Sa metër katror pyll kemi për çdo shqiptar? Thesari i gjelbër përfaqësonte rreth 60% të territorit në vitin 2024
Në vitin 2024, fondi pyjor dhe kullosor i vendit shtrihej në mbi 1.7 milionë hektarë, që përfaqësojnë 60% të territorit.
Nga kjo sipërfaqe, rreth dy të tretat janë pyje, një e katërta kullota dhe livadhe, ndërsa pjesa tjetër sipërfaqe joproduktive me bimësi pyjore. Vetëm në pyje llogariten mbi 53 milionë metra kub dru, një thesar i gjelbër ku 94% është pronë publike dhe vetëm një pjesë e vogël private
Me popullsinë e regjistruar në fillim të vitit 2025, secilit shqiptar i takojnë mesatarisht rreth 4,850 metra katrorë pyll. Shifra tingëllon bujare, por pyetja që lind është se sa prej kësaj pasurie e prekim në përditshmëri dhe sa prej saj mbrohet realisht.
Në vitin 2024, rrjeti i zonave të mbrojtura përfshinte 777 njësi me një sipërfaqe prej 624 mijë hektarësh. Krahasuar me një vit më parë, numri i zonave është rritur, por sipërfaqja është tkurrur me mbi 1,400 hektarë.
Parqet kombëtare, zemra e zonave të mbrojtura, u reduktuan nga 13 në 12 dhe humbën mbi 1,300 hektarë sipërfaqe, megjithëse mbeten gjysma e zonave të mbrojtura. Monumentet natyrore pësuan rënien më drastike, nga 1.585 hektarë, sot kanë mbetur vetëm 86. Kjo rënie lidhet me ndryshime metodologjike në matjen dhe klasifikimin e këtyre zonave, dhe ato përfaqësojnë vetëm 0.01% të sipërfaqes së zonave të mbrojtura.
Rezervatet natyrore të menaxhuara dhe peizazhet e mbrojtura gjithashtu kanë humbur sipërfaqe, edhe pse numri i tyre është rritur në disa raste. Në të vetmet zona të burimeve të menaxhuara, shifrat mbeten të pandryshuara, ndërsa rezervate strikte natyrore nuk ka fare.
Në total, zonat e mbrojtura përbëjnë 36% të fondit pyjor dhe 22% të sipërfaqes së vendit.

Shkencëtarët krijojnë “super ushqim” për bletët - Suplementi i ri përmirëson ndjeshëm riprodhimin në koloni
Një studim i udhëhequr nga Universiteti i Oksfordit ka zhvilluar një suplement ushqimor të projektuar posaçërisht për bletët që mund të ndihmojë në......

Tarifat e reja për shërbimet e Trashëgimisë Kulturore - Miratohet udhëzimi, pagesa deri në 500 mijë lekë
Udhëzimi i përbashkët i Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit dhe Ministrisë së Financave që përcakton tarifat për shërbimet që ofrohen nga......

Rriten aplikimet online për pasaportë shqiptare - 9.2% në shumë në vitin 2025 nëpërmjet e-Albania
Aplikimi për pasaportë dhe kartë identiteti mundësohet online përmes e-Albania edhe për shqiptarët rezidentë jashtë kufijve. Sipas shifrave të publikuara......

Kriza politike kërcënon Francën - Cilët janë hapat e radhës që mund të ndjekë Presidenti Macron?
Franca u përfshi sërish nga trazirat politike, pasi qeveria e kryeministrit François Bayrou humbi votëbesimin vendimtar në parlament, duke detyruar presidentin......

Grant për Energji të Pastër në Kosovë - Luksemburgu financon 1 mln euro. Nënshkruhet marrëveshja
Qeveria e Luksemburgut do të financojë 1 milionë euro grant për energjinë e pastër në Kosovë. Marrëveshja e nënshkruar një ditë më parë është pjesë e......

Çfarë ka ndodhur sot në tregun valutor?!
Dollari amerikan ka pasur një rritje të lehtë të kuotës këtë mëngjes por pa ndonjë ndryshim të ndjeshëm në raport me ditën e djeshme teksa është blerë sot me......

OpenAI, 115 miliardë USD shpenzime deri në 2029 - Rritja vjen për shkak të kostove më të larta për çipet, qendrat e të dhënave
OpenAI ka rritur ndjeshëm shpenzimet e parashikuara neto deri në vitin 2029, duke i çuar në 115 miliardë dollarë. Lëvizja vjen ndërsa startup-i po shton......

Franca, bonus për të nxitur industrinë e automjeteve - 1,000 euro për blerjen e makinave elektrike me bateri evropiane
Qeveria franceze njoftoi një bonus shtesë prej 1,000 eurosh për blerjen e një makine elektrike me bateri të prodhuar në Evropë. Ky vendim synon të mbështesë......