Sektorët financiarë dhe Real Estate, në zgjerim/ Bizneset në këto fusha regjistrojnë rritje me 13.5%

Eurostat ka publikuar së fundmi statistika të reja në lidhje me hapjen e bizneseve në vendet e Europës, duke analizuar ecurinë e regjistrimeve të reja sipas sektorëve kryesorë ekonomikë. “Scan Intel” ka analizuar shifrat e rregjistrimeve e aktiviteteve të reja në sektorin e pasurive të paluajtshme, aktivitetet financiare dhe të sigurimeve, si edhe në aktivitetet profesionale.
Për sa i përket këtyre sektorëve, Shqipëria rezulton ndër vendet me performancën më të mirë gjatë tremujorit të fundit të vitit 2025. Vendi ka shënuar një rritje prej 13.5% në hapjen e bizneseve të reja në këto fusha, duke rikuperuar ndjeshëm rezultatin e tremujorit paraardhës, kur regjistrohej një rënie prej 4.2%. Ky përmirësim tregon një kthesë pozitive të aktivitetit ekonomik në sektorët e lidhur me investimet, shërbimet financiare dhe profesionet e specializuara.
Edhe në indeksin e përgjithshëm të hapjes së bizneseve për këta sektorë, Shqipëria paraqitet në nivele të larta, e vlerësuar me 166.8 pikë, çka e pozicionon mbi mesataren e shumë vendeve të tjera europiane.
Në Europë, rritjen më të theksuar e ka shënuar Maqedonia e Veriut, me një zgjerim prej 77.8% në hapjen e bizneseve në këto aktivitete, duke kryesuar listën. Pas saj renditet Shqipëria, ndërsa Italia shfaqet gjithashtu me një ecuri pozitive, me një rritje prej 12% në këta sektorë.
Në anën tjetër të renditjes, Irlanda ka regjistruar rënien më të fortë në hapjen e bizneseve në këto fusha, e ndjekur nga Luksemburgu dhe Mali i Zi, me ulje përkatësisht 23.4% dhe 19.9%. Këto shifra tregojnë se ndërsa disa ekonomi po përjetojnë zgjerim të aktivitetit në sektorët e pasurive të paluajtshme dhe shërbimeve financiare, të tjera po përballen me ngadalësim të ndjeshëm.
Parku diellor i Spitallës, në operim brenda 2027-ës/ Centrali i dytë më i madh në vend, ERE i vendos kusht në licencën e prodhimit
Parku fotovoltaik i Spitallës duhet të nisë prodhimin brenda vitit 2027. Kushti për projektin e dytë më të madh fotovoltaik në vend është vendosur nga Enti......
Negociatat, drejt përmbylljes në 2027 - Parlamenti Europian, draft-raport për Shqipërinë. Sinjale pozitive për ekonominë
Parlamenti Europian ka publikuar draft-raportin për Shqipërinë për vitin 2025, ku vlerësohet përparimi i vendit në procesin e negociatave dhe në reformat......
"Durana" jo parajsë fiskale, por motor inovacioni - Ibrahimaj: 80 rezidentë, 52% e kompanive vijnë me kapital të huaj
Gjatë një interpelance në Kuvend, Ministrja Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, ka sqaruar çështjen e Durana Tech Park. “Me VKM nr. 73, qeveria......
Kush përfiton rimbursim nga DIVA? - Çelmeta: Zbritjet për arsimin, njihen vetëm faturat e fiskalizuara
Individët e punësuar me të ardhura vjetore deri në 1.2 milionë lekë dhe mbi këtë prag do të kenë të drejtë përfitojnë zbritje tatimore për fëmijët në......
Në cilin vend të BE u rritën më shumë çmimet? - Vitin e kaluar kryesoi Rumania me 6,7%. Franca, tregu më i qëndrueshëm
Në vitin 2025, çmimet e ushqimeve në Bashkimin Evropian shënuan një rritje mesatare prej 2.8%, megjithatë, pamja e përgjithshme fsheh divergjenca të forta......
Ushqimet “Made in Albania” në tregjet e huaja/ Rënie e fortë te mishi dhe zarzavatet, por rritje dyshifrore te përpunimi ushqimor
Eksportet e ushqimeve në janar 2026 kontribuan me 0.3 pikë përqindje në rënien totale prej 4.5% të eksporteve. Analiza sipas kapitujve tregon se goditja më e......
Transfertat e Shqipërisë në euro, sot 95% më lirë! - Para SEPA, kostot e pagesave ndërkufitare ishin deri 17 herë më të larta se BE
Anëtarësimi i Shqipërisë në SEPA ka sjellë një transformim të ndjeshëm në kostot e transfertave ndërkufitare në euro, duke i afruar ato me standardet e......
Sot, takimi inaugurues i Bordit të Paqes - Kryeministri Rama, në SHBA për të firmosur marrëveshjen e anëtarësimit
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do të kryesojë sot takimin e parë të themelimit të Bordit të Paqes. Delegacione nga 47 vende plus Bashkimi Evropian......


