Sa na kushton të komunikojmë përmes celularit? Mesatarisht 192 dollarë në vit. Ballkani dhe Shqipëria, me kosto mesatare

Një nga shpenzimet me të cilat përballemi çdo muaj janë edhe paratë që shkojnë për komunikimin dhe përdorimin e internetit në ofertat celulare. Por sa kushton realisht një ofertë celulare në jetën tonë të përditshme dhe si krahasohet kjo kosto me vendet e tjera të botës? Sipas analizës së “Scan Intel” dhe statistikave të Data Hub, rezulton se në Shqipëri ofertat celulare variojnë mesatarisht rreth 16 dollarë në muaj. Nëse e krahasojmë këtë nivel çmimi me vendet e tjera të rajonit, vërehet se tarifat janë pothuajse të njëjta. Në baza vjetore, kjo do të thotë se një qytetar shqiptar paguan mesatarisht rreth 192 dollarë për ofertat celulare.
Ndërkohë, në Evropë vendi me ofertat celulare më të shtrenjta është Zvicra, ku mesatarisht një ofertë kushton rreth 44 dollarë në muaj. Megjithatë, duke qenë se Zvicra ka një nivel të lartë mirëqenieje, ky çmim konsiderohet relativisht i përballueshëm për qytetarët. Edhe vendet nordike paraqiten në të njëjtën linjë, me çmime të larta për shërbimet celulare. Pas tyre renditen vendet e Ballkanit, të cilat, ndonëse nuk kanë çmimet më të larta në Europë, ofrojnë shërbime me kosto relativisht të lartë për këtë kategori.
Nëse e shohim këtë raport në shkallë globale, rezulton se Grenlanda dhe Turkmenistani janë ndër vendet me kostot më të larta të shërbimeve telefonike në botë. Kjo vjen për arsye shumë specifike. Grenlanda ka rreth 56 mijë banorë, të shpërndarë në qytete të vegjël dhe fshatra të izoluar, çka do të thotë pak klientë për të mbuluar kosto shumë të larta infrastrukturore. Për më tepër, për shkak të kushteve ekstreme të motit, shumë zona mbulohen nga lidhje satelitore dhe jo nga fibra optike, gjë që e bën internetin më të shtrenjtë dhe me kapacitet të kufizuar. Ndërsa në Turkmenistan, çmimet e larta lidhen kryesisht me faktin se operon pothuajse vetëm një operator shtetëror, pa konkurrencë reale në treg.
Nga ana tjetër, vende si India, Somalia dhe Nigeria ofrojnë paketa celulare me kosto shumë të ulët, shpesh më pak se 5 dollarë në muaj. Kjo vjen kryesisht si pasojë e numrit shumë të lartë të popullsisë, që u mundëson operatorëve të shpërndajnë kostot te një bazë e gjerë përdoruesish dhe të mbajnë çmime minimale.

Bizneset sllovene, gati për të investuar në Shqipëri - Musabelliu: Brenda 5 vitesh ekonomia jonë do të jetë ndryshe
Është mbajtur në Tiranë Forumi i Biznesit dhe Ekonomisë Shqipëri–Slloveni, një platformë që synon forcimin e bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve. Forumi......
Groenlanda thyen rekordin e temperaturës - E zhvendos ekonominë nga peshkimi, te mineralet
Groenlanda, ishulli Arktik i lakmuar nga Presidenti i SHBA-së Donald Trump, përjetoi janarin më të ngrohtë të regjistruar ndonjëherë këtë vit. Trump ka......
Transformimi digjital është kritik për Gjermaninë - Vendi po e “përqafon” inteligjencën artificiale me shpejtësi të plotë
Ndryshimi digjital është “kritik” dhe inteligjenca artificiale (IA) do të jetë çelësi i kësaj për të ardhmen e Gjermanisë, tha ministri për transformimin......
ARRSH: Bora bllokon plotësisht aksin Qafë Thore-Theth
Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se si pasojë e rënies së ortekëve në zonën pranë tuneleve panoramike të aksit Qafë Thore-Theth, rruga është bllokuar......
OSHEE, verifikim kontratave të energjisë - Kontrollet në terren zbulojnë biznese të tarifuara si konsumatorë familjarë
Furnizuesi i Shërbimit Universal, pjesë e OSHEE Group, ka intensifikuar kontrollet në terren për verifikimin e kontratave të energjisë elektrike, me qëllim......
Shqiptarët kursyen më shumë vitin e kaluar/ Totali i depozitave arriti 1.48 trilionë lekë, me rritje të fortë në gjysmën e dytë të vitit
Shqiptarët e mbyllën vitin 2025 me një nivel rekord kursimesh, duke mbajtur rreth 1.48 trilionë lekë në depozita bankare. Gjatë gjithë vitit, depozitat......
Huaja e re, rekord gjatë vitit 2025/ Arriti në gati 4.5 mld euro, sa 17% e PBB. Për blerje banese u dhanë 664 milionë euro
Huaja e re gjatë dhjetorit të vitit që sapo lamë pas ka prekur nivelin e 62.3 mld lekëve, që është edhe vlera më e lartë mujore e regjistruar përgjatë të......
A do të jetë Fondi i Tërmeteve kompania më e madhe e sigurimeve? - Pritet të mbledhë mbi 30 milionë euro në vit për 1 milionë banesa të siguruara
Fondi Kombëtar për Sigurimin e Detyrueshëm të Banesave nga Tërmetet dhe Përmbytjet, i cili do të ngrihet së shpejti, pritet të kthehet në një nga mekanizmat......


