Sa lekë do të shkojnë për ushtrinë në vitin 2025? Më shumë se gjysma e buxhetit të mbrojtjes do të shpenzohet për forcat e luftimit
Bazuar në projektbuxhetin e vitit 2025, "Ministria e Mbrojtjes" këtë vit do të ketë në dispozicion 52.7 miliardë lekë ose 4.4 miliardë lekë më shumë se vitin e kaluar. Kjo rritje e fondit reflektohet edhe në peshën që zë buxheti dedikuar kësaj ministrie krahasimisht me PBB-në. Këtë vit fondi përbën 2.01% të PBB-së, ndërkohë që në projektbuxhetin e vitit 2024 zinte 2% të PBB.
Por si do t'i alokojë "Ministria e Mbrojtjes" këto para, sipas zërave kryesorë? Në projektbuxhetin e publikuar parashikohet që prioritet do të jetë forca e luftimit për të cilën pritet të shpenzohen më shumë se gjysma e fondit total ose në vlerë absolute përkthehet në 28.8 miliardë lekë dhe 8.3 mld lekë do të shkojnë për mbështetjen e luftimit. Po ashtu me rëndësi paraqitet edhe zëri “mbështetja sociale për ushtarakët" dhe "emergjencat civile" që zënë 9.9% dhe 10.4% të fondit total që i dedikohet kësaj ministrie. Në të kundërt vetëm 1.5 miliardë lekë ose 3% e totalit do të shpërndahen për planifikim dhe menaxhim.
Ministria e Mbrojtjes synon të përmbushë reformat e nisura dhe realizimin e detyrave kushtetuese të Forcave të Armatosura (FA), angazhimeve ndërkombëtare në kuadër të NATO-s, angazhimeve të FA në kuadër rajonal dhe në aftësitë trajnuese të vetë FA.
Objektivat kryesore të përcaktuara nga "Ministria e Mbrojtjes" tregojnë se ky fond do të alokohet për të modernizuar kapacitetet dhe infrastrukturën e forcave të armatosura, përmes zhvillimit të kapaciteteve të FA-së sipas Planit Afatgjatë të Zhvillimit, Furnizimit të Forcave Tokësore me armatim modern dhe të përshtatshëm për bashkëpunim me aleatët në NATO.
Po ashtu synohet të shtohen investimet në infrastrukturë për përmirësimin e mjediseve të punës dhe objekteve ushtarake duke përfshirë modernizimin e pajisjeve dhe sistemeve kompjuterike.
Një tjetër prioritet është edhe zgjerimi i pjesëmarrjes në operacionet e NATO-s, duke rritur përfshirjen e Forcave të Armatosura në operacionet e Aleancës dhe pjesëmarrjen në misionet e reja që NATO mund të iniciojë.
Për të patur misione të sukseshme do të punohet për zhvillimin dhe mbajtjen në gatishmëri të kapaciteteve për operacione mbrojtëse dhe kolektive, për t'u përgjigjur kështu ndaj krizave dhe emergjencave civile, si dhe një pjesë e fondeve do të shkojë për ofrimin e ndihmës për vendet e rajonit në kuadrin e NATO-s, OKB-së dhe BE-së.
Ashtu si edhe me herët, burimet njerëzore do të jenë në vëmendje të Ministrisë së Mbrojtjes për të ngritur figurën dhe integritetin e ushtarakut, përmes politikave për zhvillimin e personelit, promovimin në karrierë, trajtimin e drejtë të ushtarakëve, rritjen e transparencës dhe përgjegjshmërisë, si dhe eliminimin e korrupsionit brenda Forcave të Armatosura.
Sondazh

Programi ekonomik i Trump. Impakti që mund të ketë në Shqipëri
Nga Kreshnik Kuçaj, DATAROOM, SCAN Donald Trump është rikthyer në Shtëpinë e Bardhë duke vendosur disa rekorde për zgjedhjet amerikane. Presidenti i......

Borxhi publik, ku jemi në raport me rajonin? - Skenari bazë: Në 2031 zbresim nën nivelin 50% të PBB
Viti 2025 synohet të jetë viti i mirë sa i takon ngushtimit të hendekut midis të ardhurave dhe shpenzimeve si dhe borxhit publik të qeverisë. Deficiti......

Mbërrijnë në Shëngjin 8 emigrantët e tjerë të nisur nga Italia!
Një anije e marinës italiane u ankorua në portin shqiptar të Shëngjinit të premten, me tetë emigrantë, një muaj pasi një grupi të mëparshëm iu mohua hyrja......

Rezerva Federale ul sërish normat e interesit - Reduktimi synon të balancojë inflacionin dhe të mbështesë tregun e punës
Rezerva Federale miratoi uljen e dytë radhazi të normës së interesit, duke ecur me një ritëm më pak agresiv se më parë, por duke vazhduar përpjekjet e saj......

Financimet për zhvillimin e transportit hekurudhor - Zv/kryeministrja Balluku, në komisionin parlamentar për Ekonominë dhe Financat
Komisioni parlamentar për Ekonominë dhe Financat po zhvillon një seancë dëgjimore për shqyrtimin e buxhetit dhe investimeve të parashikuara nga Ministria e......

Unaza e Madhe e Tiranës, buxhet edhe për vitin 2025 - Zv/kryeministrja Balluku, në komisionin parlamentar për Ekonominë dhe Financat
Komisioni parlamentar për Ekonominë dhe Financat po zhvillon një seancë dëgjimore për shqyrtimin e buxhetit dhe investimeve të parashikuara nga Ministria e......

"EMRI I HUMBUR"/Pse Noli i dha SHËNGJINIT emrin "WILLSON", në nder të Presidentit Amerikan!
Nga Kreshnik Kuçaj Në seancën e 2 shkurtit të vitit 1924 parlamenti shqiptari mbajti 5 minuta zi. Dy ditë më herët, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,......

Buxheti për arsimin, rreth 620 milionë euro/ Synohet të ndërtohen, ose rikonstruktohen rreth 70-80 objekte arsimore
Fondet për “Ministrinë e Arsimit” në vitin 2025, parashikohet të arrijnë në rreth 60.02 miliardë lekë ose gati 620 milionë euro. Krahasuar me një vit më parë......