Shkëmbimet tregtare mes Britanisë e Shqipërisë/ Turizmi dhe shërbimet nxisin marrëdhëniet mes dy vendeve

Tregtia mes Mbretërisë së Bashkuar dhe Shqipërisë po njeh një intensifikim të dukshëm, si në mallra ashtu edhe në shërbime, sipas të dhënave nga Office for National Statistics (ONS).
Në sektorin e shërbimeve, raporti i ONS evidenton një rritje të dukshme të vëllimeve tregtare. Britania ka eksportuar drejt Shqipërisë 71 milionë paund në shërbime transporti, të ndjekura nga 50 milionë paund në shërbime udhëtimi dhe turizmi, që përbëjnë së bashku mbi 70% të të gjithë shërbimeve të eksportuara.
Në rritje janë edhe shërbimet e pronësisë intelektuale dhe ato të biznesit, duke reflektuar një interes në rritje për bashkëpunime profesionale, konsulencë dhe teknologji.
Nga ana tjetër, shërbimet që importon Britania nga Shqipëria janë po aq të rëndësishme për ekonominë shqiptare. Në krye qëndron turizmi, me 106 milionë paund, që përbën pothuajse 70% të totalit të importeve të shërbimeve.
Kjo shifër tregon se britanikët po e zgjedhin gjithnjë e më shumë Shqipërinë si destinacion udhëtimi, trend që lidhet me çmimet konkurruese, natyrën e paprekur dhe promovimin e vazhdueshëm të vendit në tregjet europiane.
Shërbimet e transportit (30 milionë paund) dhe ato të biznesit (11 milionë paund) vijojnë listën, ndërsa edhe sektori publik dhe ai i komunikimeve po fillojnë të fitojnë terren.
ONS thekson se shërbimet qeveritare të importuara nga Britania u rritën me 33.3%, çka sugjeron zgjerim të bashkëpunimit institucional ndërmjet dy vendeve.
Rritja e investimeve britanike në Shqipëri, veçanërisht në turizëm dhe infrastrukturë, mund të përshpejtojë më tej këtë trend pozitiv në vitet e ardhshme.
Makina, pije dhe ushqime eksportet kryesore britanike drejt Shqipërisë.
Në krye të listës së mallrave që Britania eksporton drejt Shqipërisë qëndrojnë makinat të cilat në fillim të vitit renditeshin në fund të listës, me vlerë rreth 2.8 milionë paund, ndonëse kanë pësuar një rënie me 32.9% krahasuar me vitin e kaluar. Pas tyre renditen pijet dhe duhani (2.6 milionë paund), ushqimet e ndryshme (2.2 milionë paund) dhe makineritë e specializuara, që kanë shënuar një rritje prej 25.3%.
Edhe pajisjet e zyrave vijojnë të përbëjnë një pjesë të konsiderueshme të eksporteve britanike, me vlerë 2 milionë paund, edhe pse me një rënie prej afro 30%.
Në total, këto pesë kategori përfaqësojnë thelbin e tregtisë së mallrave nga Britania drejt Shqipërisë, duke reflektuar kërkesën e shtuar për teknologji dhe produkte konsumi në tregun shqiptar.
Nga Shqipëria drejt Britanisë dominon tekstili dhe produktet bujqësore
Në anën tjetër, veshjet kryesojnë eksportet shqiptare drejt Mbretërisë së Bashkuar, me vlerë 2.1 milionë paund, të ndjekura nga frutat dhe perimet (1.4 milionë paund) dhe pijet & duhani (1.3 milionë paund).
Eksportet e drithërave arrijnë në 840 mijë paund, ndërsa këpucët përbëjnë rreth 820 mijë paund, edhe pse kjo kategori ka pësuar një rënie të thellë prej 68% krahasuar me vitin 2024.
Këto shifra tregojnë një strukturë klasike të tregtisë Shqipëri–Britani, ku vendi ynë mbetet furnizues kryesisht i produkteve të industrisë së lehtë dhe bujqësore, ndërsa importon teknologji dhe produkte të konsumit me vlerë të shtuar.
Live TV
16.301 mjete nuk kalojnë kontrollin teknik - DPSHTRR: Defektet teknike, rrezik për sigurinë në rrugë
Kontrolli teknik i automjeteve mbetet një nga elementët më të rëndësishëm për sigurinë në rrugë. Sipas të dhënave të publikuara nga Drejtoria e Përgjithshme......
Sa karburant konsumuan shqiptarët në 2025-ën? - U zhdoganuan 741 mijë ton. Rritet importi i kafesë dhe cigares, bie birra
Importi i karburanteve ka arritur në nivele rekord gjatë vitit 2025, ku janë zhdoganuar në total rreth 741 mijë ton, shifër kjo më e larta e arritur në 5......
Çmim i favorshëm energjie për ujësjellësit - ERE miraton tarifat që do aplikohen gjatë vitit 2026, synohet ulja e stokut të borxheve
Enti Rregullator i Energjisë ka miratuar çmimet me të cilët do ta paguajnë energjinë elektrike ujësjellësit që furnizohen nga Furnizuesi i Mundësisë së......
Kosova frenon rritjen e çmimit të karburanteve - Ministrja e Tregtisë: Synojmë mbrojtjen e konsumatorëve
Ministrja e Tregtisë në Kosovë, Mimoza Kusari-Lila ka nënshkruar vendimin për caktimin e çmimeve të produkteve të naftës, pas rritjes së menjëhershme të......


