Sa peshë kanë vendet e BE-së në tregtinë Shqiptare? Në vitin 2025 janë shkëmbyer deri më tani rreth 472 miliardë lekë mallra
Bashkimi Europian vijon të mbetet partneri kryesor tregtar i Shqipërisë, megjithëse gjatë vitit 2025 është regjistruar një rënie e lehtë në peshën e shkëmbimeve tregtare me vendet e Unionit.
Sipas të dhënave zyrtare, gjatë vitit 2024 shkëmbimet tregtare me vendet e BE-së përbënin 57.4% të totalit të tregtisë, ku 71.7% e eksporteve dhe 52.1% e importeve realizoheshin me vendet anëtare të BE-së.
Por në vitin 2025, ky raport ka pësuar ndryshime. Për tetëmujorin e parë të vitit 2025, tregtia me BE-në përbën 55.8% të totalit të shkëmbimeve, me 66.2% të eksporteve dhe 51.1% të importeve që realizohen me vendet e Unionit.
Përgjatë përiudhës Janar-Gusht të vitit 2025, vlera eksporteve më vendet e BE-së arriti në rreth 174.7 miliardë lekë, ndërkohë importet vlerësohen më 297.5 miliardë lekë. Pra, në total shkëmbimet tregtare me vendet e Bashkimit Europian vlerësohen në rreth 472 miliardë lekë.
Në gusht 2025, pjesëmarrja e BE-së në tregtinë shqiptare ka qenë 48.8%, ndërsa eksportet drejt BE-së kanë zënë 56.5% të totalit, dhe importet nga BE-ja 45.9%.
Sa u përket partnerëve kryesorë tregtarë, Italia mbetet partneri dominues, duke zënë 26% të tregtisë totale me Shqipërinë për periudhën Janar-Gusht 2025. Pas saj renditet Greqia me 7.6%.

Tregtia e energjisë në Evropë - Cilat shtete importojnë dhe cilat eksportojnë më shumë?
Bashkimi Evropian ka nisur të forcojë lidhjet energjetike midis vendeve anëtare për të përballuar sfidat e reja të sigurisë dhe klimës. Qasja e bashkuar e......

Si është mbyllur kjo javë për valutat kryesore?
Dollari amerikan ka vijuar edhe këtë të premte të jetë i paqëndrueshëm duke regjistruar një zbritje të kuotës teksa është blerë sot me 82.1 lekë dhe është......

Sistemi i Hyrje-Daljes “huton” udhëtarët - Ngatërresat me ETIAS u hapin rrugën mashtrimeve “online”
Bashkimi Evropian nisi të zbatojë më 12 tetor sistemin e ri të Hyrje-Daljes (EES), pas disa vitesh zvarritje të procesit. Sipas këtij sistemi, 29 vendet që......

“Borxhi global, mbi 100% të PBB-së deri në 2029” - FMN: Pritet të arrijë nivelin më të lartë që nga viti 1948
Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) deklaroi se borxhi publik global pritet të tejkalojë 100% të prodhimit të brendshëm bruto (PBB) botëror deri në vitin 2029,......

India, forca ushtarake ajrore e treta në botë - Tejkalon Kinën dhe forcon pozicionin gjeopolitik në Azi
India ka kaluar Kinën, duke u renditur si fuqia ushtarake ajrore e tretë më e madhe në botë, pas Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë. Kështu bën të ditur......

Rilindja e Pallatit të Sportit “Asllan Rusi”/ 6 skuadrat finaliste prezantuan projekt-idetë arkitekturore
“Vendi i parë është MVRDV”. Kjo është projekt-ideja arkitekturore e cila u shpall fituese në konkursin ndërkombëtar për Rilindjen e Pallatit të Sportit......

Polakët nuk i “ndahen” Shqipërisë/ Gushti solli rreth 40% më shumë vizitorë të huaj në vendin tonë
Muaji gusht, i cili përmbyll sezonin veror, ka shënuar një rritje të ndjeshme të numrit të vizitorëve në Shqipëri, sipas të dhënave më të fundit të INSTAT.......

AKSHI: Shërbimet në “e-Albania” për qytetarët e bizneset janë falas
Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit njoftoi sot se në vijim të publikimeve në disa media, të lajmit se “bizneset do të paguajnë për çdo......