nga Kosova u ngjitën në 6.6 miliardë lekë, ose 12.1% më shumë në terma vjetorë.
Si rezultat, suficiti tregtar i Shqipërisë me Kosovën arriti në afro 14 miliardë lekë, nga rreth 11.6 miliardë lekë një vit më parë. Në total, shkëmbimet tregtare mes dy vendeve kapën vlerën e rreth 27.2 miliardë lekëve, me një rritje prej mbi 16%.
Të dhënat tregojnë gjithashtu një ndryshim të fortë mes vlerës dhe sasisë së mallrave të eksportuara. Megjithëse vlera e eksporteve u rrit me 17.7%, pesha e tyre ra me 15.7%, duke zbritur në rreth 403 milionë kilogramë. Kjo sugjeron se rritja është mbështetur nga çmime më të larta ose nga mallra me vlerë më të madhe, dhe jo nga shtimi i volumit të dërgesave.
Lëndët djegëse minerale, vajrat minerale dhe produktet e distilimit dominuan eksportet shqiptare drejt Kosovës, me një vlerë prej rreth 8.9 miliardë lekësh.
Pas tyre u renditën kripërat, sulfuret, oksidet, gëlqerja dhe çimentoja, me rreth 2.2 miliardë lekë, si edhe zarzavatet me mbi 1 miliard lekë. Peshë të konsiderueshme kishin gjithashtu mjetet e transportit, artikujt prej gize dhe çeliku, bojërat, pijet, makineritë dhe frutat.
Në kahun tjetër, importet nga Kosova u përqendruan kryesisht te lëndët djegëse, me rreth 1.16 miliardë lekë, si edhe te artikujt prej guri, allçie dhe çimentoje, me rreth 1.06 miliardë lekë. Ndër kategoritë kryesore renditeshin edhe plastika dhe artikujt prej saj, kafshët e gjalla, mobiliet dhe pijet.
Dollari amerikan i paqëndrueshëm – Luhatje të përgjithshme në tregun valutor
Dollari amerikan e ka nisur këtë të martë në vlera të paqëndrueshme duke pësuar ulje-ngritje në raport me një ditën që lamë pas teksa është blerë këtë......
6.5 mld lekë për projektet e infrastrukturës - Akti normativ/ Malaj: Financim i mbrojtjes, rritja e pensioneve nga 1 Korriku
Akti normativ i qeverisë për ndryshime në buxhetin e vitit 2026, do të mundësojë akomodimin e politikave me ndikim të menjëhershëm ekonomik dhe social, siç......
Sa kushtoi energjia për një shqiptar gjatë 2025-ës? Shqipëria regjistroi shpenzimet më të ulëta në Ballkan
Sipas të dhënave të International Energy Agency (IEA), të përpunuara nga Visual Capitalist, Shqipëria renditet ndër vendet me shpenzimet më të ulëta për......
Bankat mbeten të kujdesshme me bizneset - BSH: Rritja e kërkesës për financim nuk është shoqëruar me më shumë miratime kredish
Në ndryshim nga individët, bankat janë treguar më “të rrepta” në dhënien e kredive ndaj bizneseve gjatë tremujorit të dytë. Standardet e kreditimit mbetën......
Burnham ul TVSH-në për energjinë elektrike - Britani, plani do të kushtojë rreth 850 milionë paund në 2026 dhe 2027
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, menjëherë pas marrjes së detyrës, ka njoftuar uljen e TVSH-së për faturat e energjisë elektrike,......
Bllokada e Detit të Kuq dhe furnizimet globale me energji - Mbyllja e saj nga Huthët, front i ri në krizën energjetike
Huthët e Jemenit, të lidhur me Iranin, do të vendosin një bllokadë detare ndaj Arabisë Saudite, duke e penguar më tej tregun global të energjisë, i cili......
50% tarifa shtesë ndaj Kanadasë - Trump nënshkruan dekretet: Po diskriminon tregtinë amerikane
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, nënshkroi tre dekrete për të vendosur një tarifë shtesë prej 50% për disa mallra kanadeze, duke thënë se Kanadaja po......
Synohet ulja e konsumit të lëndëve djegëse fosile - Propozimet e Brukselit për të lehtësuar procesin
Ekonomia e Bashkimit Evropian duhet të arrijë një objektiv elektrifikimi prej 46% në transport, industri dhe ndërtesa deri në vitin 2040, me qëllim që të ulë......

