Sa kushton një banesë në metropolet europiane? Çmimet e pronave në Shqipëri ende “okazion” krahasuar me Europën

Tregu i pasurive të paluajtshme në Shqipëri vijon të mbetet ndër më konkurruesit në Europë sa i përket çmimeve, edhe pse vitet e fundit është përballur me një rritje të ndjeshme të kërkesës dhe të vlerave në zonat kryesore urbane. Sipas një përmbledhjeje të publikuar nga Investropa, çmimet mesatare për metër katror në qendër të qyteteve shqiptare mbeten dukshëm më të ulëta krahasuar me shumicën e kryeqyteteve europiane.
Në Tiranë, çmimi mesatar për një metër katror në qendër të qytetit llogaritet rreth 2,535 euro. Ndërkohë, në Durrës ky çmim është rreth 1,492 euro për metër katror. Diferencat mes qyteteve lidhen kryesisht me pozicionin gjeografik, zhvillimin ekonomik, intensitetin e turizmit dhe kërkesën për prona në zonat qendrore apo pranë vijës bregdetare.
Megjithatë, kur krahasohen me tregjet e zhvilluara europiane, çmimet në Shqipëri mbeten disa herë më të ulëta. Në qytete si Zurih apo Londër, çmimet mesatare në qendër tejkalojnë 16 mijë deri në mbi 20 mijë euro për metër katror. Edhe në Paris apo Luksemburg vlerat janë shumëfish më të larta se në Tiranë. Kjo diferencë e madhe reflekton jo vetëm fuqinë blerëse dhe nivelin e të ardhurave në këto vende, por edhe presionin e lartë të kërkesës në tregjet me ekonomi të konsoliduara.
Në rajon, tabloja është më e ndërmjetme. Qytete si Zagrebi, Beogradi apo Sofje paraqesin çmime që në disa raste afrohen me Tiranën ose e kalojnë lehtë atë, duke treguar se tregu shqiptar është më ndër më të lirët në Ballkan, por mbetet ende konkurrues sipas llojit të ndërtimit.
Rritja e çmimeve në Shqipëri gjatë viteve të fundit është ndikuar nga disa faktorë: zgjerimi i sektorit të ndërtimit, rritja e turizmit, investimet e diasporës, si dhe interesi i shtuar nga blerës të huaj, sidomos në zonat bregdetare. Në Tiranë, zhvillimi i projekteve të reja rezidenciale dhe komerciale në qendër dhe në zonat përreth ka shtuar ofertën, por kërkesa ka mbetur e fortë, duke mbështetur nivelet aktuale të çmimeve.
Si është mbyllur kjo javë për valutat kryesore?
Dollari amerikan e ka mbyllur këtë javë negativisht duke humbur sërish pikë këtë mëngjes në raport me ditën e djeshme teksa është blerë sot me 81.1 lekë dhe......
BEI angazhoi 882 milionë euro për Ballkanin Perëndimor - Në 2025-ën, financime për transportin, sigurinë energjetike, digjitalizimin
Në vitin 2025, grupi i Bankës Evropiane të Investimeve (BEI) vijoi mbështetjen financiare në Ballkanin Perëndimor, në bashkëpunim të ngushtë me Komisionin......
1,500 kuota shtesë për kredi të buta në Tiranë - Programi, në mbështetje të familjeve dhe çifteve të reja pa banesë
Këshilli Bashkiak i Tiranës ka miratuar 1,500 kuota shtesë për skemën e kredisë së butë, si mbështetje për familjet dhe çiftet e reja që dëshirojnë të blejnë......
Amerikanët po largohen nga vendi në numër rekord - Një mundësi për jetesë më të qetë dhe me më shumë të ardhura
Numri i njerëzve që u larguan nga SHBA-të vitin e kaluar e tejkaloi numrin e atyre që erdhën, dhe kjo pabarazi nuk është vetëm për shkak të masave të ashpra......
Gjermania po plaket më shpejt - Më pak lindje për shkak të problemeve ekonomike dhe pasigurisë globale
Çdo grua në Gjermani lind 1.35 fëmijë. Kjo është larg shifrës statistikore prej 2.1 të nevojshme për të ruajtur popullsinë, sipas llogaritjeve nga Zyra......
Evropa, lider global në duhanpirje - Raporti i OBSH: 4 milionë adoleshentë përdorin këto produkte
Rajoni evropian i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, që përfshin 53 vende në Evropë dhe Azinë Qendrore, parashikohet të mbetet konsumatori më i madh i......
“Familjet nuk po përfitojnë nga inflacioni i ulët” - Kreu i BQE, Lagarde: Ky është një fenomen global
Zvogëlimi i hendekut midis inflacionit të perceptuar dhe atij aktual mund të sjellë përfitime të konsiderueshme për ekonominë e eurozonës, tha Presidentja e......
Albana Koçiu, karriera nga drejtuese e administratës tek numri dy i qeverisë shqiptare
Albana Koçiu do të jetë zëvendës kryeministre e Shqipërisë, duke e lënë postin që mbante atë të ministres së brendshme. Albana Koçiu është lindur në Tiranë,......


