Sa kanë investuar fqinjët në Shqipëri? Kosova kryeson bindshëm, pas saj ndjek Maqedonia e Veriut
Investimet direkte nga vendet e rajonit në Shqipëri shënuan rritje të qëndrueshme gjatë gjysmës së parë të vitit 2025. Sipas të dhënave zyrtare të Bankës së Shqipërisë, stoku i përgjithshëm i investimeve të rajonit arriti në 690.6 milionë euro në fund të tremujorit të dytë, nga 636 milionë euro në tremujorin e parë, duke reflektuar një rritje prej gati 43 milionë eurosh brenda vetëm tre muajve.
Kosova mbetet investitori më i madh rajonal, me një stok prej 484.9 milionë eurosh në T II 2025, ose mbi 70% të totalit rajonal. Ky tregues dëshmon lidhjet gjithnjë e më të forta ekonomike mes dy vendeve.
Maqedonia e Veriut renditet e dyta me 119.5 milionë euro, ndërsa Serbia ka investime me stok prej 55.2 milionë eurosh. Bosnja dhe Hercegovina dhe Mali i Zi mbeten me shifra më modeste, respektivisht 23.5 dhe 7.5 milionë euro.
Në terma më të gjerë, peshë e investimeve nga rajoni ndaj stokut total të investimeve të huaja direkte në Shqipëri arrin në 4.3%, çka tregon se, ndonëse shifra është në rritje, ka ende hapësirë të madhe për thellimin e kapitalit rajonal në ekonominë shqiptare.
Ky trend i rritjes së stokut është sinjal pozitiv për besimin e rajonit tek ekonomia shqiptare, sidomos në një periudhë kur konkurrenca për të tërhequr kapital të huaj mbetet e lartë.

Forbes Global Properties edhe në Shqipëri, Rama: Vlera e pronës do jetë shumë herë më e lartë
Forbes Global Properties rrjeti prestigjioz ndërkombëtar i pasurive të patundshme, hap dyert në Shqipëri përmes përfaqësuesit ekskluziv Capital Point. Në......

Kalimi i sigurt në Qukës-Qafë Plloçë - ARRSH hap tenderin e mirëmbajtjes me fond limit rreth 32 mln lekë
Mirëmbajtja e rrugës Qukës – Qafë Plloçë parashikohet të kushtojë rreth 32 mln lekë. Autoriteti Rrugor Shqiptar ka hapur tenderin për mirëmbajtjen me......

Sa individë janë punësuar nga Zyrat e Punës? - 1,311 persona, përfituan pagesën e papunësisë në 8 muaj
Gjatë periudhës janar-gusht të këtij viti, shërbimi i punësimit ka regjistruar një total prej 17,396 punëkërkuesish në zyrat përkatëse në gjithë vendin. Ky......

“Shtrëngohen” procedurat për investimet publike - Lista unike/ Studim fisibiliteti i plotë për çdo projekt që kalon 50 mln lekë
Qeveria ka vendosur që të forcojë rregullat për projektet e investimeve publike në vend. Referuar udhëzimit të Ministrisë së Financave, të botuar në Fletoren......

Siguria kibernetike, ngjitemi në vendin e 15-të në botë - Balluku: Që nga viti 2023 Shqipëria u rrit me 39 pozicione
Shqipëria ka shënuar një arritje të jashtëzakonshme në fushën e sigurisë kibernetike, duke u renditur në vendin e 15-të në botë me 85 pikë, sipas National......

Kredia, e përballueshme për xhepin e shqiptarëve - BSH: Aftësia paguese e familjeve është përmirësuar. Huaja zë më pak se 30% të të ardhurave
Familjet shqiptare nuk ndeshin vështirësi në shlyerjen e kredisë së tyre. Sipas Raportit të Stabilitetit Financiar të Bankës së Shqipërisë, aftësia paguese e......

Euro, a e dominon sistemin financiar shqiptar? - AMF: Ulet me 1.8% prania e monedhës evropiane në tregun e sigurimeve
Megjithëse ekonomia shqiptare vijon të jetë tepër e euroizuar, duket se së fundmi, monedha evropiane po e humbet shkëlqimin në disa sektorë të sistemit......

“Tranzicioni energjetik, s’arrihet pa punonjës të kualifikuar” - Aftësitë, plan veprimi për arsimim dhe trajnim në energji të rinovueshme
“Tranzicioni i gjelbër nuk mund të ketë sukses pa punonjës të kualifikuar dhe sisteme arsimore moderne”. Deklarata vjen nga Iniciativa për Reformën e Arsimit......