Sa kushton një natë kampingu në vendin tonë? Shqipëria renditet me koston më të ulët në rajon dhe Europë

Turizmi është kthyer në një nga shtyllat kryesore të ekonomisë shqiptare, veçanërisht gjatë sezonit veror, kur numri i pushuesve si rezidentë ashtu edhe jo-rezidentë, rritet ndjeshëm. Një ndër format më të përhapura vit pas viti është turizmi i aventurës, i cili po tërheq gjithnjë e më shumë vizitorë.
Në shumë zona, ku ndërtimi i hoteleve nuk lejohet për shkak të ruajtjes së mjedisit, kampingu paraqitet si një formë akomodimi e domosdoshme dhe mjaft e favorshme për turistët. Jo vetëm që ofron një përvojë unike në natyrë, por është edhe më ekonomik.
Sipas të dhënave nga Eurostat, Shqipëria është një ndër vendet me rritjen më të lartë në Europë sa i përket këtij lloj turizmi. Edhe faqet e huaja të specializuara në kamping e rendisin Shqipërinë ndër vendet më të lira për të kaluar një natë në natyrë.
Të dhënat nga revista Camping.Info tregojnë se Shqipëria ka koston më të ulët për kamping në rajon, me një çmim prej 14.18 euro për natë. Në krahasim, kostoja në Serbi është 20.69 euro, ndërsa në Bosnjë-Hercegovinë dhe Maqedoninë e Veriut varion përkatësisht në 18.60 euro dhe 17.90 euro. Kjo e bën Shqipërinë një destinacion shumë tërheqës për turistët që preferojnë udhëtimet me buxhet të ulët dhe aventurat në natyrë.
Gjithashtu, të dhënat e INSTAT tregojnë se në muajin prill është shënuar një rritje e ndjeshme e qëndrimeve në kamping, për shkak edhe të kushteve atmosferike më të favorshme. Gjatë periudhës janar-prill, janë regjistruar 228 netë-qëndrime nga turistë rezidentë dhe plot 3,859 nga turistë të huaj. Ky numër pritet të rritet ndjeshëm gjatë muajve të verës, me pikun që parashikohet në korrik dhe gusht, falë kostos së ulët dhe eksperiencës së veçantë që ofron kampingu.
Live TV
Të ardhurat buxhetore, ministri Petrit Malaj: Synojmë rritje me 1.2 miliard euro karahasuar me 2024
Objektivi i Ministrisë së Financave është që të ardhurat buxhetore të këtij viti të rriten me 1.2 miliard euro, krahasuar me vitin 2024. Këtë objektiv e ka......
Shqipëria Sociale, Koçiu: Fokusi kryesor i qeverisë nis me strehimin për çiftet dhe familjet e reja
Zv.kryeministrja Albana Koçiu ka prezantuar prioritetin e ri të qeverisë për sezonin politik, me fokus te përmirësimi i cilësisë së jetës së......
Nufi: Guna Tactical, investim strategjik që punëson njerëz dhe ndikon çdo ditë në komunitet
Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, ka ndarë pamje nga kantieri i kompanisë “Guna Tactical”, ku po vijon ndërtimi i një prej investimeve më të rëndësishme të......
70 kredi me 0% interes për mjekë dhe infermierë - Ja kur hapen aplikimet
Mjekët dhe infermierët e administratës publike do të kenë mundësi të përfitojnë nga 70 kredi me 0% interes për blerjen e një banese, në kuadër të programit......

