Sa kushton të jetosh vetëm në Shqipëri? Dy të rritur me fëmijë shpenzojnë rreth 27 mijë lekë më shumë se dy të rritur pa fëmijë
Shpenzimet mujore për konsum në Shqipëri janë rritur gjatë vitit 2024 në të gjitha kategoritë e familjeve, duke reflektuar një rritje të lehtë të mirëqenies dhe të fuqisë blerëse të familjeve shqiptare, por edhe nivelin e çmimeve. Të dhënat zyrtare të INSTAT tregojnë se shpenzimi mesatar mujor për një familje ka arritur në 93,042 lekë, nga 91,675 lekë një vit më parë. Pra rreth 1,300 lekë më shumë.
Nëse vështrimi zhvendoset te madhësia e familjeve, shifrat tregojnë se sa më e madhe NjEF, aq më të larta janë shpenzimet total. Një familje me katër persona shpenzon mesatarisht 111,681 lekë në muaj, ndërsa ajo me pesë ose më shumë persona arrin në 115,729 lekë. Krahasuar me vitin 2023, të gjitha grupet familjare kanë regjistruar rritje të konsumit, nga 2 deri në 12%, me ritme më të larta për familjet me dy dhe tre persona, një shenjë që segmenti i familjeve të vogla po ndien më fort efektet e rritjes së të ardhurave.
Por sa konsumojnë familjet me fëmijë?
Rritja e konsumit vihet re edhe në ndarjen sipas tipologjisë. Familjet me dy të rritur dhe fëmijë shpenzuan 106,042 lekë, nga 92,476 lekë një vit më parë, një rritje mbi 14%. Kjo tipologji familje ka rritjen më të lartë të konsumit. Edhe familjet me tre ose më shumë të rritur me fëmijë kanë rritur konsumin me rreth 6%, duke arritur në 115,654 lekë në muaj. Ky zgjerim tregon një tendencë drejt konsumit më të gjerë, veçanërisht në kategori si ushqimi, transporti, shërbimet dhe arsimimi.
Dy të rritur me fëmijë shpenzojnë rreth 27 mijë lekë më shumë se dy të rritur pa fëmijë. Ndërkohë, nga ana tjetër, një person i vetëm me fëmijë në varësi shpenzon rreth 23 mijë lekë më shumë se një person i vetëm.
Në anën tjetër, personat që jetojnë vetëm mbeten kategoria me shpenzimet më të ulëta, por edhe më të qëndrueshme, me 56,895 lekë në muaj, nga 55,940 lekë në vitin 2023. Për këtë grup, rritja është minimale, çka mund të lidhet me një kufi natyral të konsumit individual dhe me faktin se shumë prej tyre jetojnë me buxhete të kufizuara.
Kategoria më e ekspozuar ndaj kostove të jetesës mbetet ajo e personave të vetëm me fëmijë në varësi, ku shpenzimet mujore janë rritur në 80,257 lekë, nga 74,120 lekë një vit më parë. Kjo rritje reflekton jo vetëm nevojat më të mëdha për konsum në familjet e vogla me fëmijë, por edhe sfidat që hasin prindërit e vetëm në mbulimin e shpenzimeve.

Gjobë 350 euro/m2 për ndërtimet pa leje dhe konfiskim - Fuqizohen masat, nis zbatimi. Kush përfshihet në “Listën e Zezë”
Kushdo që ndërton pa leje, apo në tejkalim të lejeve të ndërtimit, do të penalizohet. Qeveria ka miratuar aktet normative të cilat kanë hyrë në fuqi vendosin......

Tkurret parashikimi i energjisë së rinovueshme - IEA redukton projeksionin e rritjes globale me 900 GW deri në vitin 2030
Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë (IEA) uli parashikimin e saj global për rritjen e kapacitetit të energjisë së rinovueshme deri në vitin 2030 me 900......

BE, ulen vendet e punës në industrinë diellore - Punësimi pëson tkurrje për herë të parë në dekadën e fundit
Punësimi në industrinë diellore të Bashkimit Evropian arriti një nivel rekord vitin e kaluar, por po pëson rënie në vitin 2025. Megjithatë, tkurrja e vendeve......

“Sigurimi i detyrueshëm i banesave nga tërmetet” - Zhvillohet takimi konsultativ me grupet e interesit!
Ministria e Financave zhvilloi sot një takim konsultativ me grupet e interesit mbi projektligjin “Për sigurimin e detyrueshëm të banesave nga tërmetet”.......

“Ngadalësohet ekonomia e Ballkanit Perëndimor” - BB: Krijimi i vendeve të punës, thelbësor për të mbështetur rritjen
Në Raportin e Rregullt Ekonomik të Ballkanit Perëndimor, Banka Botërore thekson se, gjatë këtij viti rritja u ngadalësua për shkak se inflacioni zbehu......

“Kërkesa e huaj rriti ekonominë shqiptare” - Raporti i BB: Zbatimi më i shpejtë i reformave do të shtojë të ardhurat për frymë
“Pavarësisht një ngadalësimi të rritjes së turizmit, sektorët e shërbimeve dhe ndërtimit ishin nxitësit kryesorë të rritjes ekonomike në anën e ofertës, duke......

Siguria e furnizimit me energji në vend/ MIE: Projektligj për rezerva strategjike të naftës. Autoritet i posaçëm menaxhimi!
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka nxjerrë për konsultim publik projektligjin për krijimin, mbajtjen dhe menaxhimin e rezervave minimale të......

Rritje në tregun valutor – Forcohen Dollari, Franga e Paundi!
Dollari amerikan ka shënuar një rritje të vlerës këtë të martë duke u forcuar nga një ditë më parë teksa është blerë sot me 82.3 lekë dhe është shitur me......