Analiza Postuar më 7 Janar 2025, 12:16

Sa na kushtuan ushqimet në vitin 2024? Norma e inflacionit e qëndrueshme, por për disa grupe ishte ende e lartë

Nga Xhorxhina Deda

Sa na kushtuan ushqimet në vitin 2024? Norma e inflacionit e

Përgjatë vitit 2024, konkretisht nga muaji Shkurt dhe në vazhdim, inflacioni është paraqitur nën normën 3%. Parametrat sa i përket normës mesatare kanë qenë të pranueshme përgjatë vitit dhe pritjet për vitin 2025 janë që inflacioni do të qëndrojë në kufinjtë e vlerës 3%.

Norma mesatare e inflacionit përgjatë vitit 2024 vlerësohet pranë 2.2%, megjithatë nëse analizojmë grupet në detaje shohim disa prej tyre kanë përjetuar normë të lartë të rritjes së çmimeve.

Grupet qe kanë regjistruar inflacionin më të lartë janë “Argëtimi dhe Kultura” me një normë mesatare për vitin 2024 në 4.1%, pasuar nga “Mobije, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” me 3.8%.

Ajo që paraqitet shqetësuese është norma akoma e lartë e rritjes së çmimeve për grupin e ushqimeve dhe disa prej nëngrupeve kryesore. Norma mesatare e inflacionit për grupin e ushqimeve sa i përket periudhës Janar-Nëntor të këtij viti vlerësohet në rreth 2.6%.

Në këtë grup rritjen më të lartë të çmimeve e kanë regjistruar zarzavatet, përfshirë patatet, me një normë mesatare të rritjes prej 6.3% në vitin 2024. Kjo tendencë është paraqitur muaj pas muaji. Në Janar inflacioni për këtë grup u regjistrua në 16.4%, për të shënuar një zbutje në muajin Shkurt dhe në muajt më tej. Qershori vlerësohet të ketë shënuar normën më të ulët të rritjes së çmimeve për grupin e zarzavateve për shkak të sezonit, ndërkohë muaji Shtator, Tetor dhe Nëntor patën tendenca rritëse.

Konkretisht, në muajin Nëntor, çmimi i domateve për një kilogram vlerësohet në 162.6 lekë, referuar të dhënave zyrtare. Nga ana tjetër, një kilogram kastraveca kushtonin 124.4 lekë mesatarisht, ndërsa një kg speca rreth 138.7 lekë. Sa i përket patateve, çmimi për një kilogram regjistrohet në 89.9 lekë

Që nga Korriku dhe deri në Nëntor çmimi i domateve për kg është rritur me gati 50 lekë.

Inflacioni paraqitet i lartë gjithashtu edhe për mishin, peshkun dhe bulmetin. Në muajin Nëntor çmimi i mishit për kg varionte nga 1,195 lekë deri në 1,229 lekë, ndërkohë çmimi i peshkut të freskët, sipas të dhënave vlerësohet në 817 lekë për kg.

Sa i përket bulmetit, çmimi në Nëntor për një kg djathë të bardhë ishte mesatrisht në 946 lekë, ndërsa për djathin kaçkavall ishte rreth 1,209 lekë. Një litër qumësht u ble nga konsumatorët në vlerën e 156 lekëve, ndërsa një një kg gjalp rreth 1,089 lekë.

Për të parë listën e çmimeve klikoni këtu

Sondazh

Poll
Shqipëria 7 Janar Edel Strazimiri

Sa këmbehen sot valutat e huaja?

Dollari amerikan ka regjistruar ulje të vlerës mëngjesin e sotëm pasi është blerë sot me 93.6 lekë dhe është shitur me 94.6 lekë në raport me dje. Sipas......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat