Shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës arriti në 76.2%/ Bujqësia kryeson rënien e punësimit, shërbimet shfaqin rritje

Sipas të dhënave më të fundit të publikuara nga Instituti i Statistikave (INSTAT), tregu i punës në Shqipëri paraqet një tablo të përzier në tremujorin e parë të vitit 2026. Nga njëra anë, papunësia vijon të ulet, por nga ana tjetër më pak persona po marrin pjesë në tregun e punës dhe niveli i punësimit ka shënuar rënie.
Të dhënat tregojnë se shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës për grupmoshën 15-64 vjeç arriti në 76.2%, duke u ulur me 0.5 pikë përqindje krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Megjithatë, në raport me tremujorin e fundit të vitit 2025, ky tregues ka shënuar një rritje të lehtë prej 0.3 pikë përqindje.
Ndërkohë, shkalla e punësimit për popullsinë mbi 15 vjeç rezultoi 58%, duke shënuar një rënie prej 0.3 pikë përqindje në krahasim me tremujorin e parë të vitit 2025 dhe 0.5 pikë përqindje krahasuar me tremujorin paraardhës.
Në anën tjetër, shkalla e papunësisë ra në 8.4%, me një ulje prej 0.3 pikë përqindje në krahasim me një vit më parë, edhe pse krahasuar me fundin e vitit 2025 ka pasur një rritje të lehtë prej 0.1 pikë përqindje.
Sipas anketës, në Shqipëri vlerësohet se janë rreth 1.15 milionë persona të punësuar, ndërsa numri i të papunëve arrin në mbi 105 mijë persona.
Nga ana tjetër bujqësia paraqitet sektori ku punësimi është ulur më shumë krahasuar me një vit më pare me një rënie prej 6.7% e pasuar nga shërbimet me një rënie prej 4.1%. Edhe nëse e krahasojmë me tremujorin e shkuar këto sektorë kanë një ulje prej 2.9% dhe 5.7%. Ndërkohë shërbimet kanë shënuar rritje të punësimit.
Shifrat sugjerojnë se, megjithëse papunësia mbetet në nivele relativisht të ulëta historike, tregu i punës po përballet me sfida që lidhen me tkurrjen e punësimit dhe pjesëmarrjes së popullsisë në aktivitet ekonomik. Kjo mund të lidhet me ndryshimet demografike, emigracionin apo lëvizjet sezonale të fuqisë punëtore, faktorë që vazhdojnë të ndikojnë zhvillimet në ekonominë shqiptare.
Live TV
Praktikat e punës, Salla: 85 të rinj i bashkohen Ministrisë së Bujqësisë dhe institucioneve vartëse
Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, bëri të ditur se 85 të rinj janë pranuar këtë vit në Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural dhe......
Trump nënshkruan marrëveshjen e sigurisë me Groenlandën, SHBA zgjeron praninë ushtarake
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka nënshkruar një marrëveshje të re sigurie për Groenlandën me Danimarkën dhe territorin ishullor. Trump, kryeministrja......
Bisedimet e BE-së për buxhetin, negociatat kanë ngecur, rreziku për bllokim mbetet i lartë
Ministrat e çështjeve evropiane u takuan në Bruksel të martën për një raund tjetër negociatash mbi buxhetin e ardhshëm shtatëvjeçar të BE-së. Pavarësisht një......
New York, Albin Kurti takon shefen e FMN-së: Kosova po shënon rritje ekonomike 4-5%
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, gjatë vizitës në New York në kuadër të Javës së Nivelit të Lartë të Sesionit të 81-të të Asamblesë së......

