Sa leje ndërtimi u dhanë për hotele në vitin 2024? Numri paraqitet më rënie, por sipërfaqja u rrit me 22% në një vit
Të dhënat mbi lejet e ndërtimit për vitin 2024 treguan se edhe pse numri i tyre paraqitej me rënie, vlera e parashikuar dhe sipërfaqa e miratuar ishin me rritje, krahasuar me vitin 2023.
‘Scan Intel’ këtë herë është ndalur tek lejet për ndërtime hotelesh ose ndërtesa të ngjashme, për të parë se si ka ndryshuar në harkun e një viti lejet dhe sipërfaqja e miratuar. Shifrat flasin për rreth 50 leje ndërtimi në vitin 2024 për hotele dhe ndërtime të këtij lloji. Krahasuar me vitin 2023, kur regjistroheshin 59 leje ndërtimi, shifra duket më e ulët.
Duket se pas një periudhe të gjatë të ndërtimit intensiv, tregu i hotelerisë është ngopur dhe kërkesa për hotele të reja ka rënë. Megjithatë, të dhënat për sipërfaqjen flasin për rritje, krahasuar me vitin 2023.
Referuar shifrave zyrtare, sipërfaqja e miratuar për leje ndërtimi për hotele dhe ndërtime të ngjashme vlerësohet në 100 mijë metra katrorë, nga 82 mijë metra që ishin në vitin 2023, duke u rritur me 22%.
Vetëm në tremujorin e katërt të vitit të kaluar u dhanë 20 leje ndërtimi për hotele me sipërfaqje rreth 32 mijë metra katrorë dhe me vlerë rreth 1.2 miliardë lekë.
Ndëkohë, për të gjithë vitin, vlera e lejevë të ndërtimit për hotele dhe ndërtime të këtij lloji u vlerësua në 4.5 miliardë lekë.
Nëse marrin në analizë këto tregues për 10-të vitet e fundit shohim se numri më i madh i lejeve të dhëna për këtë lloj ndërtimi regjistrohet në vitin 2018-të dhe në vitin 2019-të, ndërkohë për sipërfaqjen mban rekord viti 2019-të, me rreth 419 mijë metra katrorë.
Sondazh

Si do të funksiononte një rezervë strategjike e kriptove? - Analiza/ SHBA studion kriteret për krijimin e një fondi të monedhave digjitale
Presidenti i Shteteve të Bashkuara Donald Trump ka dhënë disa detaje të para për një rezervë të kriptomonedhave amerikane, duke thënë se do të përfshijë......

Sa prona të konfiskuara janë dhënë me qira? - Nga 265 pasuri, as për gjysmën nuk ka pasur interes
Nga 265 pasuri të konfiskuara krimit, vetëm 68 rezultojnë të jenë dhënë me qira nga Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara.......

Çelen subvencionet në bujqësi për 2025-ën - Cilat janë risitë në skemë? Ndryshojnë rregullat për naftën
Qeveria ka miratuar kriteret e reja të Skemës Kombëtare të Subvencioneve në bujqësi për vitin 2025, ç’ka i hap rrugë nisjes së aplikimeve nga ana e......

24 mld euro për rinovimin e ndërtesave - Miratohet strategjia, masat për dekarbonizimin e sektorit deri në vitin 2050
Dekarbonizimi i sektorit të ndërtimit kërkon një total investimesh prej 24 mld euro, deri në vitin 2050. Të dhënat janë pjesë e Strategjisë Afatgjatë të......

“Shqipëria do të përjetojë bum të madh energjetik” - Berisha: Brenda një mandati do të dyfishohet prodhimi total
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar sërish se Shqipëria do të përjetojë një bum të madh energjetik. Unë jam këtu për të garantuar......

Kina rrit shpenzimet e mbrojtjes me 7.2% - Buxheti i mbrojtjes arrin në 245 miliardë dollarë për vitin 2025
Kina rriti shpenzimet e mbrojtjes me 7.2% këtë vit, me të njëjtën normë rritjeje si në dy vitet e mëparshme, pasi Pekini kërkon të "ruajë fort" sigurinë......

Liria ekonomike, Shqipëria lë pas rajonin/ Përmirësohemi në pikëzim si pasojë e përformancës së mirë të shëndetit fiskal
Shqipëria është renditur në vend të 50-të, nga 176 shtete në total, në Indeksin e Lirisë Ekonomike për vitin 2025, të publikuar nga “Heritage......

Tatimet: 32,7 miliardë lekë në buxhet për muajin shkurt
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve njoftoi sot se të ardhurat e mbledhura në buxhet për muajin shkurt llogariten 32,7 miliardë lekë. Bazuar në......