Analiza Postuar më 14 Gusht 2025, 11:14

Shifrat e zjarreve, Shqipëria larg rekordeve të rajonit/ Bosnje Hercegovina dhe Mali i Zi, më të prekurat në dekadën e fundit

Nga Xhorxhina Deda

Shifrat e zjarreve, Shqipëria larg rekordeve të rajonit/ Bosnje

Të dhënat e "Sistemit Europian të Informacionit për Zjarret në Pyje", për periudhën 2015–2025, tregojnë se Shqipëria ka humbur rreth 233 mijë hektarë nga zjarret, më pak se Bosnje Hercegovina (470 mijë ha) apo Mali i Zi (236 mijë ha). Në listën e dekadës së fundit, vendi ynë renditet në mes, duke lënë pas Serbinë dhe Kosovën, ndërsa mban shifra të ngjashme me Maqedoninë e Veriut.

Edhe në numër zjarresh, ku llogariten 1,037 raste në total, Shqipëria renditet dukshëm poshtë Bosnje Hercegovinës me 1,549 zjarre, duke dëshmuar se, ndonëse sfida ekziston, nuk jemi mes vendeve më të goditura në rajon.

Viti 2025 ka sjellë për vendin tonë rreth 49,486 hektarë të djegur, një shifër e lartë, por jo e më e larta ndër vite. Në retrospektivë historike, Shqipëria ka pasur edhe vite më të vështira se ky, si 2007-a, kur u dogjën mbi 127 mijë hektarë, apo 2011-a dhe 2012-a, me mbi 53 mijë hektarë secila. Kjo tregon se ciklet e zjarreve kanë luhatje të mëdha, shpesh të ndikuara nga kushtet klimatike dhe praktikat e menaxhimit të pyjeve.

Në rajon, Bosnje Hercegovina ka humbur këtë vit rreth 25,298 ha, ndërsa Mali i Zi rreth 17,752 ha. Nga ana tjetër, Maqedonia e Veriut humbi 25,711 ha, Serbia 20,778 ha dhe Kosova me 8,820 ha. Këto të dhëna dëshmojnë se kjo është një sfidë e përbashkët rajonale.

Shifrat nga EFFIS për Shqipërinë ndër vite bëjnë me dije se qarku më i prekur nga zjarret rezulton Vlora, pasuar nga Shkodra, Kukësi dhe Gjirokastra. Ndërkohë, në Kosovë, zonat më të prekura janë Prizreni dhe Prishtina.

Me mbi 21 m² pyll të humbur për çdo banor, sfida e rikuperimit mbetet reale, por eksperienca e viteve të kaluara tregon se menaxhimi i mirë dhe bashkëpunimi rajonal mund të bëjnë diferencën.

 

Shifrat e zjarreve, Shqipëria larg rekordeve të rajonit/ Bosnje

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat