Analiza Postuar më 3 Prill 2026, 10:48

Sa ton ar zotëron Banka e Shqipërisë? Rreth 1.54 gram për frymë në 2025. Jemi ndër vendet e fundit në Europë

Nga Xhorxhina Deda

Sa ton ar zotëron Banka e Shqipërisë?  Rreth 1.54 gram për

Të dhënat zyrtare nga Banka e Shqipërisë, të përfshira në raportin vjetor për vitin 2025 tregojnë se totali i rezervës valutore të vendit fiksohet në 7.3 miliardë euro, nga 6.26 miliardë euro një vit më parë. Në këtë rezervë valutore përfshihet edhe ari monetar.

Sipas raportit, në fund të dhjetorit 2025, stoku i rezervës valutore bruto përfshinte edhe rreth 116.99 mijë onz, ose 3.64 ton ar monetar.

Shifrat e analizuara nga “Scan Intel”, referuar “Trading Economics” tregojnë se Shqipëria është ndër vendet e fundit në Europë sa i përket rezervës valutore në ar. Në Europë, vetëm Luksemburgu, Malta, Estonia, dhe Islanda vlerësohet të kenë rezerva valutore në ar më të vogla se Shqipëria.

Për Serbinë ndërkohë, rezerva në ar fiksohet në rreth 53 ton, për Maqedoninë e Veriut në 6.89 ton, ndërsa për Bosnje Hercegovinën në rreth 3.48 ton, referuar shifrave të vitit 2025. Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbajnë vendin e parë në nivel global, me rezervat valutorë në ar që fiksohen në rreth 8133 ton. Gjermania ndërkohë, është e para në Europë dhe e dyta në botë, me 3350 ton ar në arkën e Bankës Qendrore. Më pas ndjekin Italia, Franca, Rusia dhe Kina, që mbyllin 6 vendet e para të listës.

Ndërkohë, krahasuar me popullsinë, 3.64 ton rezerva valutore, përkthehen në 1.54 gram për frymë.

Por, si ndahet rezerva valutore e Bankës së Shqipërisë? Pjesa më e madh e saj, ose më saktë rreth 60.3% shprehet në Euro, 22.3% në dollar. Ndërkohë, ar monetar përbën 5.9%, SDR 3.7%, RMB 2.7%, paund britanik 2.5%, jen japonez 2% dhe dollar australian 0.6%. Kjo do të thotë se ari nuk është elementi dominues i rezervës, por mbetet një komponent i dallueshëm i saj.

Sa ton ar zotëron Banka e Shqipërisë?  Rreth 1.54 gram për

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat