Sa shpenzojnë bizneset shqiptare për ruajtjen e të dhënave? Gati një në 3 sipërmarrje paguan tarifë për blerjen dhe përdorimin e cloud

Një nga nevojat më të reja të kompanive sot është ruajtja e dokumenteve dhe informacionit në mënyrë digjitale. Me përshpejtimin e procesit të digjitalizimit, blerja e memories dhe e serverëve për ruajtjen e të dhënave, qoftë fizikë apo në cloud, ka kaluar nga një zgjedhje opsionale në një domosdoshmëri për funksionimin e bizneseve.
Sipas të dhënave të Agjencisë Europiane të Statistikave, rreth 33.6% e kompanive shqiptare kanë investuar në serverë ose shërbime cloud për të ruajtur informacionet e tyre.
Sa i përket kostove, shpenzimet për cloud ndryshojnë sipas madhësisë së biznesit dhe nivelit të përdorimit. Për bizneset e vogla dhe të mesme, kostoja mesatare varion nga 20 deri në 100 dollarë për përdorues në muaj, çka përkthehet në rreth 240 deri në 1,200 dollarë në vit. Këto shërbime përdoren kryesisht për ruajtjen e dokumenteve, komunikimin përmes email-it, kopje sigurie të të dhënave dhe aplikacione bazë menaxheriale, ndërsa kompanitë e mëdha e shfrytëzojnë cloud-in në një shkallë shumë më të gjerë, për analiza të avancuara të të dhënave, inteligjencë artificiale dhe sisteme kritike për operimin e biznesit. Në kompanitë e mëdha blerja e cloudit mund të tejkalojë disa here kosoton mesatare.
Krahasimi i të dhënave në nivel rajonal tregon se Shqipëria renditet e dyta për përqindjen e kompanive që përdorin cloud-in, menjëherë pas Serbisë, e cila kryeson me 41.5%. Pas Shqipërisë vjen Mali i Zi me 33.3%, ndërsa Bosnje & Hercegovina mbetet vendi me përqindjen më të ulët të kompanive që kanë investuar në serverë apo memorje digjitale.
Në nivel europian, vendet e Europës Veriore kryesojnë bindshëm përdorimin e cloud-it. Finlanda spikat me gati 80% të kompanive që e blejnë këtë shërbim, e ndjekur nga Suedia, Malta, Irlanda dhe Danimarka. Në anën tjetër të renditjes qëndrojnë Bullgaria, Turqia dhe Greqia, ku kompanitë tregohen më pak të prirura për të investuar në serverë apo shërbime cloud.
210 mln lekë grante për ndërmarrjet sociale - Ndihmë shtetërore për punësimin dhe shërbimet
Është botuar në Fletoren Zyrtare vendimi i Komisionit të Ndihmës Shtetërore për autorizimin e skemës së ndihmës shtetërore “Fondi në mbështetje të......
“Qendrat e të dhënave orbitale, shumë larg realitetit” - Kreu i Amazon thotë së kjo ide nuk është ekonomike
Një ekzekutiv i lartë i cloud computing të Amazon tha se qendrat e të dhënave të bazuara në hapësirë janë "shumë larg" të qenit një realitet, edhe pse një......
Nje tjetër marrëveshje tregtare për BE? - Brenda këtij muaji pritet nënshkrimi me Australinë
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, pritet të shkojë në Australi Brenda këtij muaji në një përpjekje për të nënshkruar një marrëveshje......
Kursi i këmbimit/ Çfarë ka ndodhur sot në tregun valutor?
Dollari amerikan e ka nisur këtë të mërkurë negativisht duke humbur pikë nga një ditë më parë teksa është blerë mëngjesin e sotëm me 81.2 lekë dhe është......
Lazer e satelitë spiunë në shpenzime ushtarake hapësinore - Gjermania po shqyrton rritjen e investimeve me mbi 100 satelitë
Gjermania po shqyrton investimet që variojnë nga satelitët spiunë dhe aeroplanët hapësinorë deri te lazerët sulmues në kuadër të një plani shpenzimesh......
Europa duhet të mbajë kontrollin e teknologjive kryesore - Komisionerja: Synohet më shumë pavarësi nga SHBA
Evropa duhet të mbajë kontrollin mbi teknologjitë kryesore që mbështesin ekonomitë e rajonit, tha Komisionerja e Shërbimeve Financiare i Bashkimit Evropian,......
Forbes: Bregdeti verior i Shqipërisë, zonë me potencial të lartë për pasuritë e paluajtshme
Me arkitekturë guximtare, mikpritje të nivelit botëror dhe infrastrukturë të re që po përshpejton zhvillimin e zonës, bregdeti verior i Shqipërisë, i pasur......
Kosovë, në 2025 qytetarët dhe bizneset morën 655 milionë euro overdrafte
Overdraftet e tërhequra nga bankat prej qytetarëve e bizneseve në Kosovë gjatë vitit 2025 kanë arritur vlerën 655 milionë euro. Sipas të dhënave të......


