Analiza Postuar më 6 Dhjetor 2024, 10:55

Shoqëritë e kursim kreditit u zgjeruan me 8.8%/ Aktivet arritën në 16.4 miliardë lekë në tremujorin e tretë.

Nga Armela Duka

Shoqëritë e kursim kreditit u zgjeruan me 8.8%/ Aktivet arritën

Referuar bilancit sektorial të shoqërive të kursim-kreditit, publikuar nga Banka e Shqipërisë, aktivet gjatë tremujorit të tretë të vitit 2024 kanë arritur në 16 miliardë e 424 milionë lekë, ose rreth 160 milionë euro. Pjesa e aktiveve të shoqërive të kursim-kreditit përbëhet kryesisht nga depozitat e vendosura në institucione të tjera financiare. Përveç kësaj, një përqindje e vogël e aktiveve përfshin investime në letra me vlerë dhe asete të tjera jo financiare. Portofoli i kredisë së dhënë nga shoqëritë e kursim kreditit gjatë periudhës Korrik-Shtator 2024 arriti në afro 12.8 miliardë lekë me një rritje 11.6% më shumë krahasuar me vitin e kaluar.

Aktivititeti financiar i shoqërive të kursim kreditit mbështetet kryesisht nga depozitat e anëtarëve. Në tremujorin e tretë të vitit 2024, depozitat arritën në 11.3 miliardë lekë, duke përbërë më shumë se 80% të detyrimeve totale.

Në sektorin e SHKK-ve, vihet re një rritje e peshës së depozitave në valutë të huaj krahasimisht me kursimet e depozituara në monedhën vendase. Konkretisht, depozitat në valutë patën një rritje vjetore me 13%, pavarësisht efektit negativ të kursit të këmbimit. Nga ana tjetër, depozitat në lekë patën një rritje më modeste me vetëm 5%, krahasuar me tremujorin e tretë të vitit 2023.

Shoqëritë e kursim-kreditit janë të organizuara mbi bazën e vullnetit të lirë të anëtarëve dhe funksionojnë si institucione të miratuara nga ligji, të cilat mund të pranojnë depozita nga anëtarët. Fondet e mbledhura përdoren ekskluzivisht për dhënien e kredive brenda grupit të anëtarëve. Ky model ka rezultuar veçanërisht efektiv për të mbështetur pjesë të shoqërisë që nuk kanë qasje të lehtë në shërbimet bankare tradicionale. Aktualisht në Shqipëri operojnë 16 shoqëri kursim-krediti dhe 1 union.

Sondazh

Poll
Shqipëria 6 Dhjetor Edel Strazimiri

Si është mbyllur kjo javë për valutat e huaja?

Dollari amerikan e ka mbyllur këtë javë në rënie pasi është blerë sot me 92.3 lekë dhe është shitur me 93.5 lekë sipas kursit të këmbimit lokal. Monedha......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat