Sa u rritën fluturimet komerciale në janar? Eurostat: Shqipëria, rritje rekord 115.7% krahasuar me periudhën para pandemisë
Fluturimet komerciale po kthehen gjithnjë e më shumë në një tregues të drejtpërdrejtë të zhvillimit të turizmit dhe të dinamikës së lëvizjes së qytetarëve, si vendas ashtu edhe të huaj. Rritja e numrit të fluturimeve reflekton jo vetëm shtimin e kërkesës për udhëtime, por edhe forcimin e lidhjeve ekonomike dhe turistike të një vendi me pjesën tjetër të botës. Në këtë kontekst, Shqipëria ka shënuar një ecuri mbresëlënëse vitet e fundit, duke tërhequr një interes në rritje nga vizitorët ndërkombëtarë dhe duke konsoliduar pozicionin e saj si një destinacion gjithnjë e më i kërkuar.
Sipas të dhënave të publikuara nga Eurostat, në janar 2026 Shqipëria ka regjistruar një rritje prej 115.7% të fluturimeve komerciale krahasuar me të njëjtin muaj të periudhës para pandemisë. Ky rezultat e vendos vendin në krye të renditjes jo vetëm në rajon, por në të gjithë Europën për ritmin më të lartë të rritjes në këtë tregues.
Një tjetër element domethënës është performanca e vendeve të rajonit, të cilat gjithashtu kanë shënuar rritje të konsiderueshme. Pas Shqipërisë renditet Serbia me një rritje prej 56.7%, duke mbajtur vendin e dytë. Ndërkohë, edhe Bosnje dhe Hercegovina dhe Maqedonia e Veriut përfshihen mes pesë vendeve me rritjen më të lartë, me përkatësisht 52.4% dhe 48.5%, çka tregon një rimëkëmbje të përgjithshme të trafikut ajror në Ballkan. Ndërkohë Mali I Zi shënoi ulje me 4.6%.
Në nivel europian, pas Shqipërisë pozicionohet Islanda, e ndjekur nga Qipro me 41.3%, Malta me 38% dhe Greqia me 26.2%, vende që gjithashtu kanë përfituar nga rritja e kërkesës për udhëtime dhe turizëm.
Megjithatë, panorama nuk është pozitive për të gjitha shtetet. Sllovenia rezulton të jetë vendi me rënien më të madhe në kontinent, me një ulje prej 44.6% krahasuar me periudhën para pandemisë. Tendenca negative vijon edhe në vende të tjera si Suedia me -37.6%, Letonia me -30.9% dhe Gjermania me -27.9%.
Turqia forcon pozitat, Arabia Saudite tërhiqet/ Si ndryshuan partnerët kryesorë tregtarë të importeve në fillimvit?
Në janar 2026, struktura e importeve mbetet e ngjashme me atë të një viti më parë, por me disa lëvizje të dukshme në peshat relative të partnerëve. Italia......
300 milionë lekë grant për startup-et në 2026 - Miratohet skema e ndihmës shtetërore për sipërmarrjet inovative
Qeveria do të mbështesë financiarisht startup-et dhe lehtësuesit e tyre gjatë vitit 2026, përmes një skeme ndihme shtetërore në formën e grantit, me një fond......
Kuvendi zgjedh 4 anëtarët e Këshillit Mbikëqyrës të BSH - Profesionistë të ekonomisë dhe sektorit bankar
Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar në një seancë plenare maratonë zgjedhjen e anëtarëve të rinj në Këshillin Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, organi më i......
Treni Durrës-Rrogozhinë, hapet tenderi për ndërtimin - Punimet përfshijnë rehabilimitin e 34 km linjë ekzistuese dhe 5 stacione
Hekurudha Shqiptare ka hapur tenderin për ndërtimin e linjës hekurudhore Durrës – Rrogozhinë, pjesë e Korridorit VIII. Procedura është publikuar në......
Si është mbyllur kjo javë për valutat kryesor?
Dollari amerikan e ka mbyllur këtë javë në paqëndrueshmëri duke pësuar luhatje të vazhdueshme teksa është blerë mëngjesin e sotëm me 81.5 lekë dhe është......
Drafti “Made in Europe” - BE synon mbrojtjen nga Kina dhe SHBA
Ministri britanik i marrëdhënieve me BE ka bërë me dije se plani "Made in Europe" i Bashkimit Europian mund të ndikojë në zinxhirët e furnizimit duke krijuar......
Strehimi social dhe ndihma për qira - Sa shpenzojnë qeveritë evropiane për person?
Strehimi po shndërrohet në një krizë në rritje në të gjithë Evropën. Në dhjetor 2025, Komisioni Evropian njoftoi Planin e tij të parë Evropian për Strehim të......
“Bordi i Paqes”, në konkurrencë me OKB? - Analiza e “Politico”/Trump: Forcon Kombet e Bashkuara. Rama: Ndihmon ta zgjojë
Takimi i parë i Bordit të Paqes të Donald Trump të enjten ishte i mbushur me diskutime të ngjeshura për presidentin, por i lehtë në detaje të tjera, pasi një......


