Analiza Postuar më 30 Tetor 2025, 09:59

Saranda, “kryeqendra” e transportit detar për udhëtarët/ Gati gjysma e pasagjerëve të vendit udhëtuan nga ky port gjatë verës

Nga Xhorxhina Deda

Saranda, “kryeqendra” e transportit detar për

Numri i pasagjerëve që kanë udhëtuar me anije gjatë tremujorit të tretë të vitit 2025 ka arritur në 1 milion e 10 mijë e 888 persona, sipas të dhënave më të fundit të INSTAT. Shifrat tregojnë një rritje të dukshme të lëvizjes detare në krahasim me periudhat pararendëse, duke konfirmuar suksesin e plotë të sektorit turistik dhe transportit detar.

Në krye të listës qëndron Porti i Sarandës, i cili ka përthithur 49.2% të gjithë pasagjerëve që kanë udhëtuar përmes porteve shqiptare. Ky port, i cili shërben kryesisht për linjat turistike me Korfuzin, ka regjistruar 497 mijë e 285 pasagjerë gjatë tremujorit, duke konfirmuar rolin e tij si porta kryesore e turizmit detar në vend.

Nga ana tjetër, Durrësi vijon të mbetet porta e madhe e udhëtimeve ndërkombëtar me 412,930 pasagjerë, që përfaqësojnë 40.8% të totalit kombëtar. Edhe pse ka një rënie të lehtë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024, Durrësi mbetet qendra kryesore e lundrimeve tregtare dhe pasagjerëve drejt Italisë. Gjatë vitit të fundit, struktura e udhëtimeve ka ndryshuar ndjeshëm, me një rritje të hyrjeve turistike dhe një ulje të daljesve, çka tregon për një prurje më të madhe vizitorësh të huaj.

Porti i Vlorës renditet i treti, me 100,673 pasagjerë ose rreth 10% të totalit kombëtar.
Edhe pse shifrat e këtij tremujori janë më të ulëta se në vitin 2024, Vlora vazhdon të mbetet një nyje e rëndësishme për linjat me Italinë dhe Greqinë, veçanërisht gjatë sezonit veror.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat