Sa para dërgojnë emigrantët në fundvit? Analiza: Nga roli i remitancave në ekonomi deri tek ndikimi i rënies së euros
Gjatë vitit 2022 dhe 2023 dërgesat e emigrantëve prekën rekord historik duke arritur vlerën e 833.7 dhe 928 mln eurove. Këto ishin edhe shifrat më të larta që prej vitit 2008-të. “Scan Intel”, nisur nga të dhënat e “Bankës së Shqipërisë”, ka analizuar periudhat kur emigrantët dërgojnë më shumë para në vendin tonë dhe si e ka ndikuar rënia e euros këtë indikator.
Nisur nga ecuria tremujore e treguesit, shifrat tregojnë një model sezonal, ku tremujori i dytë dhe i katërt shpesh reflekton një rritje të remitancave. Kjo rritje në tre muajt e fundit mund t’i atribuohet sezonit të festave, kur shumë emigrantë dërgojnë fonde shtesë për familjet e tyre. Sigurisht që trendi është në përputhje me modelet globale, ku remitancat priren të arrijnë kulmin gjatë periudhave festive.
Nëse marrim në analizë shifrat për vitin 2022 dhe 2023 si të plotë, shohim se nivelin më të lartë të prurjeve nga jashtë e ka regjistruar tremujori i fundit i vitit. Gjatë vitit të kaluar në tre muajt e fundit niveli i remitancave u regjistrua në 252 milionë euro. Po të marrim mesataren e kësaj periudhe që nga viti 2008-të, shohim se niveli i remitancave në fundvit afrohet pranë nivelit të 200 milionë eurove.
Këto të ardhura më të larta sigurisht që rrisin edhe fuqinë blerëse gjatë kësaj periudhe. Remitancat kontribuojnë ndjeshëm në PBB-në e Shqipërisë, duke siguruar një amortizues ndaj goditjeve ekonomike dhe duke nxitur përfshirjen financiare. Ato gjithashtu mbështesin konsumin e brendshëm, i cili nga ana e tij stimulon bizneset lokale dhe ekonominë më gjerë.
Sipas shifrave të “Bankës së Shqipërisë” niveli i remitancave ka treguar qëndrueshmëri dhe rritje ndër vite, por rënia e euros ka ndikuar shumë në zhvlerësimin e tyre. Le të bëjmë një llogari të shkurtër për të parë se sa humbin shqiptarët nga rënia e euros në fundvit. Sipas një studimi të “Bankës së Shqipërisë” vetëm 25.5% e familjeve në Shqipëri marrin remitanca, pra 1 në 4 familje shqiptare. Referuar përllogaritjeve dhe nisur nga të dhënat e Censit për numrin e familjeve, nga totali, rreth 189 mijë prej tyre presin dërgesat e emigrantëve.
Referuar shifrave të “Bankës së Shqipërisë” mesatarja e kursit të këmbimit Euro-Lek, në fund të vitit 2022, llogaritej në 116.4 lekë, ndërsa dërgesat nga emigrantët llogariteshin në rreth 241 milionë euro. Kështu, në këtë periudhë familjet shqiptare përfitonin rreth 1,278 euro në tre muaj nga remitancat ose rreth 148 mijë lekë.
Por sa përfituan në fundvitin e 2023-shit me rënien e euros? Sipas të dhënave zyrtare një euro në tre muajt e fundit të vitit te kaluar u këmbye me rreth 104.2 lekë. Ndërkohë remitancat në tremujorin e katërt të vitit 2023 vlerësoheshin në 252 milionë euro, ose 1,333 euro për familje. E konvertuar në lekë kjo shifër vlerësohet në rreth 123 mijë lekë në tre muaj për familje. Pra, edhe pse remitancat ishin më shumë në vitin 2023, për shkak të rënies së euros familjet përfituan më pak. Ka familje në Shqipëri që mbahen vetëm nga remitancat dhe sigurisht rënia e euros për ta do të thotë më pak të ardhura dhe rrjedhimisht bie fuqia blerëse dhe për pasojë mirëqenia e tyre.
Sondazh

Historia e Eurobondeve shqiptare, 6 të tillë në 13 vite - Huatë e marra variuan nga 300 në 650 milionë euro
Qe nga viti 2010 dhe në vijim, Shqipëria ka dalë në tregjet ndërkombëtare për të marrë financim i cili ka mbuluar nevojat e ekonomisë në momente të caktuara......

Shqipëria në Baku për energjitë e rinovueshme - Balluku dhe Kumbaro: Do japim eksperiencën tonë
Një delegacion shqiptar ndodhet në Baku në Azerbajxhan në konferencën e 29 të OKB për ndryshimet klimatike. Ministrja e Mjedisit Mirela Kumbaro dhe......

Drejtuesja e AMF vlerësohet për kontributin në zhvillimin e tregjeve financiare dhe procesin e integrimit
Drejtoresha e Përgjithshme Ekzekutive e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare Mimoza Kaçi u vlerësua me certifikatë mirënjohjeje nga Universiteti Europian i......

Greqia, me pagat e treta më të ulëta në BE - Sipas të dhënave të Eurostat, Athina lë pas vetëm Bullgarinë, Hungarinë
Paga mesatare vjetore në Greqi për 2023 është 17,000 euro, duke e renditur vendin të tretin nga fundi në BE, sipas të dhënave të Eurostat. Pavarësisht një......

Gjykata italiane urdhëron sërish kthimin e emigrantëve nga Shqipëria - Përshkallëzohen tensionet mes drejtësisë dhe qeverisë
Një gjykatë në Romë ka pezulluar miratimin e urdhrave të ndalimit për shtatë emigrantë që u zhvendosën javën e kaluar në një qendër riatdhesimi në Shqipëri......

Projekti Madhor/ Rajoni Gjirokastër me një rrjet të ri elektrik - Investimi 279 mln lekë përfshin një zonë gjeografike prej 450 km²
OSSH po bëhet gati të bëjë një ndërhyrje madhore në rajonin e Gjirokastrës duke rinovuar sistemin elektrik. Për këtë qëllim është hapur tenderi që synon......

Rritje e lehtë e valutave kryesore!
Dollari amerikan është rritur disi këtë mëngjes pasi e ka nisur ditën pozitivisht duke u blerë me 91.6 lekë dhe duke u shitur me 93.1 lekë sipas kursit të......

Energjia diellore dyfishon kapacitetin global brenda 2 vitesh - Teknologjia fotovoltaike planifikon të arrijë 8 TW deri në fund të dekadës
Kapaciteti global i energjisë diellore ka arritur në 2 TW, duke shënuar një rritje të shpejtë në dy vitet e fundit. Objektivi i Këshillit Global Diellor......