Analiza Postuar më 21 Nëntor 2025, 11:28

Sa të mitur shqiptarë morën leje qëndrimi në Europë? Në total u dhanë 147 mijë leje, shqiptarët përbëjnë 13% të totalit

Nga Eldiona Serani

Sa të mitur shqiptarë morën leje qëndrimi në

Të dhënat më të fundit të Eurostat për vitin 2024 tregojnë se Shqipëria vijon të jetë një nga vendet kryesore të origjinës së të miturve që marrin leje të para qëndrimi në Bashkimin Europian. Nga 147 474 leje qëndrimi të lëshuara për të mitur nga Europa, 13% i takojnë shtetasve shqiptarë, duke e renditur vendin tonë në pozicionin e tretë, pas Ukrainës (21%) dhe Bjellorusisë (15%). Ky pozicionim e vendos Shqipërinë në qendër të hartës migratore europiane, veçanërisht për lëvizjet e fëmijëve dhe të rinjve.

Në total, në mbarë botën gjatë vitit 2024 u dhanë 540 445 leje të para qëndrimi për të mitur, ku Europa përfaqëson një pjesë të konsiderueshme prej 27%. Këto shifra tregojnë se kontinentit i shtohet çdo vit një numër i madh të miturish që kërkojnë të integrohen në sistemet arsimore dhe sociale të vendeve anëtare të BE-së. Rritja e kërkesave nga Shqipëria lidhet kryesisht me bashkimin familjar, më pas me mundësitë për arsimim dhe perspektivat e një jete më të qëndrueshme në vendet pritëse.

Në shkallë globale, Asia është rajoni me numrin më të madh të të miturve që marrin leje të para qëndrimi, me 201 039 fëmijë që përfaqësojnë 37% të totalit botëror. Në krye të listës së shteteve aziatike renditen Siria (31%), Afganistani (13%), India (11%), Kina përfshirë Hong Kongun (8%) dhe Pakistani (7%). Paralelisht, Afrika përbën 21% të totalit botëror, me 111 934 të mitur, nga të cilët një pjesë e madhe vijnë nga Maroku (36%), Egjipti (8%), Nigeria (7%), Somalia (5%) dhe Eritrea (5%). Të dhënat tregojnë se këto rajone vijojnë të përballen me sfida sociale, konflikte dhe vështirësi ekonomike që ndikojnë drejtpërdrejt në emigracionin e moshave të reja.

Edhe pse flukset më të larta globale vijnë nga Azia dhe Afrika, Shqipëria mbetet një nga vendet më të spikatura brenda kontinentit europian për sa i përket emigracionit të të miturve. Ky realitet nënvizon sfidat demografike dhe socio-ekonomike që vendi duhet të adresojë, teksa gjithnjë e më shumë familje shqiptare zgjedhin vendet e Bashkimit Europian për zhvillimin dhe të ardhmen e fëmijëve të tyre.

Shqipëria 21 Nëntor Edel Strazimiri

Si është mbyllur kjo javë për valutat kryesore?

Dollari amerikan ka pasur një javë të paqëndrueshme duke regjistruar lëvizje të vazhdueshme të kuotës teksa është blerë këtë të premte me 83.2 lekë dhe është......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat