Analiza Postuar më 9 Shtator 2025, 10:47

Sa kushton një GB internet në Shqipëri? Paguajmë më shumë se fqinjët, por i përballueshëm globalisht

Nga Eldiona Serani

Sa kushton një GB internet në Shqipëri? Paguajmë më

Interneti është pjesë e pandarë e jetës së përditshme për shumë përdorues, duke u bërë i nevojshëm për funksione sociale dhe personale. Por si çdo gjë tjetër, përdorimi i tij ka kosto, sidomos në celularë, ku shfrytëzohet më shumë për nevoja personale. Por sa kushton 1 GB internet në vendet e botës dhe Shqipëri?

Sipas analizës së “Scan Intel”, e bazuar në të dhënat e Global Relocate, në Shqipëri 1 GB internet kushton 1.55 dollarë, duke e vendosur vendin tonë mesatarisht në botë për çmimin e internetit në telefonat celularë. Kur krahasohet me vendet e tjera të rajonit, Mali i Zi rezulton vendi me internet më të lirë, me vetëm 0.32 dollarë/GB, ndërsa Serbia dhe Maqedonia e Veriut kanë kosto mesatare përkatësisht 0.58 dhe 0.86 dollarë/GB. Përveç Shqipërisë, vendet me çmimet më të larta janë Bosnje-Hercegovina me 1.03 dollarë/GB dhe Kosova me 1.25 dollarë/GB.

Në nivel global, interneti më i lirë është në Izrael, me vetëm 0.02 dollarë/GB, falë investimeve të mëdha në teknologji dhe infrastrukturë të zhvilluar. Fixhi zë vendin e dytë me 0.09 dollarë/GB për shkak të zgjerimit të vazhdueshëm të rrjeteve me fibra optike, ndërsa Italia mbyll tre liderët më të lirë të internetit, gjithashtu me 0.09 dollarë/GB.

Nga ana tjetër, interneti më i shtrenjtë përdoret në Zimbabve, ku një GB kushton 43.75 dollarë, për shkak të paqëndrueshmërisë ekonomike, inflacionit dhe mungesës së infrastrukturës. Ishujt Falkland zënë vendin e dytë me 40.58 dollarë/GB, ndërsa Ishulli i Shën Helenës është në vendin e tretë me 40.13 dollarë/GB, për shkak të largësisë gjeografike dhe dendësisë së ulët të popullsisë.

Pra, ndërsa disa vende ofrojnë internet praktikisht falas, në disa vende të tjera kostoja e 1 GB mund të jetë e papërballueshme, duke bërë diferencën e madhe mes përdoruesve globalë.

Shqipëria 9 Shtator Edel Strazimiri

Çfarë ka ndodhur sot në tregun valutor?!

Dollari amerikan ka pasur një rritje të lehtë të kuotës këtë mëngjes por pa ndonjë ndryshim të ndjeshëm në raport me ditën e djeshme teksa është blerë sot me......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat