Shërbimet rriten në shitje, punë dhe paga/ Prodhimi, në “ngërç”. Industria paraqitet me rënie në disa tregues
Shifrat nga “Instituti i Statistikave” në publikimin mbi statistikat afatshkurtra tregojnë se shërbimet gjatë tremujorit të tretë të këtij viti paraqiten me rritje pothuaj në të gjithë indekset, ndërkohë prodhimi ka shënuar rënie në disa prej tyre. Rritjen më të madhe e regjistrojnë transporti, hotelet dhe agjencitë e udhëtimit, si në shitje ashtu edhe në numër të punësuarish dhe paga.
Kjo rritje në këtë sektor është kryesisht rezultat i performancës së mirë të sezonit turistik, që e kanë konfirmuar edhe shumë indikatorë të tjerë të analizuar më herët nga “Scan Intel”. Kështu, transporti dhe magazinimi ka regjistruar rritje të shitjeve neto me 27.2%. Agjencitë e udhëtimit paraqesin një rritje të shitjeve neto me 12.6%, krahasuar me një vit më parë, e cila është dhe shifra e dytë më e lartë për këtë indeks nga të gjitha aktivitetet e marra në analizë.
Rritje paraqesin dhe indeksi i numrit të të punësuarve me 7.4% dhe fondi i pagave me 16.4%. Përgjatë tremujorit të tretë të këtij viti, agjencitë e udhëtimit duket se kanë patur rritjen më të lartë të pagave. Hotelet po ashtu regjistrojnë rritje gjatë tremujorit të tretë të këtij viti. Indeksi i shitjeve në volum për aktivitetin hotele është rritur me 8.8%, ndërsa nga ana tjetër, indeksi i numrit të të punësuarve është rritur me 7.4%. Fondi i pagave është rritur me 14%.
"Bar-Restorantet" po ashtu paraqiten me rritje në të gjithë indekset, ku rritjen më të lartë e ka pësuar indeksi shitjeve neto me 6.4%. Nga ana tjetër, “Informacioni dhe Komunikacioni” regjistron rritjen më të lartë në indeksin e fondit të pagave me 12.1%.
Instituti i Statistikave ndër të tjera ka publikuar gjithashtu treguesit tremujorë mbi prodhuesit e të mirave për tremujorin e tretë të këtij viti. Këta tregues sinjalizojnë rënie të indekseve të shitjeve, prodhimit dhe numri të të punësuarve kryesisht në sektorin e industrisë. Ndërkohë, sa i përket sektorit të ndërtimit, indeksi i shitjeve neto në volum shënoi rritje 9.1%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Nga ana tjetër, indeksi i prodhimit në volum shënoi rritje 5.6%, ai i numrit të punësuarve me 1.1% dhe indeksi i fondit të pagave në ndërtim u rrit me 9.7%.
Sondazh

Kroaci, plani i ri për rritjen e popullsisë - Qeveria do të investojë 685 mln euro për të frenuar krizën demografike
Kroacia po ndërmerr veprime për të trajtuar rënien e popullsisë dhe shkallën e ulët të lindjeve me një plan 685 milionë eurosh të fokusuar në mbështetjen e......

ALPEX nis ankandet brenda së njëjtës ditë - Bursa Shqiptare e Energjisë Elektrike: Çmime dinamike, tregti efikase ndërkufitare
Bursa Shqiptare e Energjisë Elektirke, ALPEX ka nisur operimin e Tregut të Ankandeve Brenda së Njëjtës Ditë, midis Shqipërisë dhe Kosovës si bashkim......

Ekonomia gjermane do të vijojë “ngecjen” në 2025 - Sipas Bundesbank, politikat e Trump rrezikojnë eksportet vendase
Ekonomia e Gjermanisë nuk ka shumë gjasa të rritet në vitin 2025, pas tkurrjes së këtij viti, sipas parashikimeve të reja nga Bundesbank. Produkti i......

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?
Dollari amerikan ka regjistruar rënie këtë fillim jave duke u blerë sot me 92.9 lekë dhe duke u shitur me 93.9 lekë në raport me javën që lamë pas. Monedha......

Giorgia Meloni jep dorëheqjen si presidente e partisë konservatore europiane!
Meloni e bëri njoftimin në një fjalim në festivalin vjetor të të rinjve të partisë së saj Brothers of Italy, në Romë të dielën. Në të morën pjesë mbi 300 të......

Eksportet bujqësore, rritje me 19.5% - Prodhimet shqiptare, konkurruese në tregjet e huaja
Prodhimet shqiptare po zgjerohen gjithnjë e më shumë në tregjet e huaja. Eksportet bujqësore kanë shënuar rritje me 19.5% gjatë periudhës janar-nëntor 2024......

Si po ndryshon forma e lumenjve globalë?!
Rrjedhat e lumenjve lëvizin në rrjedhën e sipërme, për shkak të ndryshimeve klimatike dhe aktiviteteve njerëzore. Një studim mbi mënyrën se si është......

Hendeku gjinor i pagave: Ekziston vetëm një vend në Europë që paguan gratë më shumë se burrat
Hendeku gjinor i pagave është ende shumë i dukshëm në Europë. Disa tregues tregojnë pabarazinë midis grave dhe burrave në shumë fusha, por jeta ekonomike......