Sa rëndësi ka Turqia si partner ekonomik për Shqipërinë? Shkëmbimet tregtare prekën vlerën e 1.2 miliardë dollarëve në vitin 2024
Marrëdhëniet tregtare ndërmjet Shqipërisë dhe Turqisë janë forcuar ndjeshëm gjatë dy dekadave të fundit, duke e shndërruar Turqinë në një nga partnerët më të rëndësishëm ekonomikë të vendit. Të dhënat e analizuara nga “Scan Intel”, nga viti 2005 e deri në mesin e vitit 2025 tregojnë një rritje të qëndrueshme të shkëmbimeve tregtare, të cilat kanë kaluar nga rreth 20.7 miliardë lekë në vitin 2005, në më shumë se 101 miliardë lekë në vitin 2024, ndërsa për periudhën Janar-Gusht 2025 totali ka arritur në 60.6 miliardë lekë.
Importet shqiptare nga Turqia kanë njohur një rritje të ndjeshme gjatë gjithë periudhës së analizuar. Në vitin 2005 ato ishin 19.6 miliardë lekë, ndërsa në vitin 2024 kanë arritur në mbi 96.6 miliardë lekë, duke u pesëfishuar brenda 20 vitesh. Kjo rritje reflekton pozicionin e fortë që Turqia ka fituar në tregun shqiptar.
Nga ana tjetër, eksportet shqiptare drejt Turqisë kanë mbetur në nivele shumë më të ulëta krahasuar me importet, duke treguar një bilanc tregtar të thellësisht negativ për Shqipërinë. Në vitin 2005 eksportet ishin vetëm 1.13 miliardë lekë, ndërsa në vitin 2024 ato kanë arritur në 4.84 miliardë lekë, me një rritje të moderuar përgjatë viteve.
Megjithatë, përpjekjet për diversifikimin e produkteve të eksportit përfshirë mineralet, materialet e ndërtimit, tekstilet dhe produktet bujqësore kanë sjellë një përmirësim të lehtë në strukturën e shkëmbimeve. Për periudhën Janar-Gusht 2025, eksportet llogariten në 3.98 miliardë lekë, një shifër që, nëse trendi vijon, mund të çojë në një total vjetor më të lartë se ai i vitit paraprak.
Pak kohë më përpara, në një konferencë të përbashkët mes dy vendeve, presidenti turk tha se marrëdhëniet mes dy vendeve do të ngrihen në një tjetër nivel ku objektivi i volumi tregtar të shkojë në 2 miliardë dollarë.
Por çfarë politikash duhet të ndiqen për të arritur këtë synim?
Një nga alternativat mund të jetë ulja e çmimeve, pra të bëhet me konkuruese se partnerët e tjerë tregtarë të vendit tonë, ndërsa alternativa e dytë mund të lidhet me ndryshimin e gjeografisë se tregtisë turke. Por çfarë marrin ne nga Turqia? Të dhënat nga INSTAT tregojnë se artikujt kryesorë të importit janë “Giza dhe çeliku” dhe “Lëndët djegëse e mineralet”.

Turqia “pushton” Shqipërinë me investime/ Në harkun e një dekade kapitali nga ky vend është katërfishuar
Turqia është bërë vitet e fundit një nga investitorët kryesorë në vendin tonë duke zbritur nga “froni” Holandën apo Italinë. Në gjashtë muajt e parë të vitit......

Sa peshë kanë vendet e BE-së në tregtinë Shqiptare? Në vitin 2025 janë shkëmbyer deri më tani rreth 472 miliardë lekë mallra
Bashkimi Europian vijon të mbetet partneri kryesor tregtar i Shqipërisë, megjithëse gjatë vitit 2025 është regjistruar një rënie e lehtë në peshën e......

Tregtia e energjisë në Evropë - Cilat shtete importojnë dhe cilat eksportojnë më shumë?
Bashkimi Evropian ka nisur të forcojë lidhjet energjetike midis vendeve anëtare për të përballuar sfidat e reja të sigurisë dhe klimës. Qasja e bashkuar e......

Si është mbyllur kjo javë për valutat kryesore?
Dollari amerikan ka vijuar edhe këtë të premte të jetë i paqëndrueshëm duke regjistruar një zbritje të kuotës teksa është blerë sot me 82.1 lekë dhe është......

Sistemi i Hyrje-Daljes “huton” udhëtarët - Ngatërresat me ETIAS u hapin rrugën mashtrimeve “online”
Bashkimi Evropian nisi të zbatojë më 12 tetor sistemin e ri të Hyrje-Daljes (EES), pas disa vitesh zvarritje të procesit. Sipas këtij sistemi, 29 vendet që......

“Borxhi global, mbi 100% të PBB-së deri në 2029” - FMN: Pritet të arrijë nivelin më të lartë që nga viti 1948
Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) deklaroi se borxhi publik global pritet të tejkalojë 100% të prodhimit të brendshëm bruto (PBB) botëror deri në vitin 2029,......

India, forca ushtarake ajrore e treta në botë - Tejkalon Kinën dhe forcon pozicionin gjeopolitik në Azi
India ka kaluar Kinën, duke u renditur si fuqia ushtarake ajrore e tretë më e madhe në botë, pas Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë. Kështu bën të ditur......

Rilindja e Pallatit të Sportit “Asllan Rusi”/ 6 skuadrat finaliste prezantuan projekt-idetë arkitekturore
“Vendi i parë është MVRDV”. Kjo është projekt-ideja arkitekturore e cila u shpall fituese në konkursin ndërkombëtar për Rilindjen e Pallatit të Sportit......